Brukseli zyrtar u përgjigjet akuzave ndaj Vlahutin për vilën luksoze: Ja e vërteta

26 Janar 2017, 19:48Politika TEMA

Nga Brukseli, Maja Koçijançiç, zedhenesja e perfaqesueses se larte te BE Frederica Mongherini ka reaguar ne lidhje me akuzat ndaj ambasadores se BE në Tiranë Romana Vlahutin për vilën luksoze.

Ajo thotë se blerja e viles është bërë konform rregullave te BE.

Koçijançiç thote se ka qene nje vleresim i ekspertit te pavarur dhe keshillimin e oficerit te Sherbimit dhe te Veprimit te Jashtem Evropian, qe eshte arritur ne kete konkluzion per sigurine, afersine me delegacionin evropian.

Zedhenesja e BE, ne menyre te thjeshte shpjegon se vendimi eshte miratuar nga autoriteti buxhetor i BE qe para dy viteve, te autoritet qe jep buxhet ne menyre korrekte, transparente dhe sipas te gjitha rregullave.

Vendimi për të zgjedhur rezidencën e Kreut të Delegacionit të BE-së në Shqipëri erdhi si konkluzion i një analize tërësore, që përfshiu një vëzhgim të tregut, një vlerësim nga një ekspert i pavarur dhe këshillimin e Oficerit Rajonal të Sigurisë së EEAS (Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Evropian) në lidhje me aspektet e sigurisë.

Ky ishte opsioni më i mirë lidhur me raportin e përgjithshëm cilësi/çmim dhe përmbushjen e nevojave të ndërtesës si rezidencë e Kreut të Delegacionit të BE-së, si siguria, lehtësirat dhe afërsia me Delegacionin e BE-së.

Vendimi u miratua nga Autoriteti Buxhetor i BE-së në Janar 2015. Është e një rëndësie shumë të madhe për institucionet e BE-së që buxheti të jepet në mënyrë korrekte, transparente dhe me raportin më të mirë cilësi-çmim”, thuhet në reagimin e zedheneses se Mopngherinit nga Brukseli./TemA.-m.a.

13 komente në “Brukseli zyrtar u përgjigjet akuzave ndaj Vlahutin për vilën luksoze: Ja e vërteta”

  1. BEja says:

    Keta burrokratet e BE qe lodhen shume se punuari jane ca te koruptuar koke kembe dhe vijne ne keto vendet qe dalin lidera te medhenj boteror si ky i yni qe i tregojne botes mrekullite e tyre ne art pikture dhe ekonomi mbushin xhepat blejne vila dhe ikin. Ke te maresh dhe ke te lesh Sekuin, ate para tij me skandalin e zyrave kete Vlahutin vijne ketu bejne moral bejne raporte sa sa zhvillohet ky vend dhe cfare mrekullirash ka bere. E bukura eshte se para ca vitesh mbanim me taksat tona hajdutet tane politikane tani duhet te mbajme nga taksat tona dhe keta te BE-se se e dun te madh zarfin sidomos kjo kacurelsja eshte grykese e madhe nuk le gje pa kaperdire.

  2. VkEu says:

    I fort paska qen edhe Sandri nga lezha edhe Zamua, tajkuni pe Korçe!

    Turp per ambasadorin e be qe do perfaqesoje unionin ne Tirane diten dhe naten do e kaloje ne Tajkunland me fevzon, Sandrin, Zenin, Tajkunin e nje tufe HonxhoBonxhosh te tjere…

    Turp!

  3. Gregor Lato says:

    Ca media, u bene me keq se Berisha diteve te enjte ne kuvend. Turp.

  4. Qytetar says:

    Hani m….. nashti o plehra që sju mbyllet goja.

    1. jini realiste jo partizane says:

      Per ju qe na i shenjteroni keta europianet sikur jane engjej ne qiell

      https://euobserver.com/political/23804

      Lexoni si kane abuzuar me godinat e BE me tenderat etj ne Shqiperi dhe Indi

    2. Miti per qytetarin me "edukate" says:

      Hengsh e levsh turinjte themi ne andej nga jugu

  5. shoku " Shpati " says:

    Do shiten nje nga nje te gjitha vilat e bera me para te fituara me rruge joligjore . Ai vend do banohet nga te huaj dhe qytetare qe do ti blejne vilat me para te justifikuara .

  6. Bushi says:

    Epo nuk e kuptoje,çfare pune i prish vendit ton vila luksoze qe ka blere amabsadorja e BE-s zonja Vlahutin? Keta qe ngren keto probleme,nuk kane pune tjeter,por merren me llafe pazari.Zonja Vlahutin eshte per t’u lavderuar per punen e madhe dhe kontributin e saj ne reformat e rendesishme per vendin tone.

  7. DETARI Atlantidhes @ says:

    Personelit te BEse nuk diskutohet qe te kene rezidenca te shtrenjta dhe teper te sigurta ne nji vend xhihadist,sic eshte vendi yne.
    Ata le te bejne punen ashtu sic e kane bere deri tani,por ne per 26 vjete kemi paguar leshte e sumes dhe nuk jemi ankuar .
    MEdiat e Putinit me te tilla menyrash i bejne punet e tyre………,vetem shpifje,panik, dizinformim dhe fryrje problemesh……

  8. VANDALET E PD-se says:

    Nivel mizerabel i komentuesve ketu ! Edhe mbas reagimit dhe sqarimit te
    menjehershem zyrtar te Brukselit , derdellitesit e tipit Berishe-Bashe
    jane po aq , ne mos me te hidhura !

  9. kh. says:

    z vllahutin eshte nder te paktat qe mbeshtet te drejten e shqiptareve,dhe per kete duhet respek ndaj saje.Te pa ngopurit e anti shqiptarise pasi hengren tru gomari te importuar nga miqte e viçidolit, duan te trubullojne drejtuesit e BE qe punjne per nje te ardhme shume me te mire per shqiperine.Z e nderuar ka te drejten e kunder akuzes ne ndrejtim te keqinformuseve dhe akuzueseve .

  10. Tak Legeni says:

    ama gazeten e Floririt degjoni juve mo! pordhe me rigon. le te flasin per hajdutet e lsi ata. po hajduti nuk e nxjer hajdutin.

  11. biometri says:

    A mire o mire
    Po 345 metra vile me cmim 1.7 milion euro sikur nuk shkon fare
    Cfare eksperti i pavarur e paske bere kete vleresim?
    Nese Vlahutin nuk di sa eshte cmimi i vilave aty ku blen dhe ia paska futur ndonje shqipo, si mund te dije kjo cfare do behet me reformen ne drejtesi dhe mijera intrigat qe te fusin gjyqot e shqypnise?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje