Hoxha: Nëse mposhtim Luftëtarin, ndeshjet e tjera do i kemi më të lehta

25 Janar 2017, 16:21Sport TEMA

Kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha, në një intervistë të dhënë për “Supersport”, ka folur në lidhje me ndeshjen e radhës, atë ndaj Luftëtarit në transfertë.

“Është ekip që e kemi vlerësuar gjithmonë dhe që luan futboll shumë të bukur. E kemi parë që çdo skuadër e cila ka luajtur në Gjirokastër ka pasur probleme. Ne e kemi përforcuar ekipin për të realizuar objektivin tonë drejt titullit. Ne do të shkojmë në çdo ndeshje për ta fituar.

Besoj se kjo do të jetë një ndeshje e luftuar, një ndeshje e fort, por kemi krijuar një ekip që mund të përballojë çdo lloj kundërshtari. Shpresoj shumë që të marrim një rezultat pozitiv, sepse fillimi i kampionatit është shumë i rëndësishëm. Nëse do të marrim rezultat do ta kemi edhe më të lehtë në ndeshjet në vazhdim”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje