Përplasjet Llalla­-Lu, reagon BE: Vlerësojmë ambasadorin e SHBA, bashkë për të pastruar drejtësinë shqiptare

3 Shkurt 2017, 18:18Politika TEMA

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar pas përplasjeve mes ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu dhe kryeprokurorit, Adriatik Llalla.

Përmes një deklarate për mediat, ambasada e BE mbështet publikisht ambasadorin e SHBA­së në Tiranë, për angazhimin e tij në krijimin e një gjyqësori të pavarur dhe profesional.

Bashkimi Europian ka shprehur vlerësimin më të lartë për angazhimin diplomatik të Ambasadës së SHBA në Tiranë dhe në veçanti të Ambasadorit të SHBA, Donald LU.

BE dhe SHBA bashkëpunojnë ngushtë për të mbështetur popullin shqiptar në krijimin e një sistemi gjyqësor plotësisht të pavarur, të përgjegjshëm, të paanshëm dhe profesional.

Nisja e menjëhershme e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i cili që prej javës së ardhshme do të mbikqyrë rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, është një tjetër angazhim i përbashkët BE-SHBA“, thuhet ne reagim e forte te BE ne lidhje me akuzat e Kryeprokurorit shqiptar ndaj ambasadorit amerikan Donald Lu.

6 komente në “Përplasjet Llalla­-Lu, reagon BE: Vlerësojmë ambasadorin e SHBA, bashkë për të pastruar drejtësinë shqiptare”

  1. Angjelini says:

    Mos bre. U prish Llallti. U prish koka e korrupsionit. Pishtari i Sali Hajdutit.

  2. Qytetar says:

    Bjeruni plehrave mos kini mëshirë dhe shpëtojeni këtë popull nga prokurorët gjykatsit dhe politikanët e korruptuar.

  3. Po bjeruni says:

    Po kur thone qe ka edhe prokurore dhe gjyqtare te ndershem,se sjane te gjithe njesoje,muter jane te gjithe prandaj duhen shkalluar te gjithe.

  4. j says:

    O llale ha mut me govate dhe jepi ndonje kove edhe padronit sali.
    Mbylle halen se po te heqin edhe vizen evropiane.Ndyresire e felliqur.

  5. grer says:

    Z. Llall!

    Une te respektoi per vokacionin tend fshatar per karier! Por ne kete rast, zgjohu!
    Shif mos mbetesh ndonje avokate apo noter! Lexoi mire gjerat or….

  6. gjergji says:

    Laku po mblidhet.Inshalla sa ma pare ne burg genjeshtaret,mashtruesat,te korruptuarit politik me ne krye S.Berishen.Ora gezimit po afron.Prandaj ai shpik gjithefar trillimesh te habiteshme (me tha ky e me tha ai pa emra konkret)Shqiperia inshalla po I afrohet Europes edhe ma teper.Faliminderit Lu per perkrahjen per reformen ne drejtesi dhe ndihmen tande per afrimin e shqiperis edhe me teper Europen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje