INTERVISTA/ Ish-zv.kryeprokurori Dervishi: Kandidat për organet e "Vetting"-ut. Dëshiroj të kontribuoj tek Prokuroria Speciale, ose Byroja e Hetimit

11 Shkurt 2017, 13:06Politika TEMA

Në një intervistë për “TemA” ish-zv.Prokurori i Përgjithshëm në fillim të viteve ’90 Fatos Dervishi rrëfen arësyet e aplikimit të tij për të qënë pjesë e organeve të Vetting-ut në Shqipëri.

Për gati 20 vite me banim në SHBA, me një karrierë të pasur profesionale në fushatën e avokatisë, Dervishi i është përgjigjur apelit tëe autoriteteve shqiptare dhe aty ndërkombëtare për t’u rikthyer dhe kontribuar për implementimin e reformës në drejtësi në Shqipëri.

Ai e vlerëson me nota maksimale këtë reformë, produkt i ekspertëve e politikës shqiptare me mbështetjen e fortë të SHBA dhe BE, dhe beson se drejtësia e re që do të vendoset në Shqipëri do të jetë një shpresë për shqiptarët.

Duke vlerësuar “sitën” e Vettingut për të gjithë kandidatët nën monitorimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë si mjaft të domosdoshëm, Dervishi thotë se do të kishte dëshirë që kontributin e tij ta jepte te Prokuroria Speciale SPAK ose tek Byroja Kombëtare e Hetimit. N

dërsa, duke u përgjijur për precedentët e dënimit të zyrtarëve shumë të lartë për korrupsion në Kroaci dhe në Rumani, Dervishi thotë se përvoja e vendeve të rajonit, do të jetë një ndihmësë dhe për Shqipërinë në zbatimin real të reformës në drejtësi. Sipas tij, përvoja që vetë ai ka përfituar në SHBA, do jetë një mundësi më shumë për të dhënë gjithçka në drejtësi.

Përfshirja juaj në listën e kandidatëve për organet e Vetting-ut, tregon se është shtuar besimi se në këtë vend mund të bëhet drejtësi?

Qyetarët shqiptarë mund ta ndjejnë këtë besim për shkak të kalimit të reformës në drejtësi, si një dëshirë për të bërë drejtësi dhe që të shikojnë një rezultat të vërtetë. Ashtu si dhe ne të tjerët, që nuk ndodhemi në Shqipëri fizikisht për me mendje gjithnjë, dhe që kërkojmë dhe jemi gati të japim kontributin tonë për Shqipërinë, nën moton që ka thënë dhe Presidenti Kenedi: “çfarë ti mund të bësh për vendin tënd”.

Kjo ishte dhe arësyeja që aplikova për të qënë pjesë e organeve të “Vetting”-ut për vlerësimin dhe rivlerësimin e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë. Në të njëjtën kohë iu përgjigja edhe thirrjes që kanë bërë zyrtarisht autoritetet shqiptare dhe ato ndërkombëtare, të cilët kanë kërkuar që “cilido që është patriot dhe do që të kontribuojë për vendin, ky është momenti”.

Mendoni se me implementimin e Reformës në Drejtësi mund te pastrohet sistemi i drejtësisë në Shqipëri dhe a do arrihet të bëhemi të krahasueshëm me vendet e tjera?

Patjetër që po. Me qëllim që ligji të zbatohet në mënyrë uniforme, njëlloj dhe i barabartë për të gjithë shqiptarët, të çfarë kategorie apo niveli zyrtar qoftë ai. Kjo mënyrë e të bërit drejtësi do t’i japë shanse vendit dhe qytetarëve që do të shkojnë në gjykatë dhe prokurori se do të gjejnë një zgjidhje të drejtë dhe ligjore për problemin dhe hallin e tyre. Që do gjejnë një zgjidhje që nuk do të këtë asnjë ndikim nga faktorë politikë dhe ekonomike, por vetëm nga parimet juridike dhe bindjen e brendshme të njerëzve që bëjnë drejtësi, të bazuar në ligje dhe në prova. Por që është dhe më kryesore, do të gjejnë një drejtësi të bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Jetoni prej shumë vitesh në SHBA, pas një përvoje jo fort të shkurtër si numri dy i Prokurorise Shqiptare. Mendoni se përvoja juaj mund të ndikojë sadopak në zbatimin me rigorozitet sipas ligjit të Reformës, kuptohet nëse do jeni pjesë e trupës?

Patjetër që po. Por të kuptohemi drejt. Unë jetoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Nju Jork prej 19 viteësh, ku kam një jetë shumë të mirë. Kam zyrën time të avokatisë dhe një jetë shumë të mirë dhe të përkushtuar profesionale.

Në këtë këndvështrim, nisma që mund të ndërmarr është një lloj sakrifice për jetën që unë kam ngritur këtu përgjatë gjithë këtyre viteve, me gjithë familjen time. Por kur kjo sakrificë shkon në dobi të vendit ku unë linda dhe nga ku erdha në SHBA, është me të vërtetë një sakrificë e këndshme dhe që më bën të ndjehem shumë mirë.

Dëshira ime më e madhe që të kontribuoj në Sistemin e Prokurorisë, të cilin unë e njoh shumë  më mirë sidomos në Prokurorinë Speciale (SPAK) ose në Byronë Kombëtare të hetimit. Do ishte shumë më mirë një kontribut i imi këtu, bazuar dhe në përvojën e gjatë që kam. Por tani që po flasim jemi shumë larg.

Pasi hapi i parë shumë i rëndësishëm dhe shumë i domosdoshëm është që të bëhet “Vetting”-u për të gjithë trupën e gjyqtarëve dhe prokurorëve që do të zgjidhen në organet e implementimit të reformës në drejtësi. Eshtë me një rëndësi të veçantë ky proces dhe po themi që të bëhet përcaktimi i saktë se kush e meriton të qëndrojë në sistemin e drejtësisë, përmes një auto-Vetting-u dhe kalimi në një “filtër” shumë të hollë të të gjithë gjyqtarëve, prokurorëve dhe njerëzve të interesuar për të punuar dhe kontribuar në sistemin e drejtësisë. Filtër që do të bëhet nën monitorimin e rreptë të partnerëve tanë ndërkombëtarë, veçanërisht SHBA dhe BE.

Pastaj mund të flasim me detaje, për rolin që do të ketë gjithkush që kalon me sukses “Vettingun” në implementimin e reformës në drejtësi dhe krijimin e një sistemi drejtësie në Shqipëri që të jepet me të vërtetë drejtësi bazuar në ligj, Kushtetutë dhe përvojës më të mirë të partnerëve tanë ndërkombëtarë.

Mbështetja e partnerëve tanë ndërkombëtare, veçanërisht e SHBA dhe BE ka qenë shumë e madhe dhe vendimtare për reformën në drejtësi. Është një avantazh për ju përfshirja në jetën dhe zhvillimin amerikan në tërë këto vite?

Patjetër që është një avantazh. Dhe është një ndihmesë e madhe nëse unë do të jem pjesë e implementimit të reformës në drejtësi.

Përvoja kroate, rumune dhe e vendeve të tjera të rajonit që kanë arritur dhe në majat më të larta të pushtetit për dënimin e korrupsionit, mendoni se mund të arrihet dhe në Shqipëri pas implementimit të reformës në drejtësi?

Përvojat e vendeve të tjera në rajonin tonë do të ndohmojnë shumë Shqipërinë në implementimin e këtyre ligjeve të reja që kanë pasur bekimin e vendeve të BE dhe të SHBA-së.

Po ju pyes dhe njëherë, mendoni se ka ardhur koha që të vini në Shqipëri për të kontribuar?

Mendoj se ky është momenti i duhur./TemA-m.a.

Kush është Fatos Dervishi, sipas Wikipedia-s:

Fatos Dervishi ka qenë Zëvendës Prokurori Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë nga viti 1994 deri në vitin 1998.

Gjatë kohës që ai ishte në detyrë ka hetuar shumë çështje të rëndësishme, siç janë çështja “Nano”, çështja e 5 Minoritarëve, çështjen “Arsid” si dhe një numër të madh çështjesh të tjera.

Në vitin 1998 ai emigroi në ShBA dhe u vendos në New York.

Në shkurt të vitit 2006 ai kaloi provimin e avokatisë në shtetin e New Yorkut. Ai është Partner në Firmën Ligjore “Dervishi, Levine & Morgan, P.C.”, firme kjo që ushtron praktikën e saj ligjore në qytetin e New Yorkut. Zoti Dervishi ka dhe dy partnerë të tjerë të cilët quhen Jared T. LEVINE dhe Duane R. MORGAN. Kjo firmë është një firmë ligjore që merret vetëm me dëmtime personale.

Firma e Z. Dervishi ka qenë, është dhe do të jetë në shërbim te komunitetit shqiptare në shtetin e New Yorkut si dhe më gjerë. Deri tani zoti Dervishi dhe partneret e tij kanë punuar si avokate tek firma ligjore “lipsig, Shapey, Manus & Moverman, P.C.”.

Që nga data 23 shtator 2008 ai së bashku me dy partneret e tij Z. Levine dhe Z. Morgan themeluan dhe krijuan firmën e tyre ligjore.

Të gjithë shqiptarët kudo qe janë në shtetin e New Yorkut apo në shtete të tjera janë të mirëpritur të drejtojnë pyetje dhe te kërkojnë konsultime.

Numri i ri i revistës “Forbes” i ka kushtuar një faqe avokatit shqiptar Fatos Dervishi. Nën okelion” Liderat e Ligjit në Nju Jork” revista ka titullin: “ Përkushtim i pa ndalshëm ndaj klientëve të lënduar dhe familjeve të tyre”.

Sipas “Forbes” nënvizohet se: ”Fatos Dervishi ish –zv/Prokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë, është diplomuar për Ligj në Shkollën e Ligjit në Pace University. Është pranuar të ushtrojë profesionin si avokat në Shtetin e Nju Jokut. Ai, gjithshtu është pranuar të praktikojë ligjin para Gjykatës Supreme të SHBA-se”.

36 komente në “INTERVISTA/ Ish-zv.kryeprokurori Dervishi: Kandidat për organet e “Vetting”-ut. Dëshiroj të kontribuoj tek Prokuroria Speciale, ose Byroja e Hetimit”

  1. Devolliu says:

    Do hetoje Agron Musarain ky ?

    1. Bushi says:

      Devolli! Ne qofte se Fatos Dervishi,eshte i zoti,le te hyj ne forumet e vetingut.Nqs ai eshte i zoti te arrestoi Sali Berishen dhe Adriatik Llallen,do jete nje nga me te medhenjet,dhe do t’i behet lapidar.Populli eshte merzitur shume nga shushunjat e zeza te pd-ke,me ne krye Sali Berishen dhe Lulezim Bashen.

    2. Ferit says:

      Fatos Dervishi ka treguar me vepra se eshte gjygjtar i manipulueshem nga pushteti politik prandaj nuk ka sturen e gjygjtarit te pavarur dhe te besueshem per dhenje drejtesie

    3. Erion says:

      Fatos Dervishi ka treguar me vepra se eshte gjygjtar i manipulueshem nga pushteti politik prandaj nuk ka sturen e gjygjtarit te pavarur dhe te besueshem per dhenje drejtesie

  2. sapa says:

    Pse mo shoku nuk ke vjelle asnjehere ti qe pretendon kete gje?

    1. Spartaku says:

      Sapa! Une kame tjter mendim.Ai (DERVISHI) le te vije e te punoi ne organet e drejtesise,por mendoje qe duhet te vije edhe ZEF BROZI,I CILI PER MENDIMIN TIM ESHTE NJE JURIST SHUME I PERGATITUR,BESNIK NDAJ POPULLIT TE TIJ,DHE I DREJTE PER DREHTESI.Kame ndjekur vazhdimisht shkrimet e tij,dhe me kane krijuar bindje e nje njeriu te afte,dhe se do beje diçka per popullin e zhgenjyer shqipetare.

  3. Nik says:

    Ti ke qene pjesr e skuadres se Sales..po te jene Amerikanet sy lesha te vendosin ty ne ate grup..ne te njohim mire ti je ushtar i Saliut.

  4. Dajti USA says:

    Fatos Dervishi eshte ish tartabiq i Saliut,rezymeja e mesiperme nuk ka asnje vlere,ne qe jemi ne USA i dime si fuksionojne gjerat,avokat si ky morri i Saliut ka me shumice ketu.

  5. tropojanic100 says:

    ky duhet te jete shume i afte,sa libra paska lexuar qenka bibliotekar..i madh ky bobi aq sa nuk ka bo hajr ne usa per 20 vjet do me ardh me marr noj rroge me te mire mos te punoj me pastrues ne usa ,nga shqiperia kush e kush te iki me pare perveçse politikaneve tane,ky tipi 20 vjet atje dhe vjen ketu?? te vije deputet si ed selami ndryshon puna ben 4 vjet pall ketu heq pak merzine po pate per albanistanin por tjeter….?? pff

  6. Dajti USA says:

    Ja dhe morri i Saliut,pale na paska dhe firme ligjore ne USA,firma ligjore si kjo e ketij tartabiqi ketu ka me tonelata,puna eshte sa klient ke,fakti qe ushtari i kriminelit nga Vicidoli do qe te kthehet tregon se firma e tij nuk i vlen askujt.

  7. Alidemsi vjeter says:

    Fuck you Fatos i Sales.Kam vetem besim po te vije Zef Brozi ,qe e ka treguar vehten se cili eshte ne detyren qe kishte.

  8. Alidemsi vjeter says:

    Fuck you “Fatos i Sales”.Kam vetem besim po te vije Zef Brozi ,qe e ka treguar vehten se cili eshte ne detyren qe kishte.

  9. skela says:

    ky lango ben punen e sekserit tek ca avukate qe meren me aksidentet ne pune dhe itrajton shqiptaret njesoj si ne shqiperi (kur te mbaroje procesi sa do me ja pesh mua) ky vodhi ne kohen e sales dhe kur erdhi ne amerike nga1996 bleu nje piceri dhe vajti per lesh e humbi .po moret kete per vetingun me mire vazhdoni si ishte ky eshte nje palaco nje trap dhe me duket eshte nga ata te plepave

  10. Bosi says:

    Ik or Tos e bjeri firzamonikes.
    Pyeteni Tosin pse iku ne 98 ?????
    Ne sa pare shkoi ne USA ???
    Si e hapi dhe çfare paresh zyren avokatore ne mes te New Yorkut???

    Figure e kontaminuar shume qe Pas 20 mendon se gjithshka harrohet …
    Gelltite diku një luge çorbe të vjeter dhe e vjell tere jeten.
    Rri atje se s’na rruhet shume, ose nenshtroju vetingut dhe ti

  11. petrit says:

    Nip i Agron Musarajt thuhej atehere ,kur ra Berisha ne 97 ky u arratis ndoshta me pashaporte diplomatike .se kishte frike per zullumet qe kishte kryer .ky futi F. Nanon ne burg me urdher te Berishes .

  12. bashkatdhetari says:

    ky eshte nipi i agron musarajt ndaj qe bere zv prokuror jo per merita ,pasi kur qe emruar fillimisht ne burrel talleshin kalamajt me te se ishte sakat dhe nje meter e pesdhjet i gjate por ish nipoll i ministrit te brendshem dhe bani karrjere.

  13. Led Zep says:

    Mjerisht njeriz si komentuesit me lart perbejne pjesen derrmuese te popullit ne shqiperi. Flisni me mllef, sulme personale e “ekspertize” mbi baza thashethemesh e injorance te plote personale dhe pa asnje njohuri. Tipike kjo ne shqiperi ku te gjithe bejne ekspertin ne kafe. Ju jeni doktore, inxhiniere, avokate, ekonomiste, etj. etj. shumicapa lexuar asnje liber, as edhe te shkolles se mesme.
    Kjo eshte dukshem arsyeja e krizes sone ne politike. Nga llumi juaj del llumi i politikaneve, qofte te majte, qofte te djathte. Vazhdoni me i Sales e i Edit dhe na jepni informacion mbi “njohurite” tuaja mbi kete person qe ndodhet ne Amerike, e plot si ju bejne te njejten gje per te njollosur figuren e kandidateve te tjere ne liste pa e pasur idene kush jane keta persona, po sa prej jush kane marre mundimin te kontrollojne faktet per ato qe llomotisni. Beni ekspertin dhe hiqeni sikur keni qene ne brendesi te cdo gjeje qe ka ndodhur kudo, po injoranca juaj ju ze syte dhe nuk ju lw te shikoni fakte qe jane fare kollaj te verifikueshme. Dhe nuk flas vetem per Z. Dervishi, po per sulmet qe beni te gjithe majtas e djathtas vetem nga perkatesia partiake.
    Hajt qerohuni dhe mjaft me komente pa baza e pa nivel. Nuk ka nevoje me populli shqiptar per erresiren e injorances se jemi akoma nje shekull mbrapa. Lerjani ekspertizen ekspertit. Behuni eksperte ne ate qe jeni, dhe nese nuk jeni ne asgje, mbyllni gojen, ulni koken dhe verini kurrizin punes se ndoshta edhe ate e keni hareuar.

  14. ALBAN DEGA says:

    Fakte jo opinione

    FATOS O FATOS NENTE SALE E HIC KOS

    – Fatos Dervishi e fashistizoi Prokurorine e
    Pergjithshme
    – Persekutor politik i opozites dhe liderit te
    saj Fatos Nano, i burgosur dhe per ndjekur
    Politik nga zevendes- kryeoersekutori Dervishi,
    me cka eshte mburrur publikisht edhe para
    kamerave…. Vetdenoncim i perkryer!
    – Nga Alban DEGA , Nju Jork

    Le te flasin faktet!
    – Cfare beri Fatos Dervishi per
    1 – Ndalimin e kontrabandes se naftes dhe armeve te Shqiponjes se Berishes dhe bandave UDB-she te tij ne sherbim e dobi te terrorit shteteror serb dhe Kasapit te Ballkanit Sllobodan Milloshevicit qe gati coi ne perjashtim in e Shqiperise edhe nga OKB- ja
    2- per zbulimin dhe ndeshkimin e ekzekutoreve pa gjyq te Remzi Hoxhes me tortura duke i zhdukur edhe kufomen
    3- Per ndeshkimin ligjor te regjizoreve te lincimit politik te Fatos Nanos,
    4- Per mega aferen Arsidi duke u bere avokat i ketij akti te rende korrupsioni te Sali Berishes dora vete dhe bandes se tij
    5- Te 5 minoritareve greke qe gati shkaktoi nje lufte me Greqine dhe krisi edhe marredheniet me aleatin dhe mikun tone strategjik, SHBA-ne.
    6- per ndeshkimin e dhunes fashiste te falangave te murrme te Bashkim Gazidedes, te Agim Shehut,… te Sali Berishes kunder liderve te opozites dhe deputeteve te saj Servet Pellumbi, Ilir Meta, Arta Dade, Neritan Ceka… dhe qindra protestuesve paqesore kunder vjedhur masive te votave te 26 qershorit 1996,
    7- per te mbrojtur lirine e shtypit dhe gazetarevete te huaj perfshi amerikane me 28 qershor te atij viti qe u gjakosen ne Sheshin Skenderbej
    8-per te parandaluar pasojat tragjike kombetare e nderkombetare te piramidave mashtruese te bosit te tij politik Sali Berisha, qe shkaktuan mbi 10 000 te vrare e te plagosur, te sakatuar perjete, qe shkaktuar mbi 3 miliarde dollare humbje dhe shkermoqen krejt Shtetin Shqiptar cka nuk e kishte bere as serbi e as greku, as turku… e as vandale dhe hordhite e Chinchizkhanit…..
    Edhe ka guximin te aplikoje per Vetingun!
    Edhe ka kurajon te na beje patriotin dhe demokratik!
    Edhe ka fytyre te kerkoje hapur poste drejtuese ne Byrone Kombetare te Hetimit ose Keshillin e Larte te Drejtesise!?
    O Zot ruajna mendte e krese prej kesaj pafytyresie pa kufi e guximi prej te cmenduri!?
    Meqe permend ne menyre sakate nje shprehje te Xhon Kenedit ” Mos shiko cfare shteti do te beje per Ju por cfare ju mund te beni Ju per Shtetit tuaj” do ti drejtoja vetem nje pyetje ” Liderit te Ligjit te Nju Jorkut” Fatos Dervishit-
    – Nese ke vizituar ndonjehere Statujen e Lirise ketu ne Nju Jork si e ndjen veten perballe syve te mbyllur te saj dhe flakadanit te Lirise ne doren e ketij simboli te Lirise dhe Drejtesise!?
    Fatos Dervishi eshte objekt i Reformes se Drejtesise dhe ligjeve te saj. Nuk mund te gjesh nje kandidature me te keqe ne krejt listen e 192 kandidateve te saj!
    Ai eshte antipodi i Zef Brozit dhe Eduard Selamit qe sakrifikuan gjithcka per te shpetuar jo vetem dinjitetin e personalitetin njerezor e profesional por edhe jeten e tyre dhe familjeve te tyre nga falangat e murrme te Sali Karaxhicit , pjese fanatike e te cilave ishte edhe Fatos Dervishi.

  15. Bu says:

    Ky eshte nje dordolec qe nuk i hyn ne pune as vetes se tij!
    Ky ka nje kolibe zyre ne Bronx, ne mes te llumit ku detyra kryesore eshte te peshkoje ndonje shqiptar ose kosovar apo shqipetaro-malazez qe mund te kete rene nga vinci ose nga shkallet e metrose duke shkuar me pune. E gjithe puna ligjore behet nga avokate te vertete New Yorkese. Ky tipi vetem sa gje e kliente me origjine shqipetare!
    Avokat dhe njeri i paafte! Fatekeqesi nqs vetingu do te pranoj njerez te tulle!

  16. qorri i korit says:

    qenka ftyr e keqe muti !
    ftyr dinake dhe e pabes. shifeni sesi qesh me pisllik ne shpirt. si bythqi I certifiku.
    shqiptaret.
    njeres me ftyra dinake dhe te poshtra. ne gjith boten po pe njeri qe qesh me djallezi si ky ne kte foto ,dije se esht shqiptar.

  17. Helia starova says:

    Ekzakt per plehra dhe hajdute dhe injorant te llojit dervishi eshte keq ky vend.kujdes mbikqyred te huaj ose pastaj po e punesuat na thoni te vrasim
    Veten kolektivisht dhe keshtu i leme dhe keto te vetingut pa pune e pa leke.o zot i madh ve doren ne zemer!

  18. Doni says:

    Po u futen njerez si ky te perlyer me politikanet e inkriminuar, Verdikti ka marre fund.

  19. Dritani USA says:

    Fatos Dervishi eshte fytyra e antiligjit,kujton ky mut-muti se jan harruar sherbimet qe i ka bere Sali Qenit prej Vicidolit,mbasi ka deshtuar ketu ne Amerike, ky njeri i neveritshem do qe te ndyje dhe nje here Shqiperine,sic po e bene cdo dite mentori i tij Sali Krimineli.

  20. Drini USA says:

    E njohe kete palo burre ketu ne USA,njeri i neveritshem pa asnje moral,deshtimin ketu do qe ta rikuperoj ne Shqiperi,kujton ky mi haleje se shqiptaret jane ne vitin 1990 dhe impresionohen nga nje qe kthehet nga jashte…ptuuuuuuu,fare muti.

  21. Adi says:

    Ore prap gjalle qenka ky kriminel.
    Po ky nuk guxon dot te shkoj ne Shqiperi se do ta futin ne burg per krimet qe ka bere me koketrashin , dajen e tij Agron Musaraj. SHko, shko se I pari do futesh brenda, hajdut xhepash.

  22. Ramadani says:

    A ba ba ba, studius I madh ky minuk turqiet.

  23. marko says:

    KETA JANE PER TI ZGJATUR JETEN SALIUT,DHE PER TE NA PIRE GJAKUN AKOMA NE TE MBIJETUARVE.

  24. Daja says:

    Shume interesant!!! Nqs reforma mbeshtetet ne te tilla figura atehere me plot gojen duhet thene se ai vend ka marre fund PERFUNDIMISHT.
    SHUME VETA I THONE NE KOMENTE SE KA QENE ‘SHERBETOR” I Saliut . Ju them une qe nuk eshte e vertet. Kjo per aresyen se ai nuk di te jete as sherbetore dhe as i pamvarur … thjesht di te beje cfare i thote ndoshta Daja por mos harroni se ne kohen e tij ky Daja nuk i kishte punet dhe aq mire me Berishen … Gjithesesi eshte i fundit ne radhen e juristeve profesioniste madje pas atyre te plepave. E po keshtu edhe njerzeve me integritet e me moral ……

  25. Aha says:

    O z. Alban !
    Pse e ke rritur kaq shume kete spurdhjak pseudojurist, me diplome te blete nga I ati. Ky eshte nje kufom qe ka qendruar ne hijen e babait dhe ne demokraci nen benevreket e kriminelit Agrin Masaraj
    Po nejse ka bere mire me intervisten, se tani e dine ku ndodhet dhe e dergojne menjehere ne Shqiperi per tu perballur me drejtesine lidhur me krimet qe ka bere.
    Po Vetingu po behet per te futur ne burg kriminelet e korruptuar si Llallen, Fatos Dervishin, Agron Musarajin, Gani Dezdarin, shitsen e preshit Fatmira HaJdarin, Rasim Hasanin, Guxim Zenelin, Musa Brecanin, Agron Kulicin dhe gjithe banditet jurist tropojan, qe solli qoftelargu I KAUDOLIT.

  26. Astoria USA says:

    Njeri i deshtuar ne USA,banon ne nje shtepi me se modeste ne Bronx,shtepi qe e ka cdo shqiptar me se i zakonshem,po e keqja nuk eshte kjo,por se ish ushtari i Saliut hiqet sikur medemek ka nje firme ligjore,ai qe ka nje firme ligjore asaj shtepije dhe atij vendi nuk i hedh as qurret,jo me te banoj.Ky ish palo prokuror i Saliut kujton se u be deti kos perseri,dhe kerkon te rikthehet,mbase mendon se i ka lare te gjitha mekatet e se kaluares.Adresa e ketij mender bosi eshte : 305 sixth Pelham, Ny 10803.Shikojeni ku banon “presidenti’i firmes ligjore.

    1. Mondi says:

      Duhet demaskur ebere te ditur jo vetem se kush ky maskara por dhe kush e perkrah e don ti rregulloj “biografine ” klyshit te Sali berishes e CO,
      Ju qe e njihni mire atje, nxirrjani bojen ketije kelyshi te maskuar, bravo.

  27. alphade says:

    Dervish ! Me vrafshin mua nese ke lexuar ato libra qe ke mbrapa !!!
    Ne se ke qene jurist i kohes se mafiozit Vicidolit ,duhesh perjashtuar
    nga te gjitha hallkat e jurisprudences shqiptare ! Te gjithe jane te
    skeduar dhe me dosje ne duart e Saliut dhe ai di si t’i shantazhoi ,
    ata si puna jote kur lind nevoja i con ” ultimatumin” ! Pervoja e ketij
    njeriu ka treguar se kur Saliut i vjen “veza kryq” , ngrihet jo kunder
    Amerikes dhe BE-s por edhe kunder Zeusit te Olimpit ,ZOTIT !

  28. Sali Kari says:

    Si ka mundesi te jete kaq i afte ky cipiripi , vetem te lezoje komentuesit do ta marri vesh se sa i afte dhe sa e duan njerezit , ky eshte nje topall pa kerci , me sa duket ju ka thare kuleta , o Fatos nuk eshte ba hala deti kos, ate lugen si ke mbas bythe fute ne bythe, koha juaj ka mbaruar nje here dhe ben mire te rrish larg se po te kapen ta hapen

  29. lemi says:

    …me kujtohet shume mire ky tartabiq i lagjes 18 Durres. eshte aq i peshtire sa me vjen shume keq qe po shkruaj keto dy rreshta per kete vemje. mire eshte qe ti mdalohet hjyrja ne Shqiperi, ne pamundesi, ne pamundesi diuhet te perfundoje direkt prapa hekurave.

  30. MONDI says:

    Eshte me se e vertete qe piskuriqi eshte vegel e Salute dhe vjen per ta mbrojtur e jo per te ndricuar pislliqet qe jane bere e po behen prandaj duhet bere kujdes nga keto te paskrupullt. Edhe qe eshte ketu ne Amerike ai po u a rrjep koken shqipetarve, prandaj beni kujdes.

  31. Mondi says:

    Dervishi duhet te jete ne listen e zeze si kelyshi i Saliut qe shkelen embargon e mbylli shume pislliqe te Saliut, prandaj beni kujdes me keto “elemte” te njollosur e qe i kane shume borxhe ketije vendi e populli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje