Torino nuk është duke kaluar një formë të mirë në muajt e fundit, ku në shtatë ndeshje ka arritur që të grumbullojë vetem 5-pikë.
E përditshmja italiane “La Stampa” ka bërë një analizë për rezultatet negative të skuadrës së drejtuar nga serbi Mihajlovic, ku e vë gishtin tek merkato e gabuar që kanë bërë torinezët.
Në listën e lojtarëve që kanë dështuar tek ekipi i Torinos është dhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti.
Ajeti u afrua tek Torino gjatë merkatos së verës së kaluar, por gjatë periudhës së tij me këtë skuadër ai është aktivizuar vetëm një ndeshje.
Dhe kjo ka bërë që mbrojtësi kuqezi të konsiderohet si ngë nga dështimet e Torinos.