Ditën e martë, Bordi i Drejtorëve të Bankës Botërore në Uashington miratoi një hua prej 70 milionë dollarësh për Shqipërinë, para që do të përdoren për të rritur në mënyrë të ndjeshme potencialet e Shqipërisë për të përthithur investitorë të huaj.
Ky vendim është shenjë e besimit të rigjetur të partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë, tek ekonomia shqiptare.
Drejtoresha e Bankës Botërore për Shqipërinë, Tahseen Sayed theksoi se pas tre vitesh të vështirë të konsolidimit të financave shtetërore, tashmë Shqipëria është e gatshme që të hedhë një hap të madh përpara.
“Pas stabilizimit të ekonomisë, është shumë e rëndësishme që tani Shqipëria të ketë edhe kuadrin e duhur ligjor për investitorët dhe një mjedis sa më miqësor për biznesin në mënyrë që të tërheqë dhe mbajë investime që sjellin rritje më të shpejtë dhe vende pune të krijuara nga sektori privat, vecanërisht për të rinjtë dhe gratë,” tha Tahseen Sayed, Menaxhere e Bankës Botërore për Shqipërinë.
Projekti i financuar nga Banka Botërore do të mbështesë reformat që synojnë të rrisin konkurrueshmërinë e vendit nëpërmjet përmirësimit të regjimit të investimeve, bërjes më të lehtë të aktivitetit të biznesit dhe lehtësimit të tregtisë.
Në renditjen e “Doing Business 2017”, të përpiluar nga Banka Botërore, Shqipëria u rendit 32 vende më lart se viti i kaluar, në vendin e 58, renditja më e mirë historike për vendin tonë.
70milon$ per te bere mbledhje(forume i thone tani).
Lek i papare,do hame me luge te florijta tani!
Ekonomia me keto 70miloneteee,do rritet 18% ne vit.
Mireqenia do 3-4-5-se fishohet.
(10 mbledhe,1tek15katshi,1tek rogneri,1tek ky i riu,e disa rreth e tthotull,me 500mije€mbleja….iken nja 5mil ne “SUSI”.
BANKA BOTERORE…NJELLOJ SIKUR THUA:MAFJA BOTERORE.
Lajm fantastik nje suport shume i madh per vendin drejt rruges se ndertimit dhe normalizimit.
Po pse nivelin e PD-se ka Banka Boterore qe del e flet pa lidhje, sa kohe merr mbeshtetje dhe miratimin e institucuoneve me te medha nderkombetare financiare eshte nje gje shume e mire dhe sinjal se eshte ne rruge te mbare.
pune te mbare dhe bravo per qeverise per angazhimin shume te mire ne kuader te krjimit te nje eknomie te shendosh
Kesaj i thone borxhe per qytetaret qe te bejne qefe qeveritaret. Ne cfar prone do te investoj BB kur puna e prones private nuk eshte zgjithur,apo do te investoj atje ku do ti drejtoje qeveria dhe ne fund te vjedhjes ta ndajne per gjysem.
Qeveria e jep kete lajm sikur BB-ja ja ka falur 70 milion dollare dhe nuk jep informacion se sa perqindje do paguaj.
Megjithmend jam pro qeverise Rama por nuk i percjelle dot keto lajme. Eshte per te ardhur keq dhe jo per te bere publiçita, per borXhin qe merr.
Borxhi kur merret duhet ti tregohet popullit se persa kohe do ta likujdosh. Cdo qeveri qe vjen merr borxh pa karare dhe borxhi zen borxhin dhe populli do shesi vetveten per ta lare kete borxh.
Me vjen keqe me disa komentues!
C’fare e kujtoni ju Shqiperine? Zvicer! Pse sot qenka e denueshme marrja e borxhit dhe dje jo? Te mos harrojme se edhe vete Amerika ka nje borxh te brendeshem apo te jashtem. E rendesishme eshte qe borxhi qe merret te perdoret per interes publik dhe per shendoshjen e finances se vendit . Abuzimi me te eshte kriminal dhe do ta conte vendin drejt nje katastrofe te sigurte, ashtu sic beri qoftelargu gjate sundimit te tij. Brenda nje periudhe teper te shkurter ai dhe femijet e tij u ben kapitalistet me te medhenj te ketij vendi !? Pas vjedhjes qe i beri Ahmet Zogolli thesarit te ketij vendi, keta vijne fill pas tij.
Ti qenke Jim leshi me koke Preshi. Mendjen dhe by..en te shitura tek Edi. Prap te ka mbet ora ne vend qe tre vjet perpara dhe qysh atehere je verbuar dhe nuk shikon gje. Kur mori pushterin Djali I Kristaqit tha qe jane 300 million dollar borxhe dhe mavone u bene 720. Borxhi u fry artificialisht qe te vjedhe Edi me shoke. Mire e tha nje komentues me lart se keto leke reklamohen ne media sikur te jene te falura nga dikush per meritat e qeferise, dhe nuk thone qe dote paguhen kokerr-me kokerr dhe qe nuk do investohen ne anje vend. Thjeshte do te shkojne per darka e dreka per mbledhje e rreklama, ligje favorrizuese gjoja. A e ka kete luks populli qe ska buken e gojes,, te paguaj qe zyrtaret le lyejne Lo…et me kos, kur populli nuk lyen dot buzen.
jimi e ke thene tamam te lumte goja