Dënimi i ushtarëve që bënë “shqiponjën”, Mesila Doda: Për "ushtarët e shqipes" dhe ata që luajnë derën

30 Janar 2017, 09:07Politika TEMA

Kryetarja e grupit parlamentar të PDIU Mesila Doda ka reaguar në lidhje me dënimin e ushtarëve shqiptarë që bënë Shqiponjën në Greqi. Ajo kritikon shtetin që nuk po reagon, ndërkohë që e quan kapitulli i radhës i marrëzisë greke një veprim të tillë.

Po citojmë statusin e plotë të deputetes së PDIU në rrjetin social:

Ky është kapitulli i radhës i marrëzisë së shtetit fqinj, ndërsa për gjithë frikacakët dhe “tolerantët” e shovinizmit grek, është mësimi i radhës. Rekrutët shqiptarë dënohen, kurse shteti fqinj anëtar i BE-së, i NATO-s, OSBE-së, KE-së e kështu me radhë del krejt pa lagur sikur ka kryer aktin më normal në botë.

Sot, misionet e të drejtave të njeriut do duhej të kishin ngritur zërin, shteti ynë do duhej të kish thirrur ambasadorin dhe atasheun ushtarak të shtetit fqinj, ndërsa ne nuk dimë as emrat e Ushtarëve të Shqipes.

Çfarë i afruam atyre djemve? Ndihme? Jo! Dinjitet? Jo! Përkundrazi, i thamë gjithë djemve dhe vajzave shqiptare që mos të guxojnë të deklarohen bijtë e shqipes, jo në publik, jo përballë njerëzve e kamerave…, ndryshe jeni në mëshirë të Panos Kammenos e gjithë soj e sorollopit të tyre.

Unë nuk besoj se është koha e reagimeve virtuale nga shteti im. Shteti ime është anëtar i institucioneve ndërkombëtare, është anëtar i NATO-s, OSBE-së, KE-së, pret të hapë negociatat me BE-në, ndaj heshtja në këtë rast është fyese, është e palogjikshme, është e pafalshme.

Nesër ministrat duhet të lënë volejbollin e basketbollin me njëri-tjetrin dhe në mënyrë urgjente të nisin një aksion të koordinuar për të ndihmuar djemtë e dënuar.

Emrat, shkaku, shkelja e të drejtave të njeriut duhet të jenë para syve të gjithë botës. Qeveritarët kanë patur boll kohë të luajnë derën e të gjuajnë topa zhytsi. Djemtë e Shqipes duan ndihmë dhe kurrkush tjetër, përveç shtetit shqiptar nuk ja afron dot. Lëvizni e ndihmoni ata që e meritojnë dhe kanë nevojë për ndihmë dhe të trimëroni të tjerët. Lëvizni se e keni detyrë kushtetuese dhe njerëzore. Boll me heshtje, boll me frikë!

8 komente në “Dënimi i ushtarëve që bënë “shqiponjën”, Mesila Doda: Për “ushtarët e shqipes” dhe ata që luajnë derën”

  1. Devolliu says:

    Mesila Palma , e Kel Demit, te parit çam katolik ne rruzull, ben thirrje qe te bejme te pamundur ti ndihmojme çunat greke.
    Po merr Qifen oj Mesile, Qifen e Peqinit dhe beju hatane grekerve.

  2. Kola says:

    Po ku je moj Mesila, se vetem ti me ate camin Idrizi i beni greket qe tu dridhen koqet neper shale.

  3. Nako says:

    eshe njehere ne histori qe luftuan shqitaret bashke me italianet (se me pare ishin reshtuar si omane) ne 1940, shkaku ishte “te clironim camerine”.. 8 batalione mr shqiptare brenda divizioneve italiane, nuk rezistuan dot, por u kapen rob ose dezertuan nga ushtria… tani mati forcat Mesil,,, o bej ushtrine tende me topa aeroplane dhe fregata ose mbylle kamaren…. ata te vijne deri ne shkumbin dhe do ta shikosh se populli do therase jo me cameria po ELADA..

    https://www.youtube.com/watch?v=CV8sI6BRF_o

  4. Zemira says:

    nuk ka shkelje te te drejtave te njeriut sepse ca shqiptare qe vrasin presin, nxisin gjona kot hyjne te kafshet
    kam kaq vjet qe nuk po ha dot buke ne kete vend ku edhe mesuesi i fillores merr qumsht e veze
    nga yllkat e pionieret

  5. Zemira says:

    nuk ka shkelje te te drejtave te njeriut sepse ca shqiptare qe vrasin presin, nxisin gjona kot hyjne te kafshet
    kam kaq vjet qe nuk po ha dot buke ne kete vend ku edhe mesuesi i fillores merr qumsht e veze
    nga yllkat e pionieret …

  6. Zemira says:

    nuk ka shkelje te te drejtave te njeriut sepse ca shqiptare qe vrasin presin, nxisin gjona kot hyjne te kafshet
    kam kaq vjet qe nuk po ha dot buke ne kete vend ku edhe mesuesi i fillores merr qumsht e veze
    nga yllkat e pionieret …
    sa te kete korrupsion ky vend kurr nuk ka me e mbrojt
    nuk u dal dot ne mbrojtje horrave, te korruptuarve, maskarenjve qe nuk zbatojne ligjin

  7. Kritiku says:

    Mesila Doda…hmm….çfare ti themi kesaj malokes, qe kujton se u qyteterua, duke bere pjese ne Kuvend?! Ata ushtare, qe nuk eshte e qarte, nese jane shqiptare apo greke qe duan te provokojne, le te rrine mire atje ku jane ne burg dhe te mesojne mire qe te besh pjese ne ushtri je i detyruar qe te zbatosh, pa asnje justifikim, urdherat e eproreve. Nuk duhet, qe ne shqiptaret te japim urdher, se si duhet te jene rregullat ne ushtrine greke, ashtu siç nuk duhet qe te pranojme, qe dikush tjeter te na jape urdhera, per funksionimin e ushtrise tone.
    Duket si nje sport nga shqiptaret, qe te bejne shqiponjen me duart, por kur vjen puna qe te veprojne si shqiptare, jane te paret qe ia mbathin nga syte kembet. Te jesh patriot, nuk mjafton treguesi me dore, por duhet veper. Sa shqiptare jane dorezuar duke nderruar merat dhe mbiemrat, vetem qe te qendronin ne Greqi? Fshehja e identitet, eshte nje akt burracaku dhe jo trimi. Perse duhet tani te irritohemi, se greku i denon disa shqiptare, per veprime te pakutipmte, kur deri dje kemi mbyllur syte, gojen edhe veshet perpara poshterimit qe greku u ka bere sistematikisht shiptareve? Tani kujtohen, injotantet si puna e Mesiles, qe te ngrejne zerin? Ku ishin dje? Mesila na ben tani patrioten, sepse eshte e martuar pikerisht me nje çam, qe eshte simbol i nenshtrimit ndaj poshterimit grek. Çamet u asimiluan komplet dhe nuk ishin ne gjendje qe te benin balle poshterimit grek. Shqiptari eshte i vetmi ne bote qe shet identitetin e tij per pak leke. Nuk kemi pare ndonje tjeter qe te mohoje me kaq lehtesi identitetin e tij, se sa shqiptari? Shikoni grekun, qe e ka fshire fare nga historia pushtimin mbi 4 shekullor nga osmanet dhe as qe e permend, qe ne Greqi ka patur dhe ka akoma me shume xhami se sa ne Shqiperi, por prape nuk pozicionohet si shtet islamik, ndersa shqiptaret, pa patur lidhje fare me kete fe, te sjelle nga pushtuesi, identitifikohe edhe ne bote si mysliman? Pikerisht per kete mohim te identitetit mysliman nga ana e shtetit grek, e ben kete qe te jete shume i perkrahur nga bota perendimore, ndersa per shqiptarin as qe behet fjale per mbeshtetje, por trajtohet si njeri i dores se trete.
    Shqiptare, lerini simbolet me duar, por veproni qe te tregoni ne te vertete qe jeni shqiptare dhe jo turq apo arab.

  8. GK says:

    Zonjen Mesila Doda e vleresoj per intelektualizmin dhe kurajon e saj qytetare. Asnje” PRIFT” i blere ,ah me fal asnje nga POLITIANET e tjere SHqiptare as qe dine ta kapin ceshtjen e ta gjykojne me nivel , por vetem presin diten e marrjes se rroges ……… Sa per politiken Greke ,ah ate lere se skane cfare te sajojne ,sajojne ndonje gje qe ti thone Evropes ,…. ja kemi edhe kete problem…….. kur s:ke pune luan deren………….. edhe femijeve kur i thua ta bejne keshtu Ata bejne te kunderten ….. si per gallate……… tani edhe Greket kane qejf te luajne me kalamajte………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje