Sosnovska është një fshat në Siberi, ku gjatë dimrit temperaturat mund të arrijnë gjer në minus 30 gradë.
Por, kjo nuk e ka penguar aspak një prej banorëve të saj, që të ndërtojë një kishë, të gjithën prej akulli.
Alexander Batyokhtin punoi çdo ditë për ndërtimin e saj, pasi fshati i tij nuk kishte një vend ku të mund të kryenin ritualet fetare.
Ai tha se puna nuk ishte e vështirë, por sfida më e madhe, ishte veshja e altarit me ikona dhe vendosja e një kryqi në çati.
“Është thjesht një vend, ku njerëzit të vijnë dhe të thonë një lutje, ose të mbajnë kreshmë për njëfarë kohe, e pastaj të largohen.” Tha Batyokhtin.
Administratori i fshatit të vogël Siberian, tha se kisha ishte shumë e rëndësishme për shpirtrat e banorëve, ndonëse do të ishte aty për pak kohë, deri në ardhjen e verës.