Asnjë shoqëri nuk është imune ndaj akteve terroriste, veçanërisht kur ato kryhen nga persona të veçuar, nxitur nga urrejtje të thella. SHBA-të kanë përjetuar disa vrasje masive; Norvegjia pati Anders Behring Breivik; në Francë, korrikun e kaluar, një person hyri me kamion mes një turme njerëzish në Nice, duke vrarë dhjetëra vetë; lista mund të vazhdojë pafundësisht. Kur këta njerëz sulmojnë, njësia matëse e shoqërisë së lënduar, është se si ajo do të përgjigjet.
Të dielën, Quebec-u u godit kur, sipas autoriteteve, një student 27-vjeçar, i quajtur Alexadre Bissonette, i njohur si ekstremist i djathtë, hyri në një xhami dhe nisi të qëllonte, duke vrarë gjashtë persona. Tronditja, në të gjithë Kanadanë qe e menjëhershme. Por, përgjigjia e kryeministrit të Quebec-ut, Philippe Couillard, vlen të përmendet.
“Çdo shoqërie i duhet të përballet me djajtë e saj,” tha ai. “Shoqëria jonë nuk është e përkryer. Asnjë shoqëri nuk është e tillë. Këta djaj janë ksenofobia, racizmi, përjashtimi. Ata janë të pranishëm këtu. Ne duhet ta pranojmë këtë dhe të veprojmë së bashku për të treguar se në ç’drejtim duam që shoqëria jonë të evoluojë.
Ndërkohë, në një kontrast të trishtë, reagimi nga Shtëpia e Bardhë e presidentit Trump, ishte shfrytëzimi i vrasjeve për të justifikuar politikat anti-emigracion. Sulmi ishte një “kujtesë e tmerrshme,” tha sekretari për shtyp i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer, se përse veprimet e Amerikës duhet të jenë parandaluese, e jo thjesht reaguese. Logjika, ose jologjika e tij, duket se është se, nëse muslimanët
do të liheshin jashtë Kanadasë, ata nuk do të vriteshin.
Kanadaja nuk është perfekte; edhe ajo ka djajtë e saj, siç tha Z. Couillard. Por, përgjigjia e një shoqërie demokratike duhet të jetë rikonfirmimi i besimit tek liria, përfshirë këtu edhe lirinë e praktimit të besimit dhe traditave fetare të kujtdo. Në Quebec, djajtë lanë pasoja të tmerrshme, por angazhimi I vendit ndaj gjithëpërfshirjes, thjesht u përforcua. /Përg.: Bjorn Runa
Marrë nga New York Times