Bogdani: Tare po tregon që është në lartësinë e një skuadre të madhe

25 Janar 2017, 20:10Sport TEMA

Erjon Bogdani duartroket Igli Taren. Ish-sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, tashmë në drejtimin e Kombëtares U-19, mendon se bashkëkombësi i tij me të cilin dikur rivalizonte për një vend në formacionin kuqezi, po tregon cilësi të veçanta në rol drejtuesi te Lacio.

“Marrëdhënia ime me të ndër vite ka mbetur e njëjtë. Në kombëtare ishte një person që bënte shaka dhe krijonte grup rreth tij, ndërsa zbriste gjithmonë në fushë i gatshëm për të dhënë maksimumin dhe për të fituar ndeshjen. Edhe sot, si drejtues sportiv, po tregon gjithçka nga ato që janë cilësitë e tij dhe se është në lartësinë e duhur për një skuadër të madhe”, u shpreh Bogdani për “Laziopress”.

I pyetur nëse sheh ndonjë të ri premtues të cilin mund t’ia këshillojë Tares, Bogdani e sheh të vështirë që një futbollist i perspektivës shqiptar të arrijë të aktivizohet menjëherë në këtë klub prestigjioz i cili ndjek objektiva të rëndësishëm.

“Ndonjë të ri edhe ka, por nëse Lacio dëshiron të bëjë hapin cilësor, sigurisht që ka nevojë për lojtarë të gatshëm të cilët të mund të bëjnë menjëherë diferencën. Mjafton të mendosh për Strakoshën, i cili sapo mbërriti, ishte një lojtar i papërpunuar. Igli bëri mirë që e dërgoi te Salernitana dhe tani po shihen rezultatet, shkruan “Panorama Sport”.

Për një të ri, të vijë në Serinë A dhe të bëjë diferencën menjëherë është me të vërtetë shumë e vështirë, sidomos në një qytet të rëndësishëm si Roma. Duhet shumë eksperiencë për të zbritur në fushë në Olimpiko. Ka të rinj interesantë, por në këtë moment me siguri që nuk janë funksionalë ndaj objektivave që ka kjo skuadër”, deklaroi Bogdani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje