Dhjetëra gjyqtarë dhe prokurorë nuk justifikojnë me dokumentacion ligjor një pjesë të pasurive të paluajtshme, huamarrjeve dhe llogarive bankare. Në zbatim të ligjit të Vetingut, Inspektoriati i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, ka nisur prej disa ditësh procedurën e kontrollit të pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve, sipas përparësisë të parashikuar në ligj.
Nga hapja e dosjeve të para të pasurive, janë konstatuar mungesa të theksuara në dokumentacion, kryesisht për justifikimin e pasurive të paluajtshme, të deklaruara para dhe gjatë ushtrimit të detyrës.
Ashtu siç edhe paralajmëroi vetë Unioni i Gjyqtarëve, në fund të vitit të kaluar, në kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e ligjit të Vetingut, një pjesë e njerëzve të drejtësisë nuk vërtetojnë dot ligjshmërinë krijimit të pasurive.
Edhe pse inspektorët e ILDKP kanë nisur verifikimin e një numri të kufizuar deklaratash pasurie, nisur nga intensiteti i konstatimeve të problematikave të para, numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve që mund të penalizohen për shkak të mungesës së dokumentacioni ligjor për justifikimin e pasurisë, pritet të jetë i lartë. ILDKP do të ketë 180 ditë kohë për të kontrolluar vërtetësinë e të gjitha deklaratave të pasurisë. Krahas kontrollit, ILDKPI do të kalojë një kopje të të gjitha dosjeve të pasurive në duart e vëzhguesve ndërkombëtarë, të cilët do të jenë prokurorë dhe gjyqtarë nga SHBA dhe Evropa.
Të gjitha gjetjet e konstatuara nga inspektorët e ILDKP, së bashku me mendimet dhe provat që do të paraqesin prokurorët dhe gjyqtarët e SHBABE, për çdo dosje pasurie të kontrolluar, do të reflektohen në një raport, i cili do t’u përcillet organeve të Vetingut.
Në fund të raportit, për çdo gjyqtar apo prokuror, ILDKP do të konstatojë nëse deklarimi i pasurisë është i saktë, nëse ka mungesë të burimeve financiare, është kryer fshehje e pasurisë, është kryer deklarim i rremë apo subjekti gjendet në situatën e konfliktit të interesit. Shkalla e parregullsive dhe e pasurisë së pajustifikuar do të jetë përcaktuese për fatin e gjyqtarit apo prokurorit.
Pamundësia e gjyqtarëve dhe prokurorëve për të paraqitur dokumente për ligjshmërinë e pasurive është parashikuar në ligjin e Vetingut. Pika 2 e nenit 32 të ligjit të Vetingut, parashikon që nëse gjyqtari apo prokurori është në pamundësi objektive për të disponuar dokumentin që justifikon ligjshmërinë e krijimit të pasurive, duhet t’i vërtetojë institucionit të rivlerësimit se dokumenti është zhdukur, ka humbur, nuk mund të bëhet përsëri ose nuk merret në rrugë tjetër. Ligji parashikon që do të jenë institucionet e vlerësimit, ato të cilat do të vendosin nëse mosparaqitja e dokumenteve justifikuese është për shkaqe të arsyeshme.
Mësohet se jo të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët kanë zbarkuar udhëzimin e ILDKPI, të datës 10.10.2016, për mënyrën e deklarimit të pasurive, në pronësi, posedim dhe përdorim, burimet e krijimit të tyre, detyrimet financiare etj. Ky udhëzim me 28 pika, përcakton modalitetet e plotësimit të deklaratës së pasurisë dhe justifikimin me dokumentacion ligjor.
Përpos të tjerave, subjektet e vlerësimit duhet të paraqisnin pranë ILDKP edhe kontratat e lidhura dhe kolateralin e vënë si garanci për kreditë, kusht që jo të gjithë e kanë plotësuar. Po ashtu, duhet të paraqisnin dokumentacionin e plotë ligjor, lejen e ndërtimit, preventivin, situacionin e plotë të dhe shpenzimeve të kryera për ndërtimet, ndërtime, shtesat ose rikonstruksione të pjesshme ose të plota për banesa ose çdo ndërtim tjetër. Ata duhet të vërtetonin huamarrjet dhe huadhëniet, pasuritë e paluajtshme, të luajtshme, likuiditetet etj.
Në muajin nëntor të vitit të kaluar, Unioni Gjyqtarëve të Shqipërisë, në një dokument prej 30 faqesh drejtuar Gjykatës Kushtetuese, deklaronte se gjyqtarët dhe prokurorët e kishin të të pamundur për të justifikuar pasuritë që nga rënia e sistemit komunist.
“Provimi i burimeve të ligjshme për pasuri të vëna përpara detyrës për të dhe për familjarët, është një kërkesë që nuk plotëson asnjë qëllim, por thjesht kërkon të penalizojë subjektet, për pamundësinë e tyre për të gjetur dokumente. Dhe një rrezik i tillë është real, duke patur parasysh kohën e gjatë që mund të ketë kaluar që nga krijimi i pasurisë, rrethin e subjekteve të deklarimit, faktin që familjarët, apo subjektet mund të kenë punuar në emigracion të pasiguruar, apo faktin që ekonomia shqiptare ka qenë informate dhe pavarësisht punës së ndershme, të ardhurat nuk mund të provohen dhe të klasifikohen edhe ligjërisht si burime të ligjshme fitimi pavarësisht se, nuk kanë rrjedhur fare nga detyra, apo abuzimi i subjektit me të”, pretenduan gjyqtarët.
Konstatimet e ILDKP
Pasuritë jashtë vendit, sfida kryesore e ILDKP
Me fillimin e procesit të verifikimit, një nga sfidat më të vështira të ILDKP do të jetë gjurmimi dhe konstatimi i pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve jashtë vendit. Ligji i Vetingut parashikon që nëse subjekti i rivlerësimit ose personat e lidhur kanë pasuri jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, ai paraqet deklarimet bankare të viteve të fundit, të dhënat e fundit mbi regjistrimin e pasurisë ose dokumente të tjera që tregojnë vlerën e pasurive që ndodhen jashtë shtetit. Por, numri i subjekteve që kanë deklaruar pasuri jashtë vendit është i papërfillshëm. Në këto kushte, është detyra e ILDKP dhe hetuesve të SHBABE, për zbulimin e pasurive të fshehura jashtë vendit.
Procedura e kontrollit të pasurive
Ne rruge ndyresirat,jasht nga sistemi te cilin e kane shkaterruar per 25 vjet.Te bredhin rrugeve se ashtu e meritojne plehrat.Askujt nuk i vjen keq per ta te jini te sigurt per kete.
Duhet te presim dhe 6 muaj , pastaj nxjerrin ca ligje te tjera dhe 3 muaj , edhe 6 muaj , do ta shtyjne dhe vitin 2017 me verifikime .