Trajneri i kombëtares shqiptare U-21, Alban Bushi, ka komentuar hedhjen e shortit duke e cilësuar grupin relativisht të vështirë.
Bushi tha se skuadra do të jap maksimumin që të bëjë një paraqitje mjaft dinjitoze.
“Eshtë një grup relativisht i vështirë, sepse janë skuadra të një niveli të lartë dhe sigurisht këtu është edhe vështirësia e mosnjohjes reale të nivelit të çdo kundërshtari, të paktën për momentin. Quhet grup i vështirë, por do të thoja, mbase i lehtë pas përfundimit. Shpresoj shumë të na qëllojë si me Serbinë e Portugalinë kur kishim Eleminatoret e Europianit të Francës. Të mërzitur në short, por të kënaqur në fund, dhe kështu mendoj dhe besoj edhe unë. Do përgatitemi për shumë beteja, dhe kam bindjen që do të bëjmë një grup ndeshjesh realisht shumë dinjiotoze. Pse jo, do guxojmë të kërkojmë maksimalen, edhe në këtë grup të vështirë” tha Bushi.