Monitoruesit Ndërkombëtarë në terren, gati filtri për "Vetting"-un. Shefja e Operacionit takon Ramën, Metën dhe ambasadorët Lu dhe Vlahutin: Si do ta "shkundim" drejtësinë...!

8 Shkurt 2017, 11:23Politika TEMA

Dje ka mbërritur në Tiranë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Bëhet fjalë për drejtoreshën e zgjerimit ne Komisionin Europian, Genoveva Ruiz Calavera, e cila është shefja e Operacionit Ndërkombëtar te Monitorimit dhe 3 anëtarë te këtij misioni, të cilët janë nga Gjermania, Italia dhe Austria ne mbrëmje arrijnë ne Shqipëri.

Në një takim informal me gazetarët ditën e sotme, ajo ka njoftuar se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, sa i takon çështjes së vetingut, do të ketë rol vetëm këshillues dhe jo vendimarrës.

Do jemi të rreptë në zbatimin e kritereve të ligjit.

Nëse do ketë rrjedhje informacioni nga punonjësit tanë, ata do largohen menjëherë.

Me të mbaruar afati i dorëzimit të aplikimeve te Avokati i Popullit, do fillojmë nga puna për të parë dosjet e secilit kandidat.

Pak javë më vonë pritet të vijë edhe pjesa tjetër e stafit që do kompletojë gjithë OMN”, tha Genoveva Ruiz Calavera.

Kjo e fundit më herët ajo ka pasur edhe një takim me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Kuvendit Ilir Meta, por edhe me ambasadorët e SHBA dhe BE në Tiranë, Donald Lu dhe Romana Vlahutin.

1 komente në “Monitoruesit Ndërkombëtarë në terren, gati filtri për “Vetting”-un. Shefja e Operacionit takon Ramën, Metën dhe ambasadorët Lu dhe Vlahutin: Si do ta “shkundim” drejtësinë…!”

  1. Spartaku says:

    Kemi shpresa te medha te ky oganizem ( OMN),se mund te na sjelle pranveren ne shqiperi.Rete e zeza qe kane zene qiellin e shqiperise,nuk po na lene te jetojme te qete,te sigurte pa le te lumtur.Gjyqetaret dhe politikanet e korruptuar dhe kriminel duhete largohen menjehere dhe te denohen me burg,ashtu siç kane denuar popullin ton per 25 vjete rreshte.Kemie besim te SHBA-ja dhe BE-ja,se do vije nje dite e mire per shqipetaret,duke zhdukur klanet e Pd-ke si parti fashiste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje