Administratori i OSHEE, z.Adrian Çela ishte sot në Shkodër, për të parë nga afër shërbimin ndaj klientit në ambientet e reja të KNK.
Duke folur për mediat, kreu i OSHEE renditi disa nga treguesit kryesorë të punës në Shkodër dhe në rajonin përrreth.
“Aktualisht që flasim janë investuar dhe ndodhen në proces objekte me vlerë rreth 17 milionë dollarë, ku me i rëndësishëm është vendosja në funksion i N/st të Bushatit, si dhe do ndërtojmë një Nst të ri në zonën e Tamarës.
Sa i takon arketimeve, kemi një rritje me 4 miliardë lekë në raport me vitet 2013-2014, kurse humbjet kanë zbritur në 43 nga 64% në 2013-n.
Në lidhje me cilësinë e faturimit, ankesa për keqfaturim nuk zë më shumë se 0.5% në janar 2017 dhe 0.3% për gjithë vitin 2016.
Nuk flas dot me shifra, por zoti administrator, ka shume familje te penalizuara nga OSHEE per mbifaturim! Jam dhe une nje i tille, qe kam mbi dy vjet qe kam bere ankimimin e pare, te cilen e mbyllen per arsye te tejkalimit te afateve ligjore! (Me kerkuan falje ). Bera ankimimin e dyte, por ende s’kam gjetur zgjidhje! Zerin mund t’ia degjosh pak me vone!