Bushati: Të hapur për çdo forcë politike për të vijuar koalicionin...Tavon e duam, por jo më shumë se SHBA e BE

1 Shkurt 2017, 18:16Politika TEMA

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati nga Shkodra sot u shpreh i bindur se koalicioni mes dy forcave politike do të vijojë deri me 18 qershor, edhe pse mazhoranca eshte ne kulmin e debateve.

Por pergjigje e tij per gazetaret se “jemi të gatshëm dhe të hapur për çdo forcë politike për të vijuar koalicionin”, duket me shume si nje paralajmerim per LSI­-ne.

“Nuk ka diskutim që kjo është një kontratë jo thjesht disa partive politike por mbi të gjitha një kontratë që shqiptarët e kanë votuar me 23 qershor. Jemi të gatshëm dhe të hapur për çdo forcë politike për të vijuar koalicionin, për ta shtuar koalicionin në kontribute dhe vlera.

Një mandat i qartë për PS edhe në zgjedhjet që presim me 18 qershor është një garanci që reformat do zbatohen. Për kritikat që ka bërë deputeti i LSI­së Vangjel Tavo për policinë, Bushati tha: “Jemi të përqendruar totalisht tek puna sepse me 18 qershor ne si qeveri, PS do tu japë llogari qytetarëve shqiptarë sa i përket përmbushjes së reformave dhe sa i përket përmbushjes së zotimeve të marra.

E dua Vangjelin, por më shumë dua SHBA dhe BE. Dhe kur vjen puna për vlerësimin e reformave dhe sfidave që duhet të përballojmë të gjithë sëbashku, përfshirë dhe Vangjelin, besoj se ekspertiza amerikane dhe ekspertiza e shërbimeve të Komisionit Euriopian të vendeve anëtare është një pikë shumë e mirë reformimi të mëtejshme për gjithë institucionet shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje