Janë publikuar fotografitë e para nga xhamia në Quebec City e mbuluar në gjak pas sulmit me armë ku ngelën të vrarë 6 persona dhe u plagosën 8 të tjerë.
Autori i krimit është një student i vemtuar, i cili pëlqen Donald Trump-in, radikalen franceze Marie le Pen dhe që tallte refugjatët sirianë “on line”.
Policia ka ndaluar Alexandre Bissonnette-n, i cili tani akuzohet për gjashtë vrasje dhe 5 tentativa për vrasje.
Atij i’u vunë prangat pasi telefonoi policinë nga makina me të cilën ishte larguar dhe ndodhej 24 km nga skena e ngjarjes.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se pa pikë dyshimi, ky akt i tmerrshëm ishte një sulm terrorist ndaj myslimanëve.