Zyrtare: Coutinho rinovon kontratën me Liverpulin

25 Janar 2017, 11:35Sport TEMA

Philippe Coutinho ka zgjatur kontratën me skuadrën e Liverpulit.

Konfirmimi për zgjatjen e kontratës me lojtarin brazilian është dhënë nga klubi i Liverpulit përmes një komunikate për mediat.

Philippe Coutinho ka nënshkuar një kontratë që do ta mbajë të lidhur me “The Reds” deri në vitin 2022.

“Është një nder i madh për mua që kam firmosur rinovimin për të qëndruar këtu. Jam pritur me krahë hapur nga të gjithë dhe i jam mirënjohës Liverpolit”, tha Coutinho pas firmosjes së kontratës së re.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje