Hamza Mergjani, njeriu qe futi Nuel Kalajn ne vorbullen e ndermjtesimeve ndermjet CEZ dhe Qeverise shqiptare te drejtuar nga Sali Berisha, ka folur n ë Komisionin parlamentare p ër afer ën e CEZ n ëp ërmjet Skype.
Ai konfirmoi n ë d ëshmin ë e tij, se vet ë ai, ashtu si edhe Nue Kalaj, ka marre nje shperblim per privatizimin, por Mergjani ka marre 0.3%, shume here me pak se Kalaj.
Mergjani konfirmoi gjithashtu qe bisedimet e Qeverise shqiptare me CEZ kane filluar ne menyre te fshehte ne 2006, shume perpara se te filloi formalisht procedura e privatizimit
Hamza Mergjani la te kuptohet se ai ishte prishur ne pazar me Nue Kalajn, ne vitin 2007.
Pjesë nga pyetje-pergjigjet
Hamza Merxhani: Kur nisëm punën në Kosovë Nueli mu duk djalë serioz, çdo gjë në rregull dhe i tregova për ta bërë përcjellës së delegacioneve.
Balla: Pra më shumë Nuel Kalaj garantonte sigurinë, por nuk bënte asistencë konsulence?
Hamza Merxhani: Në fillim kemi biseduar për këtë punë, për këtë kishte edhe kontratë.
Balla: Po më pas gjatë fillimit të vizitave çfarë punësh bënte Nuel Kalaj për ju dhe për CEZ?
Hamza Merxhani: Në 2007, pasi e mori kontratën, nuk kishim ndonjë kontratë që unë dhe ai të ishim ortakë. Unë kisha kontratën time të kisha punë në Kosovë, në Shqipëri nuk më interesonte. Nga fundi i 2007 për ditën e pavarësisë ai u largua nga unë, nuk donte shumë shoqëri dhe u ftohën marrëdhëniet tona.
Balla: A ka qenë Kalaj në takimin që ju keni bërë me Genc Rulin?
Hamza Merxhani: Unë mendoj se jo. Në atë kohë na kanë pritur me makina
Balla: Pra Nuel ju ka ardhur ju ka pritur në aeroport?
Hamza Merxhani: Në ka pritur në aeroport, ka organizuar edhe me shumë shokë të tjerë që të na shoqërojnë me makina që mos na ndodhte gjë.
Balla: Në vlerësimin tuaj zoti Kalaj ka njohuritë e nevojshme për të qenë ekspert në sektorin energjitik?
Hamza Merxhani: Nuk jam unë vetë ekspert dhe nuk mund të vlerësoj të tjerët. Ai njeri ka qenë biznesmen serioz kur e kam njohur unë.
Balla: A kishte Nuel Kalaj lidhje me autoritete të qeverisë së asaj kohe?
Hamza Merxhani: Në atë kohë me sa di unë nuk ka pasur. Ai ka qenë i sinqertë ndaj meje dhe asnjëherë nuk ka përmendur ndonjëherë ndonjë shok, ai ka kërkuar prej meje që të punojmë. Kjo ka qenë punë që i kam dhënë, që ti ruajë njerëzit. Pastaj unë nuk e di ca ka ndodhur. Ai ka qenë njeri për ti përcjellë çekët në vendet ku ata duhet të shkojnë.
Balla: A ka lidhur CEZ një kontratë lobimi me Nuel Kalaj, jo kontratën që kishte me ju, por me Nuel Kalaj?
Hamza Merxhani: Kur ka parë kontratat, edhe takimet i ka bërë 80% pa mua. Ka pasur përkthyesin e vet dhe nuk i jam dashur unë.
Balla: Pra ju ka shmangur ju?
Hamza Merxhani: Nuk ka pasur nevojë të më shmangte mua. Ai ka pasur kontratën e tij, unë timen. CEZ ka pasur një princim që mos përziheshin menaxherët.
Balla: Ne kemi administruar nga një bankë e nivelit të dytë në Shqipëri disa tranksasione me një shumë disa mln euro dhe kemi kuptuar se nga një llogari X e CEZ në Pragë janë tranferuar në një llogari personale të Nuel Kalajt disa mln euro…
Hamza Merxhani: Unë nuk jam CEZ, nuk di gjë për këtë punë. Në 2007 ai ishte ftohur prej meje dhe nuk bisedonte me mua.
Balla: Ju e keni marrë 0.3% nga CEZ meqë privatizimi doli me sukses?
Hamza Merxhani: Unë e kam marrë në Çeki.
Balla: A mund të na thoni sa ka qenë pjesa që Nuel Kalaj ka marrë?
Hamza Merxhani: Nuk mund ta dij se janë punë të CEZ dhe nëse pyet dike nuk tregojnë.
Balla: Ne na rezulton se Nuel Kalaj një pjesë të parave i ka tërhequr kesh dhe 4 ditë më pas është larguar nga Shqipëria në rrugë tokësore, keni dijeni se ku ndodhet ai, meqe e keni pasur mik?
Hamza Merxhani: Sikur ti kisha kthyer vitet pas do kisha dashur ta kisha mik prape, por prej ditën që jam larguar nga Shqipëria nuk di asgjë për të.
Balla: Po autoritete të tjera shqiptare përvec Rulit kë keni takuar?
Hamza Merxhani: Unë nuk kam pasur nevojë të takoj, sepse ka komunikuar tjetër kush me ta.
Balla: Kush është tjetër kush, kush është ky personi tjetër ?
Hamza Merxhani: Përveç Nuel Kalajt, nuk ka pasur tjetër kush që mund të flasë për këtë punë.
0.3% te taksapaguesve shqiptare te marra nga ky dhe jane jashte shtetit.. Ky eshte I virgjer tani sdi gje.. Menyren si I artikulon pergjigjet ky qeka pagu kot.. Por kot ne kete bote ste jep leke kush.. Vjedhje spektakolare…
Si nuk ia thate njehere emrin kesaj “bankes se nivelit te dyte”, mor aman!