Bregu sërish kundër strategjisë së Bashës: Në zgjedhje nuk hyhet me profilin e viktimës, humbësit dhe të intimiduarit

25 Janar 2017, 21:19Politika TEMA

Ish-ministrja e Integrimit shprehet se Partia Demokratike nuk po hyn me frymën e duhur në fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit të këtij viti.

Ajo është kundër frymës pesimiste me të cilën PD po shkon në këto zgjedhje, megjithëse strategjinë elektorale i takon kryetarit të partisë që ta përcaktojë.

Bregu për “abc news” ka deklaruar se u qëndron sërish të gjitha deklaratave që ka bërë më parë.

Përsa i përket pjesës së strategjisë elektorale përgjigjet kryetari i partisë. Në një fushatë nuk hyhet as me profilin e viktimës, të humbësit apo të intimiduarit. Fryma me të cilën një parti hyn në zgjedhje është një çështje që për mendimin tim duhet konsideruar seriozisht.

Në fushatë hyhet me frymë optimiste. Fushata është e vakët. Do të ishte shumë më mirë që ne të kishim filluar një fushatë të plotë diçka më herët. Vazhdoj t’ju qëndroj atyre që kam thënë.

Çështja nuk është që të tregosh me gisht kundërshtarin. Kthimi i vëmendjes te vetja, i problematikës te vetja, do të ishte gjëja më e mirë për të hyrë në fushatë”, ka deklaruar ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu.

2 komente në “Bregu sërish kundër strategjisë së Bashës: Në zgjedhje nuk hyhet me profilin e viktimës, humbësit dhe të intimiduarit”

  1. Qytetar says:

    Bëni ça të doni hyni si të doni,jini të humbur e të pashpresë,do dilni aq keq sa nuk e kini menduar ndonjëherë.Ashtu e meritoni me atë që i keni bërë këtij populli.

  2. anamaria says:

    Kodra mbas bregut …do te duket interesante.
    POR ne fakt vec kodra mbas bregut flet….ashtu sic ka folur gjithmon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje