Nis restaurimi për Kishën e Labovës së Kryqit, Kumbaro: Premtim i mbajtur për një thesar të rrallë të trashëgimisë

7 Shkurt 2017, 16:28Turizëm TEMA
Nis restaurimi për Kishën e Labovës së Kryqit, Kumbaro:

Një premtim tashmë i mbajtur, restaurimi i një prej thesareve të rralla të trashëgimisë sonë kulturore, Kisha e Labovës së Kryqit, punimet për të cilën janë inspektuar dhe nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Kumbaro, e cila shoqërohej nga profesor Pirro Thomo inspektoi nga afër punimet, ku u njoh edhe me problematikat që shoqërojnë restaurimin e një objekti me kaq shumë vlera, por njëkohësisht i lënë në harresë e drejt degradimit për vite të tëra.

“Është një kishë me shumë probleme sa i përket inklinimit që ka kupola, por edhe përsa i përket vendosjes në themel. Nuk është proces i lehtë, por dua të falenderoj komunitetin dhe banorët e Labovës, me të cilët përveçse kemi qenë bashkudhëtarë për këtë projekt, janë ata që kanë meritën kryesore bashkë me Drejtorinë Rajonale të Gjirokastrës për t’u kujdesur, për ta mirëmbajtur e për ta promovuar. Meritojnë më shumë se kurrë vëmendjen e qeverisë për të sjellë në dritë jo vetëm vlerat e kishës, por edhe për të tërhequr të gjithë turistët. E pikërisht për këtë, restaurimi i kishës shkon në një plan të përbashkët me rregullimin e infrastrukturës. Ka filluar puna për rrugën, e cila do të plotësohet edhe nga pjesa e dytë, nga kthesa e Libohovës deri në Labovë. Rruga do të bëhet krejtësisht e re, dhe premtimi që u bëmë emigrantëve vjet, se rrugën do ta kenë gati për pushimet e kësaj vere, është tashmë një premtim i mbajtur”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Më tej Kumbaro tha se gjithë Bashkia e Libohovës është tashmë në qendër të vëmendjes,  ku është gati projekti për restaurimin dhe ndriçimin e kalasë së Libohovës, që është brenda një projekti më të madh atij të “itinerarit të kalave të Gjirokastrës”.

Restaurimi i Kishës së Labovës së Kryqit me një fond prej rreth 200 mijë eurosh, është një premtim i mbajtur i Ministrisë së Kulturës, jo veç për të mbrojtur trashëgiminë kulturore por edhe për zhvillimin e turizmit në këtë zonë.

Ndërhyrjet restauruese në Kishën e Labovës së Kryqit synojnë konsolidimin e objektit dhe gjithë strukturës mbajtëse të tij, që konsiston në përforcimin e themeleve dhe drenazhimin, konsolidimin dhe konservimin e muraturës dhe qemerëve, zëvendësimin e tiranta të dëmtuara apo të munguara,  restaurimin komplet të çative të hajatit dhe naosit, për të vazhduar më tej me restaurimin dyerve, dritareve, suvasë,  e deri tek ndriçimi e restaurimi i murit rrethues. Ndërhyrjet në themele do të realizohen mbështetur në sondazhet dhe  studimin gjeologjik të hartuar nga specialistë të fushës.

8 komente në “Nis restaurimi për Kishën e Labovës së Kryqit, Kumbaro: Premtim i mbajtur për një thesar të rrallë të trashëgimisë”

  1. zaho says:

    Po labovitet e amerikes ku jane?

  2. Mihallaq Mamaqi says:

    Bravo qe me ne fund vuri dore shteti

  3. labi says:

    hahahah po restaurohet edhe nje bordello haahahah

  4. arbereshi says:

    Shyqyr qe nuk u ngriten kelyshet keqberes te Janulle qelbesires

  5. zaho says:

    nje qe perdor emrin lab per te thene idiotlleqe vec ofendon kete emer te nderuar

  6. Adelina Greca says:

    Kumbareshe … Mos harro pllaken e Sulltanit dhe ruaj mustaqet se le nam. Ne te gjitha vrimat te duket leshi

  7. b says:

    bravo me ne funde shteti vuri dore te gjitha kishat ortodokse dhe katoliket te restauroen jane historia e atdheut ton ..une jam lab jam ortodoks jam katolik ..kurse ti qe i thua vetes lab nuk je mor mbeturine islamike

  8. Servet says:

    E para per b qe e quan veten ortodoks dhe katolik njeheresh e ka gabim sepse je o ortodoks o katolik dhe e dyta nuk mund te quhet premtim i mbajtur sepse e fillove tani per fushate sic keni filluar shume gjera ne Shqiperi keto ditet e fundit dhe po i quani premtim i mbajtur ,por premtim i mbajtur mund te quhet kur te mbarojne (deri tani nuk keni perfunduar asnje) por besoj do i lini ti perfundoni kur te vijne votimet tjera po qe se do jeni ne pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje