Myslimanët me Trump-in, Emiratet pro ligjit për ndalimin e emigrantëve

2 Shkurt 2017, 15:30Bota TEMA

Vendimi i Donald Trump-it për të ndaluar emigrantët myslimanë të hyjnë në SHBA ka sjellë shumë protesta.

Por ka edhe nga ata që janë pro këtij urdhri, për më tepër liderë myslimanë.

Ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, një aleat historik i SHBA-ve në Lindjen e Mesme mbrojti dekretin që ndalon hyrjen e shtetasve të shtatë vendeve islamike.

“Ky është një vendim sovran, ka të bëjë me emigrimin”, tha Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.

Shtetet e Gjirit u përjashtuan nga kjo masë, ndërsa ndëshkohen vende që historikisht kanë qenë kundër SHBA-ve: Siria, Irani, Sudani, Libia dhe Iraku.

2 komente në “Myslimanët me Trump-in, Emiratet pro ligjit për ndalimin e emigrantëve”

  1. xxx says:

    Po mir more leti terheq edhe ushtrin qe ka Amerika atje dhe ska problem.

  2. maximus says:

    sa njerez te ndyre keta sauditet, por mos kini merak do t’ju vije edhe ju radha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

Blog Tema