Torino bën prapakthehu: Ajeti nuk shitet!

27 Janar 2017, 13:26Sport TEMA

Arlind Ajeti do të qëndrojë te Torino deri në fund të sezonit. Vetëm në 24 orët e fundit, situata rreth mbrojtësit të Kombëtares shqiptare ndryshoi katërcipërisht.

Pasi 23-vjeçari deklaroi se preferonte të mbetej në skuadrën e Mihajlovic për të luftuar për hapësirat e tij, vjen edhe vendimi i klubit për të mos e shitur te Palermo, që dukej edhe destinacioni më i mundshëm.

Edhe pse shitja e Ajetit dukej fakt i kryer, “granadat” bën prapaktheu. Edhe pse ende nuk ka debutuar në Serinë A me Torinon, kuqeziu vazhdon të cilësohet një alternativë e rëndësishme për ekipin.

Gjithçka pas shitjes së Bovo-s, dëmtimit të Carlao-s dhe kohës së pakët në dispozicion që klubi ka për të gjetur një zëvendësues në lartësinë e duhur.

Torino i është përgjigjur me “Jo” të prerë të gjitha kërkesave për mbrojtësin shqiptar, kuotat e të cilit pritet të rriten për gjysmën e dytë të sezonit.

Në këtë mënyrë, merr fund çdo spekulim rreth së ardhmes së Arlind Ajetit, që prej afro dy muajsh cilësohej si lojtari i parë në listën e largimeve në merkaton e Janarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje