Nga Tirana vijojnë sulmet ndaj Donald Lu, me shkrime të paguara. Por “dashuria” për të ka arritur edhe në Kosovë: E duam dhe ne një si ai, për cubat tanë

10 Shkurt 2017, 10:26Politika TEMA

Nga Tirana vijojnë sulmet ndaj ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, me shkrime të paguara.

Këtë radhë është zgjedhur një gazetë e dorës së dytë në Uashington, “washington Times”.

Në shkrim thuhet se Donald Lu po destabilizon Shqipërinë, duke përcaktuar humbësit dhe fituesit.

Më tej ai cilësohet si “sorosion”.

Nga akuzat, nuk është e vështirë të kuptohet se shkrimi është përgatitur në Tiranë.

Por kush është autori i këtij shkrimi?

Ai nuk është gazetar, por thjesht një tjetër kontributor, që quhet L. Todd Wood.

Profesioni i tij? Ish-pilot helikopterësh.

Ndërsa gazeta, pavarësisht emrit pompoz, nuk është e famshmja “Washington Post”, por një gazetë e vogël lokale.

Ajo është përdorur disa herë për shkrime të porositura për politikën e brendshme në Shqipëri.

Shkrimi vjen pasi Departamenti i Shtetit reagoi sërish, duke deklaruar mbështetjen për Donald Lu.

Por, ndërsa këto dy ditë ka pasur sulme me shkrime dhe komente të paguara, njerëzit në Shqipëri mendojnë ndryshe për Donald Lu.

Madje, jehona e luftës së tij kundër politikanëve dhe gjyqtarëve e prokurorëve të korruptuar, ka prekur edhe Kosovën.

Ardian Haxhiaj shkruan në një koment, se edhe Kosovës i duhet një Donald Lu.

Faktet kokëforta historike na tregojnë se që nga ndërtimet e shteteve tona (Shqipërisë para më shumë se një shekulli dhe Kosovës para një dekade), kanë qenë faktorët dhe rrethanat e jashtme gjeopolitike ato që kanë ndikuar drejtpërdrejtë në zhvillimet e brendshme, aq sa roli i shoqërive shqiptare këndej e andej kufirit ka qenë shumë i vogël. Të kujtojmë vetëm kohën kur Serbia e zbatonte “Zgjidhjen Finale” me spastrimin etnik të Kosovës (1999), ndërkohë që u desh ndërhyrja e Perëndimit dhe e Amerikës përmes NATO-s për ta shpëtuar qenien biologjike, sociale dhe më vonë politike të shqiptarëve të Kosovës. Pa projektin amerikano-evropian për shpëtimin e Kosovës nga masakra serbe dhe për bërjen e shtetit, me fat do të konsideroheshin ata që do ta kishin shpëtuar kryet të degdisur nëpër botë, ndërkaq që të tjerët do t’i kishte përlarë holokausti. Madje Kosova, njëherë për njëherë, as nuk mund të paramendohet pa praninë ndërkombëtare të forcave të sigurisë dhe të institucioneve të tjera juridike dhe politike. Ky është realiteti të cilën e dinë edhe oligarkët-kriminelë. Duhet ta dimë dhe ta pranojmë se jemi shoqëri e vonuar në procese dhe se si shoqëri ende nuk kemi takat ta trembim macen prej përsheshi. Paramendoni kur një shoqëri nuk mund të çlirohet nga një grusht oligarkësh-kriminelë me mentalitet cubi e sharlatanë, që në konditat normale të një shoqërie me nocione të qarta juridike dhe demokratike, karriera e më të mirëve prej tyre do të ishte pozita e ndonjë mësuesi katundi, ndërkaq që shumica e të tjerëve do ta bënin jetën e zakonshëm të miletit.

Paramendojeni një Shqipëri të pavarur si shtet më shumë se një shekull, të cilën e sundojnë oligarkët-kriminelë nëpër shumicën e periudhave të saj të historisë shtetërore. Asnjëherë shoqëria shqiptare e Shqipërisë nuk ka mundur ta ndalë vetë të keqen, por kanë qenë rrethanat e jashtme përcaktuese të ndryshimeve eventuale. Në qoftë se oponentët e Ahmet Zogut e kanë quajtur “satrap” gjatë kohës së tij si mbret të Shqipërisë, rënien e tij e ka mundësuar pushtimi italian e askush tjetër. Në qoftë se shoqërinë shqiptare e kanë mbajtur të mbërthyer në varfëri, mjerim e terror gjatë epokës së komunizmit, prapë kanë qenë rrethanat e jashtme ato që e kanë cofur komunizmin dhe establishmentin komunist në Shqipëri. Komunizmi në Shqipëri u përmbys atëherë kur është përmbysur ideologjia komuniste në mbarë botën dhe kur komunizmi është kalbur vetvetiu. Ndërkaq tash, në epokën e integrimeve evropiane, prapë se prapë shoqëria shqiptare nuk ka elan dhe forcë të organizimit për t’i përmbysur oligarkët-sunduesit e vet, por shpresat janë të varura përsëri te faktorët e jashtëm. Në Shqipëri është dashur që për formatizimin demokratik të institucioneve dhe të shtetit shqiptar të ndërhyjë në formën e administratorit ndërkombëtar ambasadori i një vendi mik dhe të fuqishëm, hija e të cilit e mbanë gjallë nga ndikimet gllabëruese anti-Shqipëri. Prandaj Ambasadorin Lu shoqëria shqiptare (edhe këndej në Kosovë) e sheh si shpëtim për dekriminalizimin, jo vetëm të drejtësisë shqiptare, por edhe bërjes së Shqipërisë shtet funksional. Shoqëria shqiptare ende nuk ka takat t’i mund oligarkët-kriminelë të veshur me pushtet. Shoqëria shqiptare në Kosovë dhe në Shqipëri ende është nën psikozën bizantino-otomano-komuniste në raport me sunduesit.

Krejt njëjtë është momentumi i shoqërisë në Kosovë, që nuk ka takat për t’i mundur cubat. Prandaj, njëherë për njëherë, e vetmja shpresë është që ta kemi edhe ne një ambasador Lu në Kosovë”, shkruan ai.

10 komente në “Nga Tirana vijojnë sulmet ndaj Donald Lu, me shkrime të paguara. Por “dashuria” për të ka arritur edhe në Kosovë: E duam dhe ne një si ai, për cubat tanë”

  1. alphade says:

    Te gremisen te gjithe sistemi gjyqesor ne fillim dhe pas i gjithe
    sistemi politik duke i zevendesuar me te rinj me dy kushte afte-
    sine dhe ndershmerine per te drejtuar ,te gjithe keta elemente
    qe kane mbaruar shkollat ne Perendim,por te mos jene ” infektu-
    ar” , sic tipa te tille si Bogdani ,Bojaxhiu,etj. qe me gjithese kane
    mbaruar shkollat ne Perendim ,bile kane edhe nenshtetesi te huaj
    por fatkeqesisht jane te infektuar nga politikanet e tanishem mafio-
    ze dhe kane marre veset e tyre duke i sofistikuar me teper mafiozlle-
    qet e tyre per te vjedhur, mashtruar dhe grabitur ….!

    1. Albanistan em i dashtun says:

      Kur skupton dhe ske nivelin per arsyetim hapi rrugen tjetrit.

      E kunderta eshte e vertete, eshte pikerisht klasa politike me fuqi e korruptuar, Meta, Rama, Nishani, dhe me rastin tone I gjithe Parlamenti mafjoz e matrapaz, ajo qe duhet to eleminohet e cila lind dhe ushqen nje sistem gjyqesor to korruptuar.

      Vetingu fillohet nga Gjeneralet ose sic i njohim peshkaqenet dhe jo me ushtaret one cecenet si I njohim me.

      Ja pse LuLu basha eshte nje fllucke sapuni.

      90% e shkrimit nga nje is- pilot edhe pse I paguar eshte e vertete.o kamunistat e djadhit.

    2. Saba says:

      Te lumte zoti ambasador shpresojm se ju bashk me shba do ti shkulni njer e pergjithmon keto kriminel.

  2. apokalips says:

    Kjo periudhe e eger tranzicioni ishte nje mesim i mire per shqiptaret , sepse vertetoi katerciperisht se politikanet ….nuk duhen gjetur nga rruga ,dhe aq me keq njerez qe vijne nga mjerimi.
    Politika kerkon kuadro te mirfillta te pregatitur ne shkolla politike , atdhetare per vendin e tyre dhe fisnike nga prejardhja gjenetike familjare.

    Nuk ka se si te ndodhe ndryshe,….. qe nje njerez qe nuk kane mbushur njehere barkun me buke dhe qe skane lidhje me politiken, te vendoset ne poste te larta politike te vendit ku levizin gjithe financat e shtetit ku keta injorane ( kujtojne se i kane te tyret ) meqene se jane ne keto vende drejtuese.

    Dhe pikerisht keto jane pasojat qe ne po vuajme sot ,si nje shoqeri e kalbur, e drobitur deri ne kufijte e fundit te ekzistences, nje shtet i neveritshem ne syte e opinionit nderkombetar.

    Me thoni cilet politikane te europes do ta katandisnin shtetin e vet deri ne kete fare feje ,qe te mos kishin as keqardhjen minimale per qytetaret e vet ,te cilet po ata i ndriten kaq lart ufffffffff sa ka per te folur per kete teme por qe te mos e zgjas I UROJ AMBASADORIT DONALD LU DETYRE TE MBARE ,DHE TE MOS TERHIQET NGA PRESIONI I DISA LECKAVE PA DINJITET ,QE S’KA RESPEKT AS SHTEPIA E TYRE PER TA ,DHE JO ME NJE SHTET I FUQISHEM DHE DEMOKRATIK SI AMERIKA.

  3. Bushi says:

    Donald Lu,eshte ambasadori me i mire deri sot.Ai ka dhene dhe po jep akoma nje kontribut te madhe ne demokratizimin e vendit ton.Ai ka perkrahur pa hezitim reformat qe jane ndermare ne shqiperi,sidomos ate ne drejtesi.Armiqet,kriminelet dhe hajdutet ne pushtet,nuk e duan Ambasadorin Lu se po jep perkrahjen e tij shume te madhe ne luften kundra gjyqetareve e politikaneve te koruptuar..Per kete i gjithe populli shqiptare prograsist, e perkrah dhe e falnderon zotin Lu.

  4. sadedin Çeliku says:

    Sulmet ndaj ambasadorit amerikan jane te padrejta e shume te turpshme.Opozita por edhe nga ato qe jane pjese e maxhorances dhe hiqen sikur e duan reformen e drejtesise jo vetem qe paguajne por kane filluar te lobojne permes mercenareve edhe ne SHBA.Arkitektet do dalin bllof me sipermarrjen e tyre tinzarqare.

  5. bariu says:

    Donalt Lu te rroje sa malet,se eshte puna e palodhur e tij ,per te vendosur njehere e mire ne Shqiperi ,sistemin e drejtesise.Mafiozet e perhershem ,Berisha dhe Meta,ti largohen me turp ketij vendi.Ptuu!

  6. albaniafirst says:

    I dhjeri te shan, thote populli I mencur shqiptar.

  7. ani says:

    Ambasadori Lu ! Te lumte goja e mendja e Zoti te dhente shendet ! Rrofshin Shtetet e Bashkuara te Amerikes ! Shqiperia ka marre fund dhe me vjen keq se kemi nje vend te mrekullueshem!

  8. . says:

    z Lu do te mbahesh mend nga shqiptaret si nje hero ,per te drejtat e ketij populli te shumvuajtur nga banditet e ish qeveris dhe sistemit te xhdrejtesis se korruptuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje