Reagimi i tifozave të Partizanit: Të bashkohemi kundër trukimeve!

12 Shkurt 2017, 19:16Sport TEMA

Tifozat e Partizanit kanë reaguar pas skenave të turpshme që ndodhën këtë javë në Kategorinë Superiore.

Përmes një postimi në faqen zyrtare ata bëjnë thirrje për tu bashkuar që të ndalin këtë situatë antisportive.

Tifozat e kuq theksojnë se do bashkohen për të ndjekur masivisht ndeshjet e skuadrës së tyre të zemrës duke e kundershtuar estraden e kampionatit.

Postimi i plotë i tifozave të Partizanit.

Ne nje kohe te tille kur trukimet jane ulur kembekryq ne futbollin tone e ata qe duhet ti denojne i inkurajojne duke mos vepruar institutionalisht. Ne nje kohe te tille tolerimesh te hapura ku aleancat deklarohen haptazi me deklarata televizive. Ne nje kohe ku arbitrimet skandaloze behen me tendence dhe gabimet favorizojne vetem skuadrat e percaktuara. Ne te njejten kohe stigmatizohen tifozet per dhune i vihen damka halabakesh, e rrugecerish por ne te vertete ata jane e vetmja e vertete e ketij sporti qe po degradon ne estrada te hapura, ku stadiumet po kthehen ne teatro ku aktoret ndjekin me perpikmeri urdhrat e regjise se orkestruar nga presidentet te mbeshtetur drejtperdrejt nga FSHF !
Kjo nuk duhet lejuar ! Kjo farse duhet denuar ! Tifozet duhet te kontestojne fuqishem kete situate antisportive !

Ftojme te gjithe tifozerine e FK Partizani Albania te bashkohet sa me e shumte ne organizimet tona te ardhshme, te mobilizohemi se bashku, te ndjekim masivisht ndeshjet duke e kundershtuar estraden e kampionatit, e me qe te gjithe i kemi kunder se bashku te jemi kunder te gjitheve e kjo realisht, jo si shprehje filmash e dikujt qe e ka perdorur vetem kunder mullinjve te eres !

Ndaj bashkohemi fuqishem, se bashku kunder trukimeve, kunder aleancave kunder tolerimeve e dallavereve kunder te gjitheve !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje