Një festë e kthyer në tragjedi, kështu ka ndodhur sot në Perth të Australisë.
Mijëra njerëz ishin mbledhur të festonin ditën e fishekzjarreve, por një avion i vogël që po bënte disa xhiro rrotull lumit të Perthit është rrëzuar duke u marrë jetën dy personave.
Besohet se shkaku i rrëzimit ka qenë një avari e avionit, megjithëse duhet pritur ekspertiza zyrtare.