Çmendet prokurori i Përgjithshëm. Sulmon ambasadorin amerikan duke e quajtur "sorosian"

2 Shkurt 2017, 11:48Politika TEMA
Çmendet prokurori i Përgjithshëm. Sulmon ambasadorin amerikan

Kryeprokurori Adriatik Llalla i është përgjigjur ashpër ambasadorit Donald Lu, pas akuzave të këtij të fundit për pengesat që po bën Llalla për reformën në drejtësi.

Llalla ka nxjerrë Fjorida Ballauri, derjtoresha e kabinetit e prokurorit të Përgjithshëm, për të deklaruar se Lu nuk mund të jetë zot në këtë vend.

Ajo tha se ambasadori Donald Lu e ka shantazhuar disa herë kryeprokurorin Llalla, për të pranuar reformën në drejtësi.

Me një gjuhë të paprecedentë, Llalla e ka cilësuar ambasadorin amerikan, si “sorosian”

Deklarata e Prokurorisë:

Prokuroria e Përgjithshme është gjendur ditën e sotme në një sulm të hapur dhe të paprecedent nga ambasadori aktual në Tiranë, z. Donald Lu, lidhur me qëndrimet e institucionet përsa sa i përket Reformës në Drejtësi dhe kandidaturave për anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Dëshirojmë të njoftojmë median dhe, nëpërmjet Jush, edhe opinionin publik shqiptar se, këto sulme tërësisht jo-diplomatike nuk janë aspak të reja për institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Sa i përket Reformës në Drejtësi, Prokuroria e Përgjithshme dhe prokurorët kanë mbështetur që në fillimet e saj nevojën për reformim. Në qëndrimet zyrtare dhe publike, Prokuroria ka identifikuar problematika në draftet kushtetuese dhe ligjore, për të cilat ka shprehur qëndrimet e saj parimore dhe në frymën e së drejtës.

Duhet theksuar se këto qëndrime kanë gjetur mbështetjen e plotë në Opinionin e Komisionit të Venecias, i cili, siç dihet tashmë, ka rrëzuar një pjesë të konsiderueshme të drafteve të propozuar nga ekspertët e huaj, të mbështetur publikisht nga Ambasadori Lu.

Sa i përket procedurës së kandidimit të anëtarëve për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, ftojmë zotin Lu dhe ekspertët e tij të rilexojnë ligjin përkatës mbi kriteret e anëtarëve të këtij institucioni. Është shumë e rëndësishme që ambasadori Lu të lexoj variantin zyrtar, si në shqip, ashtu edhe në anglisht.

Prokuroria e Përgjithshme i bën të qartë zotit Lu se, nëse është mësuar të jetë zot në ambjentet e politikës shqiptare, këtë nuk mund ta realizojë me institucionin e Prokurorisë.

Për fat të keq, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ka shumë paqartësi brenda, të cilat kanë shkaktuar kaos institucional të papranueshëm.

Zoti Lu mendon se ka në dorën e tij fatin e Prokurorisë kur shantazhon institucionin për mbyllje hetimesh apo me heqje vizash.

Duhet ta ketë të qartë ai dhe kushdo tjetër që, për të përmbushur detyrimet kushtetuese dhe ligjore, prokurorët e Republikës nuk kanë nevojë për viza.

Këto presione të Ambasadorit Amerikan në Tiranë janë tipike sorosiane, të cilat kërkojnë të manipulojnë opinionin publik dhe të zhvlerësojnë institucionet.

Ky reagim i Ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu, vjen menjëherë pasi Prokuroria e Përgjithshme njoftoi zyrtarisht krerët më të lartë të shtetit shqiptar, Presidentin e Republikës dhe Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, mbi presionet dhe shantazhet e vazhdueshme të ambasadorit Lu kundrejt institucionit.

30 komente në “Çmendet prokurori i Përgjithshëm. Sulmon ambasadorin amerikan duke e quajtur “sorosian””

  1. tan says:

    ka ardhur koha te pergjigjesh per te gjitha shkeljet qe ke bere dhe per parate qe merr nga prokuroret e tu duke filluar nga Ramadan Troci dhe Kostaq Beluri si fillim .. je kthyer ne gjob venes

    1. Ata votuan mosndeshkimin e tyre says:

      Adriatic Llalla eshte jo vetem ushtar I Saliut por edhe Edvin Rames.
      Para se te gjykoni kete plehre to mafjes ne pushtet i beni pyetje Edvin Rames pse nuk e ka dekoruar me pare.

      Sa shpejt harruat akuzat e Manjanit, app is jo o kamunistat e dhallit

  2. LORA says:

    Misionit perbindesh, antishqiptar dhe malinj te korporates kriminale “gjin gjoni” po I vjen ngordhja,,,eshte lajm I mire,per gjithe shqiptaret qe e duan Atdheun te denje e te begate.

    1. Lugati says:

      ju ushtaret e ed rames s merreni vesh..dje sulmoshit lune se takoj salen ..sot e lavdroni booo????hajt e meri vesh

  3. c says:

    A te q..sha robt o Lllalle ty dhe kush te vuni ty aty.O plehre.Po te mos ishin USA dhe Be ju dhe soji juaj do bente kerrdine sic keni bere deri me tani.Hajdute dhe te pafytyre.Lus zotin qe vetingu te filloj me ty dhe te shohim ku i gjeti ajo rrospija e jote ato pushime dhe makina luksi.

    1. Lugati says:

      o ju te ripjelljes jeni me verte errsu nga syte doni te dali betem e juja …pavarsisht ka ska simpati per adriatik llallen ….kush karin osht donald luja para prokurorit pergjithshem te nji shteti…edhe ky qe ka shkrujt artikullin gazetare 85 leksha..cmendet prokurori sulmon D.lune..e sulmo sa i shkerdhe nonen

      1. Celo Mezani says:

        Donald Lu eshte perfaqesuesi i Presidentit te SHBA. SHBA eshte shteti qe i ka ndejt Shqiperise, Kosoves dhe shqiptareve si mbrojtesi i fundit i interesave te Shqiperise ne bote pas shperberjes se Austro-Hungarise.
        SHBA eshte ajo qe vulosi pavaresine dhe ekzistencen perfundimtare te Shqiperise ne 1919.
        SHBA eshte ajo qe bombardoi Serbine dhe e beri Kosoven shtet te pavaruar.
        SHBA eshte ajo qe ja mbledh vendeve europiane dhe sidomos Greqise qe te bejne integrimin e Shqiperise ne Europe.
        SHBA eshte ajo qe te futi ne NATO kur ushtria e jone nuk kishte breke me vesh dhe pushte me shti.
        SHBA eshte ajo qe po te garanton dhe udheheq Reformen ne Drejtesi per te shkulur kancerin me te madh qe mban shteti shqiptar sot.

        dhe ne fund SHBA eshte ajo qe te con ne te semes po ti doje qejfi.

        Tani pas gjithe ketyre siper, a mund te me sqarosh ti Lugato, cfare eshte Adriatik Llalla (se Prokuror i Pergjithshem e di dhe bufi qe nuk eshte)?

        1. Lugati says:

          o celo e mor vesh ku e ke fjalen dhe ke te drejte…une habitem pse e qujne skandal..donald luja e di shume mire qe e vuni sala+likja kurse ed rama+likja e lane prap aty??? pranej donaldi te akuzoj kokat e klases politike dhe llalla bje vete…pranej si do te jete esht kryeprokuror i nje shteti

  4. DRINI says:

    DHalla filloi te tregoje dhembet,po ik o Dhalle se I gjithe populli SHqiptar te njef, qe je nji “cop mish me dy sy”dhe asgje tjeter, je ushtar I SALIUT por keshtu e doni ju maskarenj vetem me dru ,ky eshte fillimi ,qesh ai qe qesh I fundit tju rroje Sala o kerrmat e drejtesise.Se per popullin asnjihere s’kini menduar.

  5. KOZi says:

    NJe pergjigje madheshtore kjo e Prokurorise. Kishim vite pa e degjuar. O me Soros o me Tramp kjo eshte sot ceshtja. tung

  6. Labi Vlore says:

    Jep doreheqjen z.Llalla. Tani. Nga sot nuk mund te jesh me asnje minute me tej Kryeprokuror i Shqiperise. NJep doreheqjen. Nese nuk jep doreheqjen Parlamenti duhet te mblidhet me urgjence dhe te te shkarkoje nga detyra. Je peng i banditit te Vicidolit.

  7. GRAMOZ says:

    KREYPROKURORI ADRIATIK LLALLA ESHTE PENGESA SERIOZE NE ZBATIMIN E REFORMES NE DREJTESI DHE MBRON KRIMIN E ORGANIZUARE ME SUPORT POLITIK,AI PO MBAN PENG SHQIPERINE DUHET TE LARGOHET NJE ORE E ME PARE DHE TE NDIQET PENALISHT..

  8. Sahadija e Xenit says:

    Llallen po e bejne per Dhallë

  9. kozmo says:

    Me keto deklarata , prokuroria tregon veten se ne cfare shkalle degradimi eshte . Tashme per Llallen nuk do te kete shpetim as ne Gjermani . Vazhdoni dhe merni mesime nga Berisha ,se fundin do ta shikoni se kush do te jete . Do ta merrni vesh se kush e mbeshtet Ambasadorin Lu , AMERIKA ,APO SORROSI QE JU THOTE BERISHA .

  10. Daniel says:

    E po kur do bej dhe ky fshatar politik. Njesoi si BERISHISTET dhe ky flete per “SOROSIAN”. Ka ardhur koha te pastrohet ky njeri.

  11. Edmir says:

    llalles i ka ardhur sinjali nga rusët. Sulm i paster serbo-rus.

  12. uskania says:

    Plehu Adriatik LLALLA.

  13. artan says:

    Te gjithe shqiptaret e dine se gruaja e Llalles ka shkuar per te lindur ne Gjermani, pot sic del sot paska lindur ne Amerike, kuptohet me parat e veta qe Llalla i ka fituar me djerse.

  14. Artemisa says:

    Jo more Mero Gelbaza, nuk eshte cmendur Kryeprokurori qe RUAN INTEGRITETIN e nje Organi Kushtetues, POR jane cmendur SOROSIANET jo vetem ne Shqiperi por ne mbare boten.
    Sa per komentuesit Rilindas me 8 – Vjecare te marre me mik, nuk j’a vlen te flasesh. Aq dine dhe aq bejne.

    1. Enerti Begaj says:

      Ti nuk je Shqiptare. Rilindasit janë te diplomuar ne Perëndim. Edhe unë që po shkruaj. Të duhen 1000 vite studime të arrish të krahasohesh sado pak me ne Rilindasit.

    2. lam says:

      Ha..ha.., mos doje te thoje “rruan” integritetin? K*qe.

  15. Shqiptari i ILIRISE. says:

    Llalla sot perfundimisht eshte kthyer ne nje kamikaz i deshperuar dhe qesharak.Llalla,si nje kazan ku prej vitesh fermentohet korrupsioni me kriminal i mundeshem i ketij institucioni,ka vendosur qe te shpertheje vetvehten me shpresen qesharake se me fekalet e tij do te ndote e beje pis gjithshka.
    E ke kot “zoti” Llalla.
    Vetshperthimi yt nuk do te shkaktoje asgje te tille.Vetem sa do perhape anembane eren tuaj te qelbur nga e cila shqiptaret duke zene vetem hunden do shohin se si te gjithe ju do perfundoni aty ku e keni patur vendin prej shume vitesh.Tek kazani i plerave dhe qe andej,aty ku nuk do dilni me.

  16. Adriana. Duro says:

    Ky është. Një. Hajdutë. Që nuk e ka shokun ti more fshatar. Erdhe në Tiranë për të vjedhur sic morën ata. Prokurorët në. Elbasan i morën 3000 euro cfarë i thuaj ti kësaj o njeri i koruptuar

  17. USA says:

    Populli nuk gabon kurre. Mire e ka thene:”Kur qenit i vjen ngordhja, shkon e pshur ne dere te xhamise”.Lalles i erdhi ngordhja!

  18. arber says:

    KUR I VJEN QENIT NGORDHJA ,VJEN E PERMJER NE DERE TE XHAMISE,THOTE POPULLI… E KETIJ I KA ARDHUR NGORDHJA..

  19. ADN says:

    Fshatarit te gramshit I erdhi fundi. Tani qe ju mbyll dera e Amerikes e do lere zyren, te shkoje e te kap lopen per boshti.

  20. Peco says:

    Berisha eshte kopje e Erdoganit. Te dy, kundershtaret i anatemojne me te njejtin fjalor; njeri i quan Gyleniste, tjetri Sorosian.Po ky lumemadh Llalla, c’pati thuaj,qe tregoi kaq e hapur se ka qene vegel e Berishes? A thua nuk e kupton ky sa shume e “urren” Berisha varesine e institucioneve nga nje person me pushtet? Pse, ka njeri sot te mos i kete te qarta perpjekjet titanike te Berishes per nje “drejtesi te pavarur”? Me qendrimin e tij,ky sikur kerkon ti diskreditoj dhe beje nul gjithe perpjekjet vigane te te ndriturit Berisha per drejtesi te pavarur nga kushdo, por kuptohet, me perjashtim te vet Berishes.Sepse, merret me mend, nje drejtesi e varur nga Berisha eshte kulmi i lirise se saj.

  21. Andi says:

    Nese nuk e ke kuptuar kush e ben ligjin aty
    Mr Prokuror….. do jet shume e qarte shpejt ?

  22. kreshniku i maleve. says:

    O Llalla o zagar kë kërcënon o legen me zëdhënsen tënde të prokurorisë së qelbur e të kalbur në krime,ti me Salën dhe Nishanin do të trembësh Ambasadorin me trim e të vendosur një përfajqësues të interesave të ligjëshme të shqiptarve që ka tre vjet që luftoin kundër murtajës së zezë të shkërdhatve të prokurorve e gjykatësve që i kanë vënë litarin në fyt shqiptarve dhe kërkojn të mbajnë peng 26 vjet lirinë e shqiptarve me shkelje të drejtave të tyre.Llalla vendi juaj është vetëm burgu për shkeljet e dëmet që ke bërë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje