Çështja "Balili"/ Ilir Meta i kërkon Nishanit mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare!

25 Janar 2017, 16:45Politika TEMA

Megjithese i shpallur prej muajsh në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, Klement Balili ende nuk është arrestuar nga autoritetet shqiptare, ndonëse ndaj tij është dhënë edhe masa e arrestit me burg në mungesë nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Për shkak të paaftësisë së Policisë shqiptare, për të arrestuar “Eskobarin e Ballkanit”, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i ka dërguar një letër zyrtare Presidentit të Republikës, Bujar Nishani ku i kërkon që për këtë çështje të mbledhë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare. “BalkanWeb” ka siguruar ekzkluzivisht letrën që Meta i ka dërguar Nishanit ku ndër të tjera i parashtron kërkesën “Në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Ju të thërrisni në një kohë sa më të shpejtë një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, me qëllim analizimin e të gjitha veprimeve apo mosveprimeve të institucioneve shqiptare të ngarkuara me ligj për ndjekjen e procedurave për çështje të tilla”, – shkruan Meta

Referuar letrës së siguruar ekzkluzivisht nga “BalkanWeb” kreu i Kuvendit shprehet gjithashtu se “Thirrja e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare për çështje, do të dëshmojë seriozitetin e institucioneve dhe organeve të shtetit shqiptar për adresimin e përgjegjësive konkrete si dhe angazhimin që ato kanë në trajtimin e rasteve të tilla, me impact në sigurinë kombëtare”, – shkruan Meta. Ky është rasti i parë kur një zyrtar i lartë i shtetit shqiptar, reagon zyrtarisht dhe shpreh zyrtarisht në mënyrë institucionale shqetësimin e tij për faktin e mosarrestimit të një personazhi kryesor të botës së krimit, sikundër është Klement Balili. “BalkanWeb” boton ekzkluzivisht letrën e plotë që Meta i ka dërguar Nishanit:

Teksti i letrës që kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i ka dërguar Presidentit të Republikës, Bujar Nishani

I nderuar z.President

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e deritanishëm në ushtrimin e kompetencave dhe funksioneve kushtetuese, në cilësinë e anëtarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, më lejoni që t’Ju parashtroj kërkesën si vijon: Ashtu siç edhe mund të jeni bërë me dije, nga media e shkruar dhe elektronike apo burime të tjera informacioni, Klement Balili, një person me probleme serioze me ligjin, pavarësisht akteve procedural apo akuzave, të përcjella apo të paraqitura nga organet kompetente shqiptare apo ndërkombëtare, ende nuk është ndaluar për t’iu nënshtruar drejtësisë.

Partnerët tanë të SHBA, por edhe të tjerë ndërkombëtare, kanë përcjellë shqetësime dhe rezerva për mosndalimin e tij si dhe moskryerjen e veprimeve të shpejta dhe efikase, nga organet kompetente shqiptare, sipas përcaktimeve të akteve ndërkombëtare dhe legjislacionit në fuqi. Për shkak të seriozitetit që paraqet çështja në fjalë dhe shqetësimit që ekziston për mosveprimin e institucioneve shqiptare, paraqes kërkesën: Në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Ju të thërrisni në një kohë sa më të shpejtë një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, me qëllim analizimin e të gjitha veprimeve apo mosveprimeve të institucioneve shqiptare të ngarkuara me ligj për ndjekjen e procedurave për çështje të tilla.

Thirrja e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare për çështje, do të dëshmojë seriozitetin e institucioneve dhe organeve të shtetit shqiptar për adresimin e përgjegjësive konkrete si dhe angazhimin që ato kanë në trajtimin e rasteve të tilla, me impact në sigurinë kombëtare. Me besim të plotë në marrjen në konsideratë të kësaj kërkese, Ju falenderoj për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.

Me respekt ILIR META.

36 komente në “Çështja “Balili”/ Ilir Meta i kërkon Nishanit mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare!”

  1. Mimi says:

    Na shkrive ca teatri ,po si keshtu ai eshte miku yt .

    1. Katharina die Große.Madona prej Sauku says:

      Eh mor Like Hajduti.
      E zgjove nga gjumi Presidentin dorzung.
      Po i kerkon qe te mbledh Keshillin e sigurimit per Balilin.
      Kerkon ta godasesh Ramen dhe Tahirin se ty po te ngushtohet laku njisoj si Zenit te Armines
      Me duket se ke shume frike nga ÇEZI,se dhe ti ,se ke vjedh milliona bashk me Berishat.
      Eh mor Like Ngjala i Monikes,do e prishes koalicionin tani para zgjedhjeve,me pretekstin e Droges.
      Ta thom un se ti more HAJDUT qi je bo si gorrill ke marre fund,shqiptaret ta njohin surratin tat te basterdum.

      1. non grata says:

        Ju jan prish interesat ndaj e shani Meten, po nuk mundeni tja kuptoni as zgjuarsin as strategjin. Balili do vej atje ku ka vendin.

      2. berti says:

        hajdut jan te gjthe,po socialistat me shum

    2. besi says:

      Epo miq i kishte po ata morren superxhiro. pastrimi do filloj nga miqt. he te paca..

  2. fakti says:

    Ky eshte gallat skrapari i pa pame !

    Po kur FBI analizoi dhe doli ne perfundimin se :regjistrimi i bere nga D Prifti ishte origjinal, si reagove ti o Koklope ?
    Ti sebashku me “baba”Takun thate se nuk pyesim per FBI pasi kemi laboratoret tane !
    kujton vertet se shqiptaret kane haruar ?!

    Po,keshilli i siguris duhet mbledhur dhe aty te te vihen hekurat ty te parit ,o Like floriri.

  3. tropojanic100 says:

    doli dhe meta u kthye nga usa…me nje gure do te vrase dy zogj..gjasme lsi nuk ka lidhje me balilin dhe kush e ka fajin kryesor qe nuk arreston balilin?? saje qorri ministria brendshme qe per lsi eshte me e kritikuara dhe mbi te gjitha folloj fushata lsi si gjithmone eshte “engjelli”

  4. malokeria = qeneria says:

    Hopaaa! Iku edhe Vetting-u. Nuk arrini te kuptoni qe ne perfundim te mbledhjes se Keshilit Kombetar do te kerkohet doreheqja e Sajmir Tahirit, Rama veshtire te pranoje, do te kaloje ne votbesim ne Parlament dhe aty ose bie Qeveria, ose Rama ul koken dhe nderron Tahirin me oferten e LSI, ose gjen votat te mbijetoje me PDIU dhe LSI del nga koalicioni. Ne cdo rast ai qe e ha drejtperdrejt eshte Vettingu qe rastesisht do na dale si i ideuar nga armiku i demokracise Soros. Soros na u be si Gylen me Erdogan. Gezojini o shqiptare hajdutet mbi koke se i meritoni. Rama nuk diti te perballoje te keqin, e la LSI te trashej perdite e me shume sa gjithe PD qe u konvertua ne LSI eshte ne pune, PS shikon si majmen hajdutet e koalicionit. Donald Lu do na dale armik, Reforma ne Drejtesi do konsiderohet armike. Sundimi i zullumit te Sali Kurves dhe Ilir Bllokut do te trashet akoma me tej. SHBA normalisht nuk i rruhet me per ne. Dhe nga nje ane me mire te mos i veje mendja Trump qe ekziston Shqiperia se me keta terroriste islamike qe po prodhon tani ky vend, rrezikojme te na fuse ne listen e vendeve qe nuk hyjne me ne SHBA. Do presim e do te shohim.

  5. Toni says:

    Meta & Balili dy shpirtera nje kufome. Period.

    1. nora says:

      Iku Meta ngeli Balili me shok…

  6. Lennard says:

    Vetingu duhet te filloje nga Like Floriri dhe Sale Gerdeci-21 janari.Po na luan teater Likja!!! Balili eshte ortak me te

  7. shvejk says:

    Ti LOKU , e paske pi me kova sonte.

  8. Edmond says:

    kjo eshte shpallje publike e kandidatures per president!

  9. loret says:

    Ja dhe çudia e par; Meta falnderon Nishanin si president per punen qe ka bere ; çudia e dyte Meta i heq per budallenj shqiptaret e ndershem, perveç fasoneve; çudia trete; Meta kujton se nuk e dime qe eshte ai qe e fsheh Klemend Balilin; çudia e kater eshte se Meta ben si hipokrit apo eshte me te vertete. Prandaj mos e merrni serizisht Ilir Meten se po te mos ishte ai Shqiperia do te ishte ndryshe edhe pse e varrosi Sali Berisha per 25 vjet. Makuterie e ILir Metes eshte e pa pershrueshme

  10. Treviso says:

    Kush eshte ai qe nuk e ka kuptuar kete loje. Duke perdorur Balilin kerkoet te arrihen piksynimet e kryetarit te korrupsionit. Kush ja dha pashaporten Balilit qe te largohet nga vendi, dhe pse? Si ka mundesi qe ai qe i dha pashaporten te mbledhi keshillin e sigurise?

    1. lori says:

      Pashaporten ja dha Tahiri jo Meta.

  11. Ligji, jo MALIQI says:

    KU HYN KERKESA JOTE O LIKE, JA LIGJI. APO DONI TE BENI PULATIKE EDHE ME SIGURINE KOMBETARE ?
    L I G J
    Nr.8467, date 31.3.1999
    PER KOMPETENCAT E PRESIDENTIT TE REPUBLIKES SI KOMANDANT I PERGJITHSHEM I FORCAVE TE ARMATOSURA DHE TE KESHILLIT TE SIGURIMIT KOMBETAR
    Neni 7
    Këshilli i Sigurimit Kombëtar është organ këshillimor i Presidentit te Republikës ne fushën e sigurimit kombëtar.
    Këshilli i Sigurimit Kombëtar thirret dhe drejtohet nga Presidenti i Republikës mbi bazën e një rendi dite te përcaktuar.
    Këshilli i Sigurimit Kombëtar ka për detyre te ndihmoje Presidentin e Republikës ne drejtimin, organizimin dhe mobilizimin e burimeve njerëzore dhe materiale për sigurimin kombëtar te vendit.
    Neni 8
    Këshilli i Sigurimit Kombëtar diskuton dhe jep mendime:
    1. për politiken e shtetit ne lidhje me projektudhezimet e përgjithshme te natyrës ushtarake, organizative dhe teknike te cilat kane te bëjnë me përgatitjen e vendit për mbrojtje;
    2. për strukturën organizative te Forcave te Armatosura e te formacioneve te mbrojtjes si dhe limitet e tyre;
    3. për krijimin dhe funksionimin e shtabeve te mbrojtjes ne te gjithë vendin;
    4. për drejtimet kryesore te planifikimit, ndërtimit te mbrojtjes operativo-strategjike te vendit, te stërvitjes e te gatishmërisë luftarake, te pajisjes materialo-tek nike dhe te fuqizimit e te modernizimit te Forcave te Armatosura;
    5. për drejtimet kryesore te zhvillimit te industrisë ushtarake dhe te përgatitjes se mbrojtjes civile te vendit;
    6. për kompetencat e komandave ushtarake për mobilizimin e efektivave te njësisë, si dhe për lëvizjen e vendosjen e tyre jashtë rajonit te dislokimit te përhershëm;
    7. për krijimin dhe shkrirjen e njësive dhe te reparteve te Ministrisë se Mbrojtjes për hallkën batalion e lart;
    8. për masat për ruajtjen dhe mbrojtjen e rendit publik ne rast gjendjeje te jashtëzakonshme ose lufte;
    9. për angazhimin dhe vënien ne dispozicion te frontit te luftës te te gjitha burimeve dhe te mjeteve materiale te domosdoshme;
    10. për dokumentin e politikes se sigurimit kombëtar, te mbrojtjes se vendit, për doktrinen ushtarake, për rregulloret e disiplinës e te jetës se brendshme dhe te gatishmërisë luftarake te Forcave te Armatosura.
    Këshilli i Sigurimit Kombëtar i rekomandon Këshillit te Ministrave ndryshime ne buxhetin ushtarak, ne varësi te nevojave për përballimin e gjendjes se luftës ose për krijimin e njësive te reja ushtarake.

  12. jani says:

    Sikur ishe ke inagurimi i hotelit ne sarande o like floriri apo herrove . Santaquaranta ishe si kryetar parlamenti .

    1. shqiptar says:

      …..e jo vetem aty !
      te M Robit ka gjithashtu jo nje hotel por nje kompleks te tere…. FAFA

    2. Genti Bruksel says:

      Ishte sepse mbeshteste biznesin dhe tutizmin jo ju drogaxhinjt e lodhur.

  13. mireli n says:

    Ilir Meta politikani me djallezor dhe me idiot qe ka Shqiperia. Si mund te mblidhet KSK se i do qejfi ILIR METES. Si kunder theksojne dhe komentuesit me larte qe zotnia kapo i LSI do te paraqitet si engjell para Shqipetareve. E papare. Le te mblidhet me pare LSI dhe te nxjerre pergjegjesite e saj per K. BALILIN se e kishte pjese te saj. Pastaj ILIR META te kerkoje pergjegjesine e institucioneve ligjzbatuese. Mjafte me lojen e dyfishte e te poshter te ILIR METES dhe LSI – e familjes se tije. Per nji kriminel shoke i ILIRIT na u dashka te mblidhet KSK. TURP e vetem TURP per ILIR METEN. Le te prishet kualicioni dhe populli te vendose njihere e mire . Gjithesesi kuptohet fare mire se ku e ka hallin ILIRI. Por kete here ka bere autogol ne porten e tij.

  14. PIlo Lala says:

    Po ky Lirua duhet ta dije se ku ndodhet balili, se ne inagurimin e hotelit ne Sarande, vetem ky qendronte perballe tij.

  15. ed kurvari says:

    Nuk njofin e Mo shume nuk dun Shtet kto rrospi anadolli ,
    por Sherihat,pranej edhe injorojn ligje e Kushtetute,
    e del ky hajn.ky funderine e bo estrade me billigste ne Presidenc !
    Ptuuu fare shkerdhatash te njerezimit,fare djallit

  16. Roland says:

    O ilir o gruaqir ,o ilir o monikqir ,o ilir o femij kancer qir

  17. Kellira says:

    Likja ben nje kerkese te parealizueshme per te treguar se po lufton fort.
    Nese e refuzon Nishani javen tjeter do t’i coje edhe nje letër NATOs. Eshte i vendosur tipi.

  18. sKRAPALIU says:

    O Ilir Meta…!!Ore je ne Binare ti apo jo???
    Pse o Lufte ka shpallur ky Balili..qe kerkon Mbledhje te keshillit te Sig.Kombetare ti??Ore ti nuk Mbushke Fare??Je bere per ne Al-Pazar…ik o Pirdhu themi ne Fshataret…”Kokepalare”..qenke “Budalla” Burre….sa per Burre nuk e di ne je ..Mbase “Ledhaton Klarineten”???

  19. Altini Gjermani says:

    Zoti Meta me kete hap tregon qe nuk ka nevoj te mbeshtetet nga asnje trafikat, me kete hap distancohet nga bota e krimit dhe shkon ne zgjedhje me mbeshtetje e qytetareve te thjesht.

  20. BUJARI JU DEGJON says:

    Mbasi e ka fshehur Balilin ne vend te sigurte,tani Ilir Kokelopa,si ne lojen “HAPA-Dollapa,kush eshte mbrapa”, ka hapur syte dhe po e kerkon bashke me Presidentin… ?
    HARRAM,KUSH VOTOI DHE KUSH VOTON PER LSI-ne dhe per ILIR METEN!!!

  21. albi says:

    Me pak fjale, Balili, paska mberritur atje ku ishte nisur, kushedi se ne çfare cepi te botes, duke shijuar parate e tij. Keshtu qe, ilir Meta, pasi e mori vesh lajmin dhe u sigurua per te, del dhe ben teatrin e radhes. Po e hengre dhe kesaj radhe o popull, qenke kaq koqe, sa meriton edhe me keq se kaq.

  22. Emiljano says:

    Pa shiko, pa shiko hajduti do me kap hajdutin.deri dije e mshifte ke shpia vet sot do ta kapi,se kshu jane kto lloj kafshe grabitqare kur i vjen laku ke fyti spysin as per baben e vet leri me te tjeret.ju jeni nji fare e keqe qe duhet shuar ndryshe sbehet ai vend.jeni aq te pacipe sa kapeni me presh ne dore dhe prape se pranoni fajin, dhe ke ftyre me fol per hajni.ti mor zotri duhesh gjujt me veze dhe me mut sa here qe e nxjerr surratin ne publik.

  23. tuneli krrabes says:

    Ky like rrumpalla qenka gallate fare. Ulerin hajduti kapeni hajdutin. Balili ka rrezik me qene ne zyrat e LSI.se ky lladro thote kapeni hajdutin. Me qe jajduti nuk po kapet duhet te shkarkohet Sajmir Tahiri dhe te zevendesohet me nje hajdut nga LSI.

  24. Delvinjoti says:

    Sheiku Like Floriri me bllok në dorë, ky HAJDUT ME ÇIZME, kujton se Populli nuk i kupton manovrat e tij për t’i shpëtuar burgut që e pret sëbashku me Sali Kriminelin. Po ky Balili, i Bandës LSI ka qenë dhe gjysmat e pareve të drogës Likes ia çonte.

  25. piter pan says:

    ky vepron keshtu sepse 1 eshte i poshter e nuk eshte idjot 2 eshte hajdut e nuk eshte politikane 3 legen ne politike e pis ne ndergjegje 4 palaco ne fetyre kriminer ne shpirt 5 te jep gishtin e te merr shpirtin 6 eshte burre me te pa burrat e tradhetare me burrat tane kete pune qe ban e ben se ja ka borxh te po burrit sali per veren e bllokut vazdo o palaco vazhco

  26. likefloriri says:

    Nxire like nxire,ku e ke fshehur BALILIN tend apo e ke regjistruar balil italian.
    keta rospit hajduta te leshelis,kan vjedh aq shume me saliserbin sa nuk kane guxim te flasin dhe te aprovojne vetingun.
    afera cez nuk eshte vetem e sypeshkaqen berishes por edhe e ketyre hajduteve qe kane dore vjedhje ne cdo qeveri dhe na hiqen si te virgjer.

  27. Hakmarrja popullore says:

    O Sajmir Tahiri,te hengsha dreket (themi ne nga laberia),tani do besh te pamunduren per ta kap Klementin e Metes dhe te shkojne ne te semes te dy.Qeni me emrin Ilir Meta e ka vendin ne burg,boll na hiqet si i ndershem Kurva Plake,e njohin gjithe shqiptaret.Do beje sh. mire te dal i vetem ne zgjedhje ,e do shihni si do katandiset Lesh e Lija nga 17 deputete qe ka sot ne 7 dhe e ka shume hajduti Superhajduti therret kapeni hajdutin!!!!!!!!!!

  28. Qytetari emigrant......... says:

    Me te vertete duke lexuar LETREN e te madhit ILIR META ,me te vertete mu mbushen syte me LOT nga kjo leter shume e sinqerte ,e shkruar me zemer ne DORE. Edhe YJET e Hollywood-it do ta kishin ZILI per ato xhaketat e bukura shume ngjyreshe ,dhe kollaret mijra dollareshe. Por nje GJE Shqiptaret duhet ta dine mire…….. Vetem Ilir Meta nuk ka Makine,keshtu me sinqeritet i shkreti Ilir e tha ne Amerike…………….. he doni me per BELULIN………….. packa se Ai perdor nja 50 makina te QEVERISE …………. HE TA LUMSHA MOJ QEVERI SA E PASUR PASKE QENE………….. o shushunje……….. O kriminel………. O i nderuar HAJDUT,……………. Jemi ne emigracion me shume se 25 vjet dhe as 10.000 dollare nuk kemi te depozituara. Kurse Ti tani do te qeshesh me Mua per kete sinqeritet duke thene qe o i mjeri njeri nuk i punoka fare truri …….. Une Iliri brenda pak veteve ne pushtet bera sa nuk di sa kam tani………………………O BASTARD …………lexo SHEKSPIRIN……… dhe fundin do ta dishe edhe per vehten tende…………………………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje