Juventusi është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.
“Zonja e Vjetër” mposhti në “Juventus Stadium”, skuadrën e Milanit duke me rezultatin 2-1.
Një hakmareje për bardhezinjtë ndaj Milanit pasi këta të fundit i mposhtën në finalen e Superkupës së Italisë.
Autorët e golave për skuadrën e drejtuar nga Masimilano Alegri, ishin sulmuesi Paulo Dybala në minutën e 10-të dhe mesfushori Miralem Pjaniç në minutën e 21-të.
Kuqezinjtë shënuan në pjesën e dytë me kolumbianin Carlos Bacca në minutën e 53-të, por pa arritur dot që ndihmojë ekipin e tij.
Tashmë në gjysmëfinale Juventusi do të përballet me ekipin e Napolit që u kualifikua mbrëmjen e djeshme ku eleminoi skuadrën e Fiorentinës.