Hashim Thaçi: Muri në Mitrovicë do të shembet përpara 31 janarit

26 Janar 2017, 08:52Rajoni TEMA

Tensionet mes Serbisë dhe Kosovës mund të marrin një rrjedhë tjetër.

Presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar pas kthimit nga Brukseli se muri i ndërtuar ilegalisht pak metra larg urës së Ibrit në Mitrovicë do të shembet.

Por pala serbe pritet që të mos e kalojë me qetësi nëse një gjë e tillë do të ndodhë dhe mund të sjellë përshkallëzim të tensioneve mes dy vendeve.

Hashim Thaçi deklaroi se duhet të respektohet Rezoluta e Kuvendit që detyron autoritetet që murin ta rrëzojnë deri më 31 janar.

Marrëdhëniet mes dy vende në muajin e fundit kanë qenë të vështirë pas trenit ilegal të Serbisë dhe arrestimit të Haradinajt në Francë pas urdhrit të Beogradit.

1 komente në “Hashim Thaçi: Muri në Mitrovicë do të shembet përpara 31 janarit”

  1. berti says:

    Me radikalet islamike ca do te beje Thaci ? Ata jane rreziku real i Kosoves. Ata paguhen nga Serbia me shume se nga Turqia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje