Unë do vete ne Ndriti – tha im atë. Kështu ja thoshte dhe ja ka thënë gjithnjë emrin. Vetëm ai mund ta zgjidhë këtë punë. Ishte mjerimi i fundit që kish zënë shtëpinë që mbahej vetëm me rrogën e tim eti, që punonte në këneta. Me një nënë të sëmurë që më shumë rrinte në shtrat se në këmbë dhe me një familje të internuar për 50 vjet rresht. Ishte së fundmi puna e Mentorit, të cilit ashtu si dhe mua nuk i jepnin të drejtë studimi për shkak të gjyshit të arratisur.
Unë e shikoja me hidhërim tim atë, një fshatar me dy klasë, që shpresonte te një komunist në krye të sistemit, po nuk i them dot gjë dhe kokëulur ndaj mjerimit të tij, e coj në Tiranë.
Dritëroi erdhi shumë herë për Mentorin në Lushnjë dhe shumë herë në Kolonjë nga ishte origjina ime. Erdhi në shtëpinë time në periferi të Lushnjës afër ca kasolleve të mjera, ku për të mbajtur me kurajo dy prindër të varfër, zinte dhe këdonte me tim atë duke cuditur fqinjët dhe inatosur partiakët e rrethit. Nuk e ndihmoi dot Mentorin për shumë vite, por prapë nuk dorëzohej.
Nuk ishte vetëm bamirësi dhe mbrojtësi i vecantë i shtëpisë time. Shumë prej atyre që u bënë një zë për vëndin, ja dinë për nder atij ndihmën për shkollën apo luftën për të zhvilluar talentin e tyre. Një ditë e takova në Tiranën e atyre viteve të dikurshme. Shkonte përpara duke tymosur dhe prapa vinte një djalë rreth të pesëmbëdhjetave. Ku shkon e pyeta ? Ti gjej këtij djalkës një fizarmonikë. Duhet ti shkund ca ata dhe tregoi me gisht në vëndin ku po shkonte.
Kohë më vonë ashtu si për Mentorin erdhi në Lushnjë për një piktor që nuk ja hapnin ekspozitën për shkakun e gjyshit të pushkatuar. Nuk vinte njeri nga partia e rrethit. Dritëroi ndënji aty për dy orë në këmbë dhe më në fund nga turpi partia lokale erdhi.
Dëgjo ti budalla i mjerë i tha pastaj në darkë sekretarit të partisë së rrethit, një konservatori të lig. Nesër unë nuk do jem anëtar i Komitetit Central të Partisë dhe ti nuk do të jesh sekretar i saj, sepse parti nuk do të ketë. Po sillu si burrë i mirë që të kujtojë po për mirë njerëzia. Unë do ti paguaj mëkatet e mia të cilat i ka bërë dhe Tolstoi që paguante taksë për Carin, për të kaluar pragun që e conte te liria e tij.
Dritëroi e kishte fituar lirinë e tij dhe dukej se nuk i bënte asgjë përshtypje. Aty nga fundi i 86-tës po e dëgjoja kur qesëndiste ca njerëz të Lidhjes së shkrimtarëve.
E dini cfarë është Atdheu u thoshte. Atdheu është mullari i barit, luadhi ku kullos lopa jote, ku këndojnë pulat dhe gardhi që të rrethon shtëpinë. Po nuk i pate këto ke një mut, e nuk ke Atdhe. Të tjerët rrinin e dëgjonin kokëulur leksionin e «tufëzimit ».
Më dukej se po rilexoja një tregim të Mopasanit, për fshatarin francez, xha Milonin që kish vrarë shumë prusianë dhe kur koloneli prusian i tha pse e kish bërë këtë gjë u përgjigj. Po cfarë kishin ata me shtëpinë e me kullotën time, E kur i thanë se do ta pushkatonin, u përgjigj me qetësi. E po mirë se mos u kërkova mëshirë unë.
Të gjitha tregimet e Dritëro janë të shkruara në këtë stil për të karakterizuar heroin komunist apo ballist. Më kujtohet në 1986 kur botoi « Nipin plangprishës » apo « Dasma e papritur e Pasho Velcanit » që bëri të rudhte buzët udhëheqja e kohës.
Dritëroi më mësoi njëherë e përgjithmonë se kjo botë ka vetëm njerëz të mirë e të ligj. Këta njerëz të mirë apo të ligj gjenden tek ballistët e te komunistët e te cdo dreq partie që ekziston, po përpos kësaj ska asgjë tjetër dhe dallimi me bazë partiake është mjerim i atij që e bën.
Plaku Dritëro vdiq !
Me vdekjen e tij për mëndjen time të vobektë për të bërë analiza mbi letërsinë mendoj se humbëm përfaqësuesin e drejpërdrejtë të Naimit të madh. Po për mëndjen time ai ishte padyshim mjeshtri më i madh i tregimit të shkurtër e barabartësinë e të cilit letërsia shqiptare nuk do ta arrijë ndoshta për shumë kohë. Dritëroi ashtu si Gëtja mund të mos jenë përfaqësuesit më të mëdhenj të letërsisë së vëndit të tyre. Po Dritëroi ashtu si dhe Gëte janë të dy mësues të urtë të popullit dhe roli itj ashtu si i Gëtes do të drejpeshohet nga koha. Kolosit të madh gjerman, nuk ja falën asnjëherë qëndrimin e butë ndaj Napoleonit si pushtues. Ashtu dhe Dritëroit do tja përmëndin njerëzit të qënit komunist, cka ai vetë se mohoi asnjëherë duke mos bërë më të voglën lëvizje për tu konvertuar apo ndryshuar bindjet e tij të rinisë.
C’më kërkon mor bir- qesëndiste një koleg i cili po e pyeste në intervistë për një nga televizionet, në lidhje me këtë temë. Cjapi nuk bëhet dot dhi.
Plaku Dritëro vdiq!
Unë jam i miri dhe ligu, i ndershmi dhe i pandershmi, trimi dhe frikacaku. E kam ndarë mëndjen me kohë që nuk jam gjë tjetër vecse një vegël e rrethanave. Po e perifrazoj prapë këtë pjesë nga letra që i shkruante plaku Balzak motrës së tij. Në një përkufizim sa të njëjtë dhe të ndryshëm prej tij, mund të them pa nguruar se plaku Dritëro nuk ishte asnjëherë vegël e rrethanave.
Me vdekjen e tij, humbëm një pjesë të rracës sonë, atë pjesë që na bën të ndihemi mirë kur vërvitemi andej këtej në botën e madhe. Humbëm atë pjesë për të cilën perfirazoj vetë Dritëroin e madh. Populli nuk është kovaci, populli është Naimi. Dritëroi e meritonte epitetin më shumë se shumë të tjerë . Ai ishte biri i Naimit!
Të përshëndes Shpëtim Nazarko,bravo për këto që shkruan.
Jo vetëm që lartëson Dritëro Agollin se Ai e meriton, por të vlerësoj për objektivitetin e aryre që shkruan.Respekte gjithmon për Ty.
Pershendetje dhe faleminderit Shpetim Nazarko!
Driteroi ishte nje mrekulli e Shqiperise! Sidoqe te ishte koha, ishte shkrimtari dhe poeti qe gjeje vehtvehten!
Shpetim,te falenderoj per nje fakt, per ndershmerin dhe sinqeritetin tende, dhe sigurishte per personalitetin tend.
Ti dhe une , une ndjeje , Driteroi ne te vertetee, ishte nje burre i mire, nje mrekulli e popullit, jetoi midis nesh, na dhuroi vepra poetike magjike dhe shprese ne cdo kohe, pavaresishte bindjeve, theme se u adhurua nga te gjithe. Ne homash te Driteroi, gjej rastin te te shpreh respoektin tim per edhe per or shqiptar i mire dhe mik i Driteroit! Faleminderit per shkrimin dhe vokacionin qe ke bere per Driteroin! Eshte edhe kontribut per Shqiperine!
te rralle jane njerzit qe rrojne gjate ne memorien e nje kombi.Dritero Agolli I perket ketyre njerzeve.Sepse me fjalen e tij te urte , peshen e mendimit dhe stilin popullor , ka frymezuar dhe do frymezoje dhe me tej adhurusit e sotem dhe atyre qe do te vine..
Super artikull! Brezi i ri nuk ia njeh vepren, por ai me te vertete eshte nje nga gjigandet e letersise shqipe.
shume bukur ke shkruar Nazarko. Driteroi ishte populli dhe jo pjesa sharlatane.
Te lumte pena, o burri i mencur Shpetim NAZARKO…me bukur ( ne te shprehur) nuk ka ku te shkoje… Per mendimin tim eshte nje vleresim i sinqerte…pa lajle e lulje… E krahason plakun Dritero me Geten e gjermaneve… Krahasim i goditur… E meriton gjenia e tij…
Bravo Shpetim.Si gjithmone i qarte dhe drejtperdrejte
More Shpetim. Na thuaj ndonje fjale per takimin e shkrimtarit socialist me te prsekutuarin Sali Protopapa. Ku e kishte marre materialin kur shkruante shpifje per -Pijanecin – Sali Protopapa. I ka sherbyer diktatures deri ne vitin 90-te kur u nderruan kuajt e karroces.
Shendet
Dhe une te pershendes Shpetim Nazarko. Krenare qe te kemi. Ti e dise ay ishte nip te Helmes dhe ju perfituat nga kultura e tij Me terhoqi vemendjen ndihma per mentorin qe deshironte te ju jepte mundesine e vazhdimit te shkolles se ishit talent,,I ke bere vertet nje pershkrim filozofik dhe te vertete. Perqafime. SHENDET NAZARKO. FLORIDA U,S,A
Fjale te ndjera e te sinqerta. Thjeshtesia mbetet arma me e fuqishme dhe fisnikeria me e larte qe mund te karakterizoje nje njeri. Driteroi ishte nje shqiptar i mire, qe me te drejte kushdo qe ulet te arsyetoje kupton se ky eshte atdhetar i vertete i kohes moderne, ku me te drejte ia vlen te quhet misherim i vlerave e model per t’u ndjekur nga cdo njeri i urte. Ai eshte tashme ne themel te historise sone kombetare.
Shkrimi dhe përshkrimi më I bukur për të madhin Dritëro nga kushëriri im Shpëtim Nazarko,djali i të mirit Seri Nazarko,respekt për të që më dilte e më takonte sa herë unë afrohesha shtëpisë suaj ke disheza ke tregu ke shkolla e bashkuar për punë pune ,,për të ndrruar dy fjalë për të dashurit tanë që i kishim këtu ku unë jam sot .Përshëndetje nga USA (VAJZA E SHËNDET NAZARKOS).
Respekt per ju Sh,Nazarko Driteroi do te mbetet drite si e kish dhe emrin e tij per poezine shqipe .Do ti duhen ndoshta 100 vjet te tjera Shqiperise per te nxjere nje tjeter Naim apo Dritero
Dritero Agolli ishte dhe do te mbetet nje poet i talentuar i niveleve me te mira te letersise shqipe te kohes se diktatures dhe te tranzicionit. Epiteti “Njeri i Madh”, krahasimi me Geten, barazimi i tij me popullin, me Naimin, Migjenin, etj nuk shkojne.
Studimet per jeten dhe vepren e tij ne te ardhmen do te tregojne vlerat dhe antivlerat e tij. Fakti qe nuk i kerkoi popullit te falur per sherbimet qe i beri PPSH-se si krijues e zyrtar i saj, tregon se mendesia e tij vuante nga kokfortesia fshatarake shqiptare…
DRITERO DO FLASË PERGJITHMONE, NEPERMJET TITULLIT TE SHKRIMIT NAZARKO KETE BESOJ SE THOTË.
Shume shkrim i bukur, Driteroi eshte bir i Shqiperise, dhe babai i kombit!
Eshte piktori me I madh I fjaleve, eshte I mrekullueshem. Eshte vepra e artit me e arrire qe kemi.
Eshte dhe babai im, jo vetem I Elones. Tani eshte pa fryme. Deshperim I madh.
Jam shume dakort ne bote ka njerez te mire dhe njerez te liq faleminderit Nazarko per shkrimin per te pavdekshmin Dritero Agolli
Sot jane gjalle si viktima dhe krimineli(ne mos, njerezit e tyre).Mendoni pas 150 vjetesh se i gjithe helmi qe hedhim sot per figura te caktuara do jete fashitur.Driteroi si te gjithe njerezit e medhenj,nuk vlersehet tani,eshte teper heret.Tani jane gjalle te gjithe ata qe e pesuan nga diktatura(njerzit e tyre),kane helm ne shpirt.Ata jane me pak si numur ,se ata qe nuk flasin,por duke qene se shumica nuk flet ata qe hedhin helm duken shume.Dikur do vdesin edhe ata,do ngrihen nje pale te tjere qe nuk do pyesin per vdekjen e e te vdekurve ,do jene te ftohte nga gjykimi dhe do i vene gjerat ne vend,ashtu sic u vune per Skenderbeun.U deshen 500 vjet qe ai te behej ligjerisht heroi yne kombtar.Prandaj; ngadale ju qe hidhni helm ngadale dhe ju te tjeret qe perfituat,masa e madhe eshte ne mes.Masa e madhe e do Driteroin.Nazarko, Shpetimi eshte i sinqerte deri ne dhimbje ne ato qe thote.Pena e tij ka nje fuqi pergjithsuese,tej analistit.Vellai i tij Mentori ka qene nxenes i shkelqyer,e meritonte nderhyrjen,e gjithe Lushnja foli mire per Driteroin ato kohe qe ju gjend prane nje nxenesi te shkelqyer.
I ke thene te gjitha aq bukur sa s’ behet me, Shpetim i nderuar. Na la patriarku i letrave shqipe !… Na pezmatoi shpirtin largimi i Driteroit tone te dashtun. I qofte i lehte dheu i tokes nane, te ciles aq bukur, me aq dashuri e shpirt i kendoi si askush tjeter Driteroi i Madh.
Por Driteroi do jetoje nder ne se vepra e tij ndricon si diamantet. Mos u harrofte nder breza emri e vepra e Driteroit, poetit te tokes e shpirtit tone. Ngushullime familjes,e te afermve te Poetit.
Shkrimi mjaft prekes, me stilin e Driteroit, a thua se u ringjall dhe po na i tregon ai vete keto momente. E para here qe edhe komentusit ruajten etiketen e te shprehurit, fjalet e keqia nuk kane vend ne kete memorial.
Nuk te njihja per kaq te zotin…..shume bravo!!!!
Zemra me eshte bere bosh qe nga lajmi i hidhur per vdekjen e njeriut me te cilen u rritem si gjenerate pa e pare kurre drejteperdrejte. Vepra e shumellojshme e te madhit Dritero Agolli na ofronte me poetin ,me historine ,me trevat e ndryshme nga Shqiperia ! Keto dite vertete boshlleku i krijuar me lekundi gogja shume nga shpresa se do te kalojne vite e vite dhe nuk do te dali ndonje intelektual i gjithanshem si i Yni Dritero ! Shkrimi te cilin e lexova nga ju i nderuar Shpetim Nazarko dukshem me ka sheruar ashtu sikur komentimet e niveleve te larta te komentuesve ne kte qast . Ju kisha falenderuar qe me lehtesuat nga kjo dhembje ne nje ane e ne anen tjeter me shtuat shpresen se nga ky mes si nga intelektuali Shpetim ashtu dhe komentuesit shume te ngritur, do te lindin edhe te tjere intelektual te kalibrit te te pavdekshmit Dritero Agolli.