Pranimi i Partizanit në “Selman Stermasi”, tifozat e Tiranës bllokojnë ekipin të stërvitet

26 Janar 2017, 15:03Sport TEMA
Pranimi i Partizanit në “Selman Stermasi”, tifozat e

Tifozat e Tiranës kanë bllokuar seancën stërvitore të skuadrës së tyre.

Pas paralajmërimit që bënë ditën e djeshme ultarsit bardheblu janë mbledhur mesdiën e sotme duke pushtuar fushën stërvitore të “Skënder Halilit” ku stërvitet skuadra e Tiranës.

Arsyeja e protestës së tifozave është pranimi i skuadrës së Partizanit që ti zhvillojë ndeshjet në stadiumin e vetëm të kryeqytetit që është “Selman Stermasi”.

Gjatë protestave tifozat janë konfrontuar dhe fizikisht me lojtarët bardheblu, ndërsa trajneri Mirel Josa ka vendosur anullimin e stërvitjes.

1 komente në “Pranimi i Partizanit në “Selman Stermasi”, tifozat e Tiranës bllokojnë ekipin të stërvitet”

  1. enter"" says:

    U bejme thirrje tifozave te Tirones te kthehen neper shtepira dhe te hajne gjize me gjepe te njoma

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje