Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, është duke monitoruar për të afruar në skuadrën e tij dy lojtarë të skuadrës së Lazios.
Bëhet fjalë për qëndërmbrojtësin hollandez Stefan de Vrij dhe sulmuesin Keita Balde.
Sipas të përditshmes italiane “Corriere dello Sport” tekniku portugez e sheh qëndërmbrojtësin De Vrij si lojtarin ideal për mbrojtjen e tij.
Ndërsa sa i përket sulmuesit Keita, ai shihet se pasardhësi i bomberit anglez Uejn Runi i cili ka pasur disa oferta nga kampionati kinez.