Gjyqtarët e "listës së zezë": S’kemi kërkuar vizë amerikane

3 Shkurt 2017, 20:10Kronika TEMA

Një ditë pasi Top Channel publikoi listën e disa prej njerëzve të drejtësisë të përfolur se u janë revokuar vizat amerikane, një prej tre anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese pretendon se prej gjashtë vitesh nuk ka aplikuar për vizë.

Përmes faqes zyrtare të Gjykatës Kushtetuese, gjyqtarja Vitore Tusha e vlerëson këtë informacion si të pavërtetë.

“Gjyqtarja Tusha bën me dije se që nga viti 2010 nuk ka aplikuar asnjëherë për vizë amerikane dhe nuk ka qenë poseduese e vizës amerikane. Po ashtu, që prej këtij viti nuk ka pasur asnjë komunikim apo kontakt me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara për çështje vizash, qoftë personale apo familjare”, ka deklaruar Tusha.

I befasuar është edhe anëtari i Gjykatës së Lartë, Artan Broci, i cili, i kontaktuar nga Top Channel, pohoi:

“Nuk kam vizë që prej vitit 2001, i ftuar nga Departamenti të Shtetit për një trajnim për pronësinë intelektuale, me gjyqtarë nga 7 shtete të Ballkanit. Që prej atëherë as kam aplikuar, as jam thirrur dhe as nuk disponoj vizë amerikane. Kam përshtypjen se është një ngatërresë”.

Midis emrave ishte dhe ai i gjykatësit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi.

Sipas një lajmi të botuar dje nga Top Channel, gjykatësit Selimi i është revokuar viza, së bashku me dy anëtarë të tjerë të kësaj gjykate.

Por nga një shkëmbim replikash në rrjetet sociale, Selimi u shpreh nuk ka vizë amerikane.

Shakasë së një të afërmi të tij që i thotë nga Kanadaja “po përpiqemi të shfrytëzojmë ditët që na kanë mbetur nga viza”, gjykatësi i lartë i përgjigjet:

“Ju vazhdoni po si i bëhet me mua që nuk kam fare vizë amerikane dhe gazetarët më futën në listën e atyre që ua kanë hequr”.

I pyetur nga Dita, Selimi konfirmon se nuk ka vizë amerikane.

Ambasada amerikane njoftoi se nga 71 njerëz të drejtësisë që ishin pajisur me viza para 26 janarit, zyrtarët konsullorë u kanë revokuar vizat 23 prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Por për shkak se të dhënat vlerësohen konfidenciale, ambasada nuk ka komentuar asnjë rast individual.

3 komente në “Gjyqtarët e “listës së zezë”: S’kemi kërkuar vizë amerikane”

  1. j says:

    Akti i mohimit te vizes eshte simbolik si persona te njollosur dhe padeshiruar.
    Edhe as mos e kerkoni se besoj se e keni kuptuar se nuk ju a japin me kurre.

  2. ALBAN DEGA says:

    VETDENONCIM PER ECELLANSE!

    Jane aq te degjeneruar e korruptuar ne cdo qelize te vetes sa kane pasur frike edhe te kerkojne vize oer ne SHBA duke e ditur mire se syshqiponjave amerikane nuk u Shelton asgje.
    E dine aq mire se syshqiponjat amerikane dine ne shume se edhe ata vete per ta.
    Dine sa ata dine per veten por edhe cka dine viktimat e korrupsionit dhe pangipesise se tyre dine per ta!
    Dine edhe cka te tjeret dine e thone per ta, per vilat, per luksin me vjedhje e gjoba, per makinat, shkollimin me qindra mijera euro te plelles se tyre bastarde, per makinat luksoze, per… gjithcka!
    Jane aq te trashe, aq cinike sa te denoncojne publikisht veten dhe kusarine duke e shitur vetveten si heronj qe as e begenisin SHBA- ne dhe vizat e saj!
    Te vjen per te vjelle nga bytha me arrogancen e ketyre hajnave me cizme, e ketyre milionereve kusare, e ketyre kusareve milionere me hajni!
    Nje vetdenoncim par exsellance ! Nje vetdemaskim
    i perkryer .
    Le te shohim heroizimin e tyre pasi Reforma jetike alaamerikane ala Donal Lu e Drejtesise tua shterngoje fort e per kohe te gjate prangat e ligjit e drejtesise ne kycet e tyre kriminale dhe tu konfiskoje cdo pasuri cdo qindarke te plackitur me kusari dhe vrastari.
    Kambanat bien per ata qe kane veshe te degjojne !
    Drejtesia… Ligji edhe vonojne por asnjehere, kurre, never ever, sic thone amerikanet, nuk harrojne!

  3. true says:

    konet jane mashtrues sic mund te jene edhe keta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje