Nesër në orën 12:00, pritet që të mblidhet Këshilli i Sigurimit Kombëtar, ku do të diskutohet kërkesa e Kreut të Parlamentit, e z.Meta, ku do të diskutohet kërkesa e Ilir Metës për moszbatimin e ligjit nga ana e institucioneve për arrestimin e Klement Balilit.
Por mbrëmë në studion e gazetares Ilva Tare, Kryeministri deklaroi se nuk do të jetë i pranishëm. Mesohet se Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi i kishte dërguar një letër homologut të tij në Presidencë, Ols Lafe ku e njoftonte për mungesën e Ramës.
Në të njëjtën kohë Agaçi kërkonte miratimin paraprak nga ana e kreut të shtetit që Rama të zëvendësohej në këtë mbledhje nga zv.kryeministri Niko Peleshi.
Por sot në mëngjes, presidenti Nishani e ka refuzuar zëvendësimin e Ramës me Peleshin.
Gazeta “Panorama” ka publikuar letrën e nishanit, i cili thotë se nuk është paraqitur asnjë arsye objektive për zëvendësimin e Ramës.
“Në vlerësimin e presidentit, prania e kryeministrit, këshillimi me Të, dhënia e mendimeve si dhe fakti që kjo mbledhje kërkohet nga kryetari i Kuvendit, zoti Ilir Meta, çmohen të nevojshme”, thuhet në letër.