Ambasadori Donald Lu takim kokë më kokë me Saimir Tahirin në Ministrinë e Brendshme​

2 Shkurt 2017, 13:37Politika TEMA

Pas akuzave ne drejtim të kryeprokurorit Llalla, ambasadori amerikan Donald Lu është pritur nga ministri Sajmir Tahiri në ambientet e Ministrisë së Brendshme. Dy zyrtarët po zhvillojnë një takim ‘kokë më kokë’.

Më herët ambasadori Donald Lu ishte edhe në kryeministri.

Ditën e sotme, Donald Lu sulmoi hapur prokurorin Adriatik Llalla se ka qenë kundër reformës në drejtësi.

Me një mesazh të qartë, Lu pohoi se gjatë procedurës së hedhjes së shortit për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, (KED) Llalla solli vetëm 3 propozime, duke dhunuar sipas tij Kushtetutën, në një kohë kur duhet të sillte një listë me disa emra, të cilët më pas do të përzgjidheshin.

I ashpër ishte dhe reagimi i Prokurorit të Përgjithshëm, në lidhje me këto akuzat, duke i ka cilësuar aspak diplomatike sulmet e Donald Lu, si dhe të përsëritura. Sipas Llallës, ambasadori ka bërë shantazhe dhe presione ndaj këtij institucioni.

1 komente në “Ambasadori Donald Lu takim kokë më kokë me Saimir Tahirin në Ministrinë e Brendshme​”

  1. Koqe me koqe, ( ps)
    Bothe me booth ,( pd)
    ferkuar (ps-pd) pederastise,
    qit prej ktyne arxhinjve,
    rrasur Shqypnise ^_^

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje