A do e shkarkojë Bujar Nishani kryeprokurorin Llalla?!

2 Shkurt 2017, 16:29Politika TEMA

Sot në mesditë ka ndodhur një përplasje e fortë midis ambasadorit të SHBA në Tiranë, Donald Lu, dhe Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Lu akuzoi ashpër Prokurorinë, duke theksuar se: “Prokurori dhunoi Kushtetutën. KED duhet t’i nënshtrohet menjëherë vettingut. Prokurori i Përgjithshëm dërgoi vetëm 3 emra. Ai foli kundër reformës në drejtësi për 18 muaj”.

I menjëhershëm ishte reagimi i Prokurorisë, ku nëpërmjet një deklarate po aq të ashpër, Llalla u përgjigj duke akuzuar ambasadorin si shantazhues. Ai theksoi se ambasadori ushtronte presion për vizat, por edhe duke ndikuar në çështje të caktuara nën hetim nga Prokuroria.

Akuza të forta dhe të ndërsjellta, të cilat prej shumë kohësh nuk ndodhnin publikisht ndërmjet ambasadorit dhe institucioneve në Shqipëri. Lu u quajt sorosian, shantazhues, njeri që ushtronte presion, nga Llalla. Ky i fundit u akuzua si i korruptuar, i lidhur me krimin, nga ambasadori. Një debat i fortë publik, që duket se nuk do të mbyllet me vetëm këto dy qëndrime. Akuzat janë të ashpra dhe shumë të rënda. Në një vend demokratik, evropian, vështirë se një ambasador i huaj do të akuzonte prokurorin, ashtu si Lu bëri në Tiranë. Por, në një vend demokratik, në rast se prokurorit i refuzohej viza nga ambasada e SHBA, dorëheqja do të ishte minimale. Këtu nuk flasim vetëm për vizën e Adriatik Llallës, për vizën e Rovena Gashit, për vizën e Besim Hajdarmataj, apo për vizën Dritan Pekës.

Akuzat e ambasadorit nuk janë fjalë të një njeriu të thjeshtë, por janë akuza që vijnë nga njeriu i Departamentit të Shtetit të SHBA në Tiranë. Dhe askush nuk mund të mos besojë ato që ai thotë.

Ambasadori kurrsesi nuk mund të sulmojë publikisht pa verifikuar më parë çështje dhe problematika të ndryshme dhe verifikimi i tyre nuk ka asnjë dyshim që bëhet nga struktura të besuara të SHBA-ve. Kjo na çon të besojmë se ato janë të vërteta të padiskutueshme dhe që vijnë pasi Llalla e ka “mbushur kupën” dhe ndoshta është momenti që ai dhe trupa e tij të largohen. Jo sepse thjesht iu refuzuan vizat nga ambasada, por sepse ai është nën akuzë, jo nga politika, jo nga një qytetar i thjeshtë, por nga zëri zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit në Tiranë.

Sipas nenit 149 të Kushtetutës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës është ai që emëron dhe shkarkon prokurorin. Dhe ndoshta ky është momenti që Nishani të tregohet Presidenti i gjithë shqiptarëve, të tregojë se institucioni që drejton i dëgjon dhe i beson akuzat e vendeve partnere, strategjike dhe aleate siç është veçanërisht SHBA.

Fjala e ambasadorit amerikan askush nuk mund të thotë se është e paverifikuar. Dhe ndoshta do të ishte detyrë e presidentit të merrte nga ambasadori i SHBA të gjitha të vërtetat e tij për prokurorin e përgjithshëm dhe ta shkarkonte atë nga detyra. Ky do të ishte minimumi për të treguar se institucioni ekziston, se institucioni i Presidencës ekziston, jo për të mbajtur Llallën në detyrë, por për të çuar përpara përgjegjësisë çdo individ, i cili është bërë “pisë” në rrugën e tij në drejtimin e institucionit. Dhe në rast se presidenti nuk i di, skandalet e Llallës nuk janë të pakta, kjo jo vetëm për lëvizjet në Prokurori, por edhe për përdorimin e tij politikisht nga Ilir Meta, apo dhe skandale të tjera morale, të cilat donte t’i merrte me vete në SHBA. (Citynews)

21 komente në “A do e shkarkojë Bujar Nishani kryeprokurorin Llalla?!”

  1. Labi Vlore says:

    Shvejku Bujar Ulok Nishanlliu merr urdhra nga Sali Shpella dhe nuk e shkarkon Llallen. Kete e kupton i madhe dhe i vogel ne Shqiperi.

    1. Saliu says:

      Nese nuk shkarkohet uji me kos kesaj radhe atehere edvin rama duhet te shkarkoje sakattin ne parlament

  2. shqip says:

    Me dal, Po megjithe mend e keni qe nishani do largoje llallen ? Po kur thoni qe eshte momenti qe togeri te tregoj se eshte president i gjithe shqiptareve, edhe kete seriozisht e keni ? Po ç’beni more gazetare, ata Kane aleancen e krimit. Si mund ta shese toger shazivari (nishani), llallen. Po mjafton te kuptosh qe emerimet e mesiperme Jane pjelle e berishes, per te kuptuar gjithçka. Kete se ka ne dore lu-ja. Kete vetem rama mund ta beje. Po edhe ai mbahet lilo skrapari. Prandaj te presim se mos ndodh ndonje mrekulli. Pa te jete per ne, keta mund ye flene te qete mbi milionat e çvatura.

  3. fieraku4u says:

    KLUBI I MBETURINAVE FEKALE: ADRIATIK LLALLA, BUJAR NISHANI, SALI BERISHA, LULZIM BASHA, TOPALLI XHOZEFINA, ILIR META, YLLI MANJANI E SHUME TE TJERE….NE BURG DO SHKOSH O LLALLE MUTIT.

  4. Tironci says:

    Gjytyrymi me mire shkarkon vetveten sesa dhallen.

  5. Mehmeti says:

    Njeri ushtar tjetri kapterr i Saliut.

  6. Devolliu says:

    Mender prokuror dhallëgjizën e ka vendosur aty Sali KRIMINELI dhe Like FLORIRI me bllok në dorë. E si mund ta heqë atë sakatnishani?

  7. Andi says:

    E di si i thone kesaj pune te shaj muti nishani kaken llalla pse vjen ere..gjithesesi Ali Asllani shkruan
    Koha dridhet e perdridhet do tvije dita qe do zgjidhet.

  8. Tema says:

    Po te kishte studiuar si duhet ne fakultet kryeprokurori Llalla s’do ishim ketu.

  9. Llalla says:

    Rovena Gashi eshte emeruar ne Prokurorine e Pergjithshme ne kundershtim flagrant me Ligjin per Prokurorine sepse nuk ka patur 12 vjet sic percaktohej ne ligj. Pra, emerimi i saj eshte absolutisht i pavlefshem. Per rrjedhoje edhe emerimi si anetare e Keshillit te Emerimeve ne Drejtesi eshte absolutisht i pavlefshem.Anetaret e Keshillit te Prokurorise kane votuar kunder emerimit te Rovena Gashit ne ate kohe per shkak se nuk i kishte 12 vjet pune.Procesverbalet gjenden ne Prokurorine e Pergjithshme.Po ashtu edhe Fatjona Memcaj nuk i ka patur 7 vjet pune kur eshte emeruar ne Prokurorine e Apelit. Pra edhe emerimi i saj eshte absolutisht i pavlefshem. Dhe po ashtu si rrjedhoje absolutisht i pavlefshem eshte edhe emerimi i saj si anetare e Keshillit te emrimeve ne Drejtesi.

  10. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Llalla nuk eshte njeri kaq “energjik” per te dhene pergjigje te menjehershme,temperamentin e tij e njohim te gjithe,ne keto vite.
    Njeriu qe fshihet pas tij,nuk e ka per here te pare,qe ndeshet me politiken amerikane,ka te njejtin stil,i maskuar me masken e Bashes.
    Te gjithe, nje zeri therasin, ky eshte Berisha !
    Ai ka kapur te gjitha pushtetet ne Shqiperi,duke I komanduar nga kulla e Tiranes.
    Çmontimi I pushteteve e ka egersuar dhe trembur,eshte gati ti vere flaken Shqiperise,sapo ti jepet mundesia.
    Reforma duhet te kryet me shpejtesi edhe me te madhe,duke larguar berishjanet,per ndertimin e demokracise se vertet.

  11. Ballisti says:

    Epo çfare po thoni o njerez! Ku ka bythe Nishanlliu te shkarkoi Llallen.E pret e zeza, se e ha te gjall Sali Berisha ate,dhe Nishanit te mos i duket me asnje nishan.Atij i shkojne pordhet nga shtate dhe teta gati.

  12. Llalla says:

    Rovena Gashi eshte emeruar ne Prokurorine e Pergjithshme ne kundershtim flagrant me Ligjin per Prokurorine sepse nuk ka patur 12 vjet sic percaktohej ne ligj. Pra, emerimi i saj eshte absolutisht i pavlefshem. Per rrjedhoje edhe emerimi si anetare e Keshillit te Emerimeve ne Drejtesi eshte absolutisht i pavlefshem.Anetaret e Keshillit te Prokurorise kane votuar kunder emerimit te Rovena Gashit ne ate kohe per shkak se nuk i kishte 12 vjet pune.Procesverbalet gjenden ne Prokurorine e Pergjithshme.

  13. artan says:

    A mos t’i shkoje njeriu ndermend kjo pyetje.

  14. Nue Marashi says:

    Nuk ka pse Nishani duhet me shkarkue Llallen, per nje leter qe e ka shkrue Sali Berisha. Sal Berisha, i cili e perdor Llallen si dicka me mshi prapanicen, letren qe do me dergue ne Amerike me u ankue per gylenistin Lu, m’falni, sorosistin Lu, per ta ba t’besueshme e fort te randesishme, e ka vue n’goj t;Llalles. Medemek asht tu u ankue prokurori i pergjithshm dhe ankesa duhet me u shqyrtue seriozisht.

  15. NjeQytetarOptimist says:

    Raxh Kapuri s’di nga te lebetitet per vete.. E tha mire Artan Hoxha qe po u del ne enderr Donald Lu dhe s’dine kur do ju perfundoje endrra..

  16. Treviso says:

    Bujar Nishani jo qe nuk do ta shkarkoje Adriatik LLallen por do ta pershendese per kritikat qe i ben ambasadorit Amerikan.

  17. Gus says:

    Nuk ka qenë ,nuk është, nuk do të jetë Presidenti iShqipetareve Bujar Nishani, është vetëm leva e familjes Berisha. Prandaj as I ka investuar dhe nuk ishte intereson reformat në fushën e drejtësisë. Ai është dhe do të jetë mbështetja çorbën të gjithë qelbesirave

  18. DRINI says:

    Bujar Nishani dhe Adriatik Dhalla jane dy kokat kryesore te “Drejtesise”Bujari k/k.L.D dheDhalla K/Prekuror,por De-Jure jane zbatues koseguente te urdhrave qe marrin nga diktatori Sali Berisha ,I cili per te shpetuar koken e tij dhe familjen I perdor keta langaraqe “koke Turku”,por ardhi koha qe keta dy figura te tregojne fytyren e tyre se me ke do jene por me “DIKTATORIN”e “demokracise”se ndryshe ju iken koka,kete e pohoi die ne gjygj sypeshkaqeni Shkelzen -Berisha I cili I jep urdhera te prera dhalles e Nishanka I zbaton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje