FOTOT/ "Turisti hallexhi"

12 Shkurt 2017, 15:00Politika TEMA
FOTOT/ "Turisti hallexhi"

Sot Turisti Profesional, vendosi të shikonte me sytë e tij hallexhinjtë e popullit. Pas pushimeve luksoze me ski ne Alpet e Italisë, i duhej një “pit stop” elektoral: Të shikonte me sytë e tij, nga afër hallet e Njësisë Nr. 8 në Tiranë, të shikonte zhvillimin që ata vetë bënë në 8 vite pushtet PD.

Me kostumin e tij prej skiatori me vlerën 3,500 Euro dhe me pushimet përrallore, Koçi i Teto Ollgës u kujtua për njerëzit e varfër dhe të mirë që 8 vjet i la në harresë. Ky turisti hallexhi erdhi të pompojë asgjënë e bërë nga vetë Lul Basha në njësinë e tij, si djalë në lagje.  Të drejtë ka: kryetari ndihet Holandez e nuk ka si të jetë pjesë e halleve të këtij komuniteti.

Erdhi skiatori shpëtimtar nga Dolomitet Italiane për të dëgjuar hallet që 8 vjet i krijuan, po këta.

Ja vlen të përmendet fakti, që një javë pushime në Dolomite për një familje kushton 13 mijë Euro: aq sa shpenzojnë 3 familje hallexhinjsh në NJË vit.

E pra ky sharlatan profesionist, në rrjetin social Facebook poston Foto Profil prej hallexhiu të pushimeve të tij prej miliona lekësh të përfituara nga taksapaguesit shqiptar.

Sot, Njësia 8 nuk ka nevojë për turistë hallexhinj, por për njerëz Punetorë që kanë marrë në dorë ZHVILLIMIN potencial të Zemrës së Tiranës.

Koçi i Teto Ollges — vazhdo ndiq Melkën nëpër pushimet e tua marramendëse e mos gënje më, a thua se t’u këput shpirti për popullin. Ti vjen si Koçi dhe ashtu do të të përzenë se ti nuk i do njerëzit; do pushtetin, që të përfitosh e të vazhdosh pushimet e tua prej “hallexhiu”.

#SFIDË INTEGRITETI MORAL: Të ftojmë që ta mbash atë Foto Profili që ke sot ne Fb, deri në zgjedhjet e 18 Qershorit që njerëzit të shohin se sa vuan ti për ” hallexhinjtë”  nëpër Dolomite si një skiator i pashpresë

Ervin Bushati

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje