Intervista e montuar e Rezart Taçit? E sigurtë është që nuk ndodhet përballë gazetarit

8 Shkurt 2017, 20:26Sociale TEMA

Lajmi i fundit për Rezart Taçin është se ai është i arrestuar nga autoritet zviceriane për një problem mashtrimi me një kompani me bazë në Zvicer dhe ndiqet në gjendje të lirë, por me detyrim qëndrimi në Zvicer.

Dje u shpërnda një intervistë e tij me një televizon katundi që nuk e njeh askush, por ajo që ishte interesante, ka të bëjë me vetë faktin se ku është marrë intervista.

Gazetari e prezanton atë si një intervistë e marrë në një hotel luksoz në Itali, por e gjithë intervista nga fillimi në fund ngjan e montuar.

Pra gazetari del gjithnjë në një plan me vete dhe Rezart Taçi në një plan me sfond të errët nga pas, që nuk është i njëjti mjedis me gazetarin. Më së pakti pamja nga pas Rezart Taçit, të ngjan me një hotel luksoz, ose së paku duket qartë se gazetari nuk e ka përballë intervistuesin. Kjo nuk gjendet në asnjë sekuencë të intervistës deri në fund.

Fakti që Rzarat Taçi ka nevojë të japë një intervistë në një ekran që ka gjithësej 11 mijë shikime, sa portali më i humbur shqiptar, tregon se më së shumti ka nevojë të tregojë që nuk është i dënuar por i lirë.

Më shumë se kushdo e tregon ky montim që u shpërnda në shtypin shqiptar si interviste nga nje hotel luksoz.

2 komente në “Intervista e montuar e Rezart Taçit? E sigurtë është që nuk ndodhet përballë gazetarit”

  1. buj says:

    ueee c`montim i dobet, po per car i duhet erseksit t`vogel??. qeka boss jeton per punen, te kete zyre, vartes, njerez qe gjenerojne pune kurse ky vetem jep mend se si ti bojn punet … paska qejf naften,. eh sa qejf kan ate te shkrete… fantazus ky quni, po kallom, kallom do?!.

  2. ceni says:

    Paska filluar te qi-het ne by-the, keshtu duket nga e folura, nuk eshte cudi te jete ne ndonje biruce…ha ha ha, palaco, legen dhe genjeshtar i papare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje