Një qytet brazilian është mbërthyer nga kaosi dhe terrori, pasi policia vendosi që të hyjë në grevë.
Mungesa e agjentëve në rrugë bëri që kjo të shfrytëzohej nga keqbërësit dhe bandat, dhe për pasojë 52 persona humbën jetën në vetëm 3 ditë.
Kjo situatë dramatike në shtetin e Espírito Santo-s, erdhi pasi forcat e policisë u futën në grevë që prej të shtunës, si pasojë e pagave të ulëta dhe kushteve të këqija të punës.
Njerëzit lëvizin me armë dhe hanxharë, ndërsa situata ka ngjallur mjaft panik në vend.
Forcat e ushtrisë janë dërguar në qytetin Vitoria-s, vrasjet janë shtuar me 650%.
Ketu brasil mo shoku eshte Tmerr Terzo mondo.