Një konfuzion i madh mediatik dhe “faktet alternative” te Trumpit

1 Shkurt 2017, 18:09Blog TEMA
Një konfuzion i madh mediatik dhe “faktet alternative” te

Eric Chol

Polemika mbi shifrat e investiturës së Donald Trump-it do të ishte qesharake, në qoftë se ajo nuk do të kishte sjellë një sulm të ri të tij ndaj gazetarëve, të cilët presidenti i ri amerikan i quajti « njerëzit më të pandershëm të planetit. » Këtë e merrnim me mend, sepse besimi midis administratës së re dhe përfaqësuesve të pushtetit të katërt është zero. Më keq akoma, Donald Trump-i i fryn vazhdimisht prushit të informacioneve të pavërteta, të cilave zëdhënësi i tij u ka vënë një emër tjetër : « fakte alternative. »

Dezinformacioni është një metodë e vjetër sa bota, dhe fluksi numerik nuk ka bërë tjetër veçse e ka përshpejtuar përhapjen e lajmeve të rreme, të « këtyre shpërthimeve të çuditshme të imagjinatës kolektive », siç i ka quajtur ato Marc Bloch, autor i një eseje më 1921 mbi këtë subjekt. Historiani francez shihte në këtë fenomen « shprehjen e pavetëdijshme të paragjykimeve tona, të urrejtjeve tona, të frikës dhe të emocioneve tona të forta. » Një arsye më shumë për t’u rezistuar ? Në këtë kohë të post-truth (pas të vërtetës) dhe të tjera fake news (lajme të rreme ) është urgjente për mediat të rigjejnë besueshmërinë e tyre, tashmë shumë të cënuar. Një anketë botërore e kohëve të fundit (Edelman Trust Barometer 2017) zbulon se besimi te mediat është në nivelin më të ulët. « Ka pasur të vëteta, ka pasur gënjeshtra dhe, nëse kapeshim fort pas të vërtetës, edhe kundër gjithë botës, nuk ishim të çmendur », shkruan George Orwell në romanin e tij 1984. Një parullë kjo për aktualitetin, për t’iu përgjigjur gënjeshtarëve zyrtarë dhe për të dalë nga kunfuzioni i madh mediatik.

Courrier international, 26 janar- 1 shkurt 2017

Përgatiti : Gjovalin Kola

1 komente në “Një konfuzion i madh mediatik dhe “faktet alternative” te Trumpit”

  1. demo says:

    Qenka si Edi jone…me shtyoin alternativ te Fuges:”E verteta”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje