Pasi zbuloi se e dashura e tradhëtonte, një i ri gjeti personin me të cilin ajo kishte lidhje dhe e bëri që t’i kërkonte të falur i ulur në gjunjë.
Videoja ku kërkohet falje është bërë mjaft e njohur në rrjet dhe përdoruesit e rrjeteve sociale komentojnë të habitur për mënyrën e qetë sesi djali i tradhëtuar e menaxhoi situatën dhe detyroi rivalin në dashuri që t’i ulet në gjunjë.
Në fillim ai pyet të dashurën për tradhtinë, e kur ajo i’a pohon, atëherë i propozon djalit një mënyrë pa dëme për ta mbyllur çështjen: “Ulu në gjunjë e ta lëmë me kaq”.