LETRA/ Adriatik Llalla i shkruan Metës dhe Nishanit (jo Ramës): Ja presionet dhe shantazhet që më bën Donald Lu

2 Shkurt 2017, 12:05Politika TEMA

Adriatik Llalla i ka dërguar një letër një ditë më parë, kryeparlamentarit Ilir Meta dhe presidentit Bujar Nishani.

Ai iu ankohet atyre, duke thënë se po shantazhohet nga ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Letra ndërkohë, nuk i është dërguar kryeministrit Rama.

Letra e plotë e Llallës

Ju informoj se Prokuroria e Përgjithshme e Republikes gjendet gjatë ditëve të fundit nën një presion të hapur nga ana e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Nëpërmjet një lëvizje aspak diplomatike, Prokurorit të Përgjithshëm, i është anulluar viza diplomatike, si edhe disa prokurorëve të lartë ju janë anulluar gjithashtu vizat e dhëna nga kjo ambasadë konform rregullave të parashikuara nga ligjet e këtij shteti.

Në vlerësimin e Prokurorisë së Përgjithshme, kjo lëvizje, për të cilën ritheksojmë që është aspak diplomatike, ka disa arsye, të cilat lidhen me qëndrime dhe përfitime personale të Ambasadorit të SHBA në Tiranë, z. Donald Lu.

Pak javë më parë, Ambasada e SHBA në Tiranë njoftoi Prokurorin e Përgjithshëm se është anulluar viza diplomatike e tij dhe e bashkëshortes së tij.  Si shkak për këtë veprim tërësisht në kundërshtim me frymën e bashkëpunimit, ka shërbyer një udhëtim për arsye shëndetësore në SHBA, i bashkëshortes së Prokurorit të Përgjithshëm.

Ky veprim i Ambasadorit Lu është vijim i sjelljeve shantazhuese që ai ka prezantuar ndaj institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme.

Prej kohësh, z. Lu, duke u prezantuar si nxitës i Reformës në Drejtësi në Shqipëri, ka kërkuar me presion që Prokuroria e Përgjithshme të mbajë qëndrime hapur pro paketës ligjore, edhe në ato raste kur projektet ligjore, siç ka rezultuar më pas nga Opinioni i Komisionit të Venecias, kanë qenë tërësisht në kundërshtim me normat kushtetuese, si edhe me respektimin e të drejtave të njeriut.

Në komunikimet zyrtare dhe informale, Ambasadori Lu ia ka bërë të qartë Prokurorit të Përgjithshëm se, nëse nuk do të mbronte publikisht ndryshimet ligjore, do të kishte pasoja personale dhe institucionale.

Gjithashtu, Ambasadori Lu, në më shumë se njëherë, ka ushtruar presion ndaj Prokurorisë së Përgjithshme për të mos vijuar hetimet ndaj disa kompanive, për të cilat kanë ekzistuar dyshimet se kanë shkelur ligjet shqiptare.

Rasti më flagrant, i cili është i dokumentuar me shkresë zyrtare, i bere publik edhe ne media, i referohet ndërhyrjes së drejtëpërdrejtë të Ambasadorit të SHBA në Tiranë, në hetimin që Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier nisi ndaj kompanisë së naftës “Bankers Petroleum”.  Kjo kompani akuzohej nga mediat dhe banorët e zonës ku ushtron aktivitetin se u kishte sjellë dëme të pariparueshme në pasuritë dhe shëndetin e tyre.  Për këtë rast, Ambasadori Lu ka kërkuar, në kundërshtim me çdo lloj komunikimi diplomatik dhe ligjor, që hetimi të mos vijonte, pasi pasojat do të godisnin në mënyrë të drejtëpërdrejtë Prokurorin e Përgjithshëm.

Të nderuar zotërinj,

Ambasada e SHBA në Tiranë i ka revokuar vizën, ndër të tjerëve, edhe Drejtorit të  Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, njëkohësisht edhe drejtues i Sektorit të “Dekriminalizimit” në Prokurorinë e Përgjithshme.

Drejtori, i vetmi prokuror magjistrat në Prokurorinë e Përgjithëshme, ka mbajtur qëndrime thellësisht profesionale sa i përket paketës ligjore të Reformës në Drejtësi, si edhe ka shprehur opinione për disa problematika në prani të Ambasadorit Amerikan në Tiranë, si edhe ekspertëve të tjerë vendas dhe të huaj.

Prokuroria e Përgjithshme vlerëson se edhe veprimi aspak diplomatik ndaj prokurorëve është një reagim ndaj qëndrimeve parimore të tyre, të cilat nuk përkonin plotësisht me projektet ligjore të mbrojtura nga Ambasadori dhe disa prej ekspertëve të tjerë, vendas apo të huaj.

Prokurori në fjalë, është një ndër zyrtarët më të rëndësishëm të Prokurorisë Shqiptare, sa i përket bashkëpunimit ndërkombëtar, sidomos në luftën kundër terrorizmit global dhe krimit të organizuar trans-nacional.

Gjithashtu në drejtim të strukturës shumë të rëndësishme të “Dekriminalizimit” në Prokurorinë e Përgjithshme, e cila tashmë ka nisur të japë rezultate konkrete në përjashtimin të disa deputetëve nga Kuvendi i Shqipërisë, si edhe të zyrtarëve të lartë nga administrata shtetërore, të cilët rezultojnë të përfshirë në veprimtarinë e krimit të organizuar brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.  Kjo strukturë po vijon me veprimet e saj dhe rezultatet do të prekin edhe deputetë të tjerë të Kuvendit të Shqipërisë, kryesisht persona të cilët Ambasadori Amerikan në Tiranë i ka shantazhuar publikisht dhe privatisht për të siguruar vota parlamentare për kalimin në parlament të projektit të mbështetur prej tij për Reformën në Drejtësi, ku, mesazhe telefonike të dërguara nga kjo Ambasadë, janë bërë publike edhe në media.

Ju informojmë gjithashtu se përfaqësuesi i Prokurorisë së Përgjithëshme ishte kandidaturë dhe tashmë është zgjedhur si anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).  Një ditë para hedhjes së shortit nga Kuvendi i Shqipërisë për përzgjedhjen e anëtarëve të KED, për shkak të mungesës së konkurencës, kandidati i vetëm për anëtarin nga Prokuroria e Përgjithshme në këtë strukturë, thirret me urgjencë nga konsulli në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Prokurori gjendej në një takim të IPA 2014,  Rrjetit të Prokurorëve të Ballkanit, i cili zhvillohej në Gjermani dhe u detyrua të rikthehej me urgjencë, duke vlerësuar se, për shkak të pozicionit të si Drejtor i Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, mund të ishin temë diskutimi çështje me rëndësi ndërkombëtare, përfshirë edhe terrorizmin.

Në takimin në Ambasadën Amerikane, Prokurori çuditërisht, nuk u prit nga konsulli, por nga një tjetër punonjës, i cili, pa dhënë asnjë shpjegim, i komunikoi asaj vendimin për revokimin e vizës amerikane.

Fakti që Prokuroi u kërkua me urgjencë në Ambasadën Amerikane, vetëm një ditë para hedhjes së shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, vlerësohet si një manovër aspak diplomatike, për të ushtruar shantazh ndaj përfaqësuesit të Prokurorisë, por edhe institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme, për interesa të segmenteve të caktuara politike që synojnë kapjen e institucioneve të drejtësisë.

Në vijim, Ju informojmë gjithashtu, se Ambasada Amerikane në Tiranë u ka revokuar vizën edhe disa zyrtarëve të tjerë të lartë të Prokurorisë, të cilët kanë nën hetim persona me pushtet në Shqipëri, të cilët njihen publikisht si faktorë bashkëpunues të Ambasadorit Amerikan në Tiranë, z. Donald Lu.

Këta persona, të cilët gëzojnë mbështetjen e Ambasadorit Amerikan, janë pjesë e segmenteve të caktuara të politikës, por që ka dyshime që janë të lidhur edhe me botën e krimit të organizuar, të cilët po tentojnë në çdo formë për të deligjitimuar, shantazhuar dhe paralizuar institucionin e Prokurorisë.

Kjo sjellje kundër institucionit të Prokurorisë, e cila po agravohet edhe me ndërhyrjen aspak diplomatike të Ambasadorit Lu, është në vijim të sulmeve të hapura kundër të gjithë trupës së prokurorëve gjatë dy viteve të fundit, kohë në të cilën është diskutuar mbi Reformën në Drejtësi.

Qëndrimet e ditëve të fundit të Ambasadori Lu, lidhur me revokimin e vizave, i shohim si kundërvënie ndaj qëndrimeve profesionale të trupës së prokurorëve ndaj drafteve ligjore për Reformën në Drejtësi, të mbrojtura nga Ambasadori Amerikan në Tiranë.

Vlen të theksojmë se, shumë prej problematikave të prezantuara nga Prokuroria, u konsideruan të tilla dhe u korrigjuan edhe nga Komisioni i Venecias, i cili u investua për të dhënë opinion nga palët politikë në Shqipëri.

Pra, nuk hezitojmë të shprehemi se, sjellja e Ambasadorit Amerikan në Tiranë mund të konsiderohet edhe si një hakmarrje e tij personale për qëndrimet parimore të Prokurorisë së Përgjithshme.

Gjithashtu, nuk hezitojmë të shprehemi se, kjo sjelle jo-diplomatike nga ana e Ambasadori Lu është rrjedhim i shantazheve të papranuara nga ana e Prokurorisë lidhur me disa çështje konkrete hetimi, për të cilat dukshëm ai ka pasur interesa thellësisht personale.

Të nderuar zotërinj,

Prokuroria e Përgjithshme dhe Prokurori i Përgjithshëm në veçanti, Ju sigurojnë se institucioni do të vijojë të përmbushë me korrektesë maksimale detyrimet e saj që rrjedhin nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe legjislacioni përkatës.

Ju sigurojmë se institucioni i Prokurorisë nuk do të shantazhohet nga asnjë faktor, vendas apo i huaj, në përmbushjen e detyrimeve të saj kushtetuese dhe ligjore.

Institucioni ynë është i vetëdijshëm se, me afrimin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në Shqipëri, të cilat zhvillohen në Qershor 2017, segmente të ndryshme politike, të mbështetur edhe nga faktorë të jashtëm të lobuar, do të tentojnë të ushtrojnë presion ndaj Prokurorisë dhe Prokurorëve të Republikës. Ju garantojmë se do të merret çdo masë, për aq sa i takon institucionit, që të sigurohet vota e lirë.

Prokuroria e Përgjithshme do të vijojë të ndjekë me përparësi të veçantë zbatimin e ligjit “Për Dekriminalizimin”, me qëllimin e vetëm për të siguruar pastërtinë më të lartë të Parlamentit dhe Administratës Publike Shqiptare.

Gjithashtu, Prokuroria e Përgjithshme do të vijojë të mbështesë zbatimin e Reformës në Drejtësi, larg çdo presioni e shantazhi që synon deformimin dhe kapjen e institucioneve të drejtësisë.

Duke Ju falenderuar për mirëkuptimin Tuaj,

PROKURORI i PËRGJITHSHËM

ADRIATIK LLALLA

19 komente në “LETRA/ Adriatik Llalla i shkruan Metës dhe Nishanit (jo Ramës): Ja presionet dhe shantazhet që më bën Donald Lu”

  1. Hasani says:

    Shife tani kur te kerkoj strehim politik.

    1. Anim says:

      Kete letër ketij idioti ja ka shkruar Bisha e Viçidolit. Letër e turpshme dhe vetë-diskretituese që tregon nivelin anadollak te ketij maskarai Berishian

  2. jon says:

    yt fare muti…..ti je bastard i ndyre…..

  3. kazaz daullja says:

    ha haaa !!!
    ..Poshte imperializi amerikan dhe veglat e tij tradhetart e brendshem Edi Rama ,dhe armiqte e jashtem te kombit te pathyeshemshqiptar!
    Poshte bllokada imerialisto revizioniste,dhe poplli jone heroic do ti thyeje dhembet imperialisteve amerike sepse ne hedhim valle ne goj te ujkut.
    Te arrestohet grupi pucist,poliagjenti I perendimit,Ed Rama bashk me agjenete e tjere qe ka perreth qe duan te skllaverojne shqiperine atdheun tone te dashur qe mezi e kemi ngritur ,me pare te fituara aq veshtire,sepse s t jep kush pare po s ja more me dhun,.. me djers dhe dhimbje I kemi ber pronat dhe pasurit tona te shenjta,me luft … dhe kto prona duan t na I marrin.. dhe t jua japin leckamaneve..
    Poshte sabtatoret..
    Lavdi marksizem leninizmit..
    urraaaaaaa……………

    1. Përgjigje says:

      Qenke për të ardhur keq. Të kanë rrjethur trutë. Zoti të ndihmoftë…

  4. xheJ eN Bi says:

    Te gjithe perdorin “metoden berishiane” kur jane ne veshtiresi.

  5. orient says:

    ..ky veprim tregon se, prokurori nuk njeh vullnetin e popullit{ e perçmon},…dhe tregon se Donald Lu i njeh druret e shtrember ne institucione..

  6. Peco says:

    Kjo eshte sikur e ka shkruar Berisha me doren e vet. Natyrisht, kjo eshte dhe letra qe PD, dmth, Berisha ka per ti derguar Sekretarit te Shtetit Rex Tillerson per ambasadorin Lu. Duket Prokurort te Pergjithshem i eshte kerkuar te beje harakiri. Por PD gabon rende kur vazhdon te degjoj akoma Berishen. Edhe sikur Berisha te thote se deti eshte i kripur, askush nuk e beson me. Vecanerisht ne Uashington nuk e llogarit me njeri si dikujt qe duhet ti zihet bese. Ka marre fund kjo pune, prokurori, heret a vone na le shendene nga detyra.

  7. Ela says:

    O Adriatik Llalla ti je prokuror por po te bej nje pyetje pse shkoj Donaldi tek Sali Berisha dje? Mori edhe bekimin e tij we ti dhe soji jot te shkonit ne koshin e plehrave.

  8. sali KAPSLLEKU says:

    Tiku tiku …tu shtrengua llastiku ,doli sheshit katnarlliku, katnarlliku dhe horrlliku,po del sheshit edhe hajdutlliku …kape saliun se t’hiku !-Ma moret te keqen ti me gjithe plakun mere,me gjithe tespie e zen deledash.

  9. BUJARI JU DEGJON says:

    Eh,t’u lumte o Adriatik Llalla!!!
    Qenke i vetmi per … perralla! ?

  10. kashi says:

    po saliut pse nuk i shkruan o llalla

  11. shqip says:

    O Tiku, o katunar nga kembet, deri te veshet. O idiot, Po si mendove se do dalesh pa lagur? Po vetingu per ty te parin eshte

  12. malo says:

    ik or pis katunar,ke dhe goj te ankohesh ti, bythelepires i krimineleve vicidolas
    ato qe thote Lu per ty jane te verteta te gjitha
    shtrengo bythen mire tani se po te vjen dita te pagush
    legen
    edhe ku ankohesh ? te sakati dhe floriri
    po atyre u kane rene breket ne fund te kembeve per vete o qyqar
    ik or budalla , jepp doreheqjen e shko mbill prase ne fshat
    pis

  13. ceni says:

    Amerika ka rregullat e saj ne dhenien e vizave dhe jo rregullat e Llalles apo te Nishanit! Ha ha ha sa mire ja ka bere ketij lapangjozit bythelepres, por rrenjet besoj jane me te thella…ky tipi ka nja dy vjet qe deklaron cdo vere se do kete arestime VIP ash dhe hic, hiq e mos keput dhe luaj bixhoz me krimin!

  14. Peco says:

    Me fare pak, per te mos thene aspak ndryshime, kjo eshte letra qe Partia Demokratike, dmth. zoti Berisha, do i dregojne Departamentit te Shtetit si ankese per qendrimet e ambasadorit Donald Lu .
    Zoti Lu eshte nje ambasador kariere, njohes i mire dhe hulumtues mjaft serioz i ambientin ku e cojne per te kryer detyrat. Te pakten me sa kemi pare, qendrimet e tij flasin qarte per nje inteligjence te shkalles siperore. Por une do ti lejoja vehtes te beja nje sygjerim fare te thjeshte.
    Nese PD arrin deri ne nje paturpsi te tille, sa ti shkruaj ndonje leter ankese Sekretarit te Shetit, eprorit direkt te ambasadorit Lu, per tu ankuar per te, atehere zoti ambasador, per te mbrojtur qendrimet e tij, mund ti sugjeroj eprorit kete kerkese: te pyes nepermjet telefonit gjithe ish ambasadoret amerikan qe kane qene ne sherbim ne Shqiperi, (dicka qe nuk kerkon shume kohe) per nje opinion te tyre ne lidhje me letershkruesin zotin Berisha. Kjo padyshim eshte rruga me e shkurter qe te con tek e verteta e situates ne kete vend.

  15. Sami says:

    E gjithe rremuja dhe destabiliteti ne vend ka vecanerisht nje emer: Ilir Meta nga Skrapari dhe organizata e tij Masone LSI. Ky kryehajdut eshte kanceri i shqiperise. Pa u bere drejtesia mbi hajdutin e LSI se eshte i veshtire perparimi i shqiperise.
    Partia Socialiste do te beje tradhti kombetare nese do ti afrojne koalicion parazgjedhor ketyre hajduteve qe kane grabitur shqiperine.

  16. ECATY says:

    Keta u kurdisen te gjithe nga thirrja e Zenit në komision hetimor me duket! Prisni prisni, skeni pare gje akoma!

    Ska turp ky 9 uje 1 kos bashk me sakatin psikik qe kemi per president.

    Te japin dorreheqjen te dy plerat, Dhalla dhe Jari! Dhe per dy tre muaj te shkojne e te pararaqiten në spak vullnetarisht!

    Plerat

  17. Treviso says:

    Adriatik Llalla duhet te ishte hetuar 2 vjet perpara per korrupsionin duke ushtruar postin si kryeprokuror. Adriatik Llalla duhet te ishte larguar nga detyra e kryeprokurorit per mos kryerjen e detyres sipas kushtetutes. Adriatik LLalla duhet te hetohet edhe per transferimet e prokuroreve.
    Pse Llalla eshte kundervetingut? Ky na flet per ministra e parlamentare te korruptuar, dhe kan kaluar 4 shtatore qe populli ka pritur sipas njoftimit te tije ne shtyp se, ne shtatore do kete furtune ne parlament. Ky eshte i djallezuari LLalla qe tani kerkon ndime tek dy ortaket e tije. Dekglarata e tije verteton edhe kryetarin e LSI-se, se per Nishanin e dine minje e mace qe eshte kunder vetingut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje