FOTOT/ E pëson pas një sherri banal, biznesmeni arrestohet për përdhunimin e 26 viteve më parë

25 Janar 2017, 16:30Lifestyle TEMA
FOTOT/ E pëson pas një sherri banal, biznesmeni arrestohet për

Një biznesmen është dënuar për përdhunim pas 26 vitesh në Britani, pasi policia arriti që të merrte ADN-në e tij.

Nëse Mark Carenlley nuk do të ishte përleshur me disa adoleshentë problematikë jashtë banesës së tij 500 mijë paundëshe, asnjë hetues nuk do të arrinte që të zbulonte krimin e kryer në vitin 1990.

Konflikti bëri që të përputheshin provat me ngjarjen e ndodhur në shtatin e 26 viteve më parë.

Milioneri nga Britania kishte ndalur viktimën, e kishte nmbërthyer atë nga duart dhe më pas e kishte çuar në një rrugë të pashkelur, ku dhe më pas e përdhunoi.

Policia nisi hetimet, por asnjëherë nuk arriti që të kapte autorin e ngjarjes. Vetë Mark-u krijoi familje dhe nisi një biznes si botues, që i dha mundësinë të fitonte të ardhura të mëdha.

Ai ishte ankuar në polici sepse disa adoleshentë i bënin zhurmë përpara banesës, por ndaj tij pati një denoncim për dhunë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje