Rrezikojnë dënimin me burg 7 ushtarët grekë me origjinë shqiptare, që janë fotografuar brenda një reparti ushtarak në Mesologji të Greqisë, teksa krijojnë me pëllëmbët e tyre simbolin e shqiponjës dykrenare.
Sipas zyrës së shtypit të Ministrisë, Panos Kamenos ka kërkuar që ushtarët të dënohen si askush më parë, për të shmangur përsëritjen e gjesteve të tilla në mënyrë të organizuar, raporton “Panorama”.
“Ekziston një plan më i gjerë i ringjalljes së nacionalizmit shqiptar”, që sipas ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kamneos, u shpreh së fundmi edhe me deklaratat e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për çamët.
Ai e ka cilësuar foton e rekrutëve të rinj si akte antigreke dhe nacionaliste dhe ka theksuar se, “kush nuk ndihet grek, le të kthehet në atdheun e tij”.
Ndërkaq, rekrutëve u janë konfiskuar edhe celularët dhe me një urdhër urgjent të kësaj ministrie, do të dërgohen në regjimentin e Janinës, ku dhe do të mbahen nën mbikëqyrje gjatë ditëve të ardhshme.
Ata rrezikojnë të dënohen deri në 5 vjet burg, nën akuza të propagandës antikombëtare dhe aktivitetit antikombëtar. Ende nuk dihen nëse ata ndodhen të arrestuar, apo nën monitorimin e eprorëve të tyre në ambientet e repartit.
Terbohen qelbsirat greqe, rrace e ndyre qe nuk meritojen te jetojen ne shekullin 21
Perderisa keta te rinj e duan kaq shume Shqiperine dhe shqiponjen, perse kane kerkuar te behen neshtetas greke?
Shko mër qelbanik. Këtu në Angli mbaj flamurin po deshe dhe vish bluza me shqiponje sa te duash. Madje, po e pane qe mund te shesin fillojne edhe prodhimin e bluzave ne mase.
Duket se ne Greqi, qenka gjalle Enver Hoxha. Hajde dhimokraci hajde. Demek, djepi I demokracise.
Ata shkerdhatat e Himares qe ngriten flamurin grek nuk i burgosi njeri, apo Jo?
“”Trimat”” Greke akoma dhe nje gjest me duar i tmerron dhe u kall daten.
Eshte absurde,per te qare dhe qeshur,kur shtetaret e larte Greke deklarohen qe kjo Shqiponje duarsh eshte kunder Grekeve dhe perfaqeson UCK-ne qe sipas te semureve Greke ishte nje ushtri separatiste.
Cfare tjeter do te shikojme dhe degjojme nga nje shtet dhe shoqeri se ciles i ka humbur busulla.