Teuta firmos me boshnjakun Markovic

25 Janar 2017, 18:19Sport TEMA

Teuta zyrtarizoi blerjen e një mbrojtësi. Klubi durrsak ka njoftuar se ka firmosur me futbollistin Bojan Markovic. 31 vjecari boshnjak vjen nga kampionati i këtij vendi ku së fundmi është aktivizuar në radhët e ekipit të NK Celik Zenica. Kontrata e tij me këtë klub përfundonte në muajin janar dhe ai ishte një futbollist i lirë, gjë që e lehtësoi më shumë marrëveshjen me të pa përfshirë palë të treta.

Sezonin e kaluar me skuadrën e tij të Zenicas, Markovic arriti të jap një kontribut të vyer në renditjen e ekipit në vendin e 6-të të kategorisë më të lartë të futbollit boshnjak duke luajtur 24 ndeshje dhe duke shënuar madje dhe një gol. Ai është një mbrojtjës me përvojë dhe pritet t’i shërbejë jo pak trajnerit Magani përsa i përket përforcimeve në merkaton e dimrit, me qëllimin qëndrimin në Kategorinë Superiore. Markovic është një lojtar shtatlartë 1.97 metra dhe do të jetë një prej mbrojtësve më të gjatë të Superiores./SS/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje