Zbardhet takimi Meta-Lu, Ambasada amerikane: Do punojmë me parlamentin për reformat

14 Shkurt 2017, 15:36Politika TEMA

Ditën e sotme ambasadori amerikan Donald Lu u takua në Kryesinë e Kuvendit  me kryeparlamentarin Ilir Meta, ku diskutuan  një sërë çështjesh të rëndësishme.

Ambasada e SHBA-së, përmes një deklarate për shtyp, e cilëson këtë takim si mjaft produktiv.

“Ambasadori Donald Lu dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilluan një takim pozitiv sot.

Ambasadori Lu u angazhua të vazhdojë të punojë ngushtë me parlamentin për zbatimin e reformës në drejtësi.

Ambasada e SHBA ka besim të madh që me mbështetjen e Kryetarit të Kuvendit Meta, Shqipëria do të realizojë këtë reformë historike për të gjithë shqiptarët.

Kryetari i Kuvendit Meta dhe Ambasadori Lu diskutuan gjithashtu edhe për rëndësinë e reformës zgjedhore dhe procesin e dekriminalizimit,” thuhet në deklaratën e Ambasadës amerikane.

Më herët, në një dalje për media, Meta theksoi gjithashtu se  reforma zgjedhore zuri një vend të veçantë në diskutimin me diplomatin amerikan.

“Takimi u fokusua në rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme, standardit të tyre dhe në përpkjekjen që duhet bërë për të mbyllur reformën zgjedhore në përputhje dhe me rekomandimet e OSBE-ODIHR, po dhe rëndësinë e vazhdimit të procesit të dekriminalizimit si mjaft jetik për standardin e zgjedhjeve të ardhshme”, nënvizoi Meta.

Takimi mes  kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe ambasadorit të SHBA, Donald Lu në Kryesinë e Kuvendit zgjeti rreth 2 orë.

4 komente në “Zbardhet takimi Meta-Lu, Ambasada amerikane: Do punojmë me parlamentin për reformat”

  1. Nacionalist says:

    Kaq e pat dhe LU Komunisti, ta keputin veshin! Ketej nga Shqioeria i thone “Ka babai bi¢ak!

  2. O zoti Lu, Ne Shtepine e te varurit nuk permendet litari, jo….Likja eshte kunder reformes ne drejtesi, ai eshte njelloj si Berisha kundershtar. Po do dali si I ka bere Likja gjithe ato vila, e jete lluksoze….kemi nje jete qe punojme ne USA e me rroga te mira, dhe jeten lluksoze te: Berishovicit, Karaxhic; Likes Flori Metes; Basha, Lulzime; Shkelzen Berishes (alushllarit), Argita Berishes, e shume e shume te tjereve, nuk behet me rroga o zoti Ambasador. Ju e dini fare mire, njerezit me rroga jetojne, edhe pushime nuk bejne dot, 1 here ne vit, jo te shkojne per pushime 2 here ne muaj si shkon I biri I tetos, Berishovicit, Shkelzeni (I ajlushllareve); Ose si shkon Basha, cdo weekend ne Hollande, ne Bussines Class. E Argita, qe ka pervetesuar trecerekun e pronave me te majme te Shqiperise…. O zoti Ambasador, u befsh 100 vjec, do beni punen me te mire te hiqni keto hale nga politika, te denohen dhe te japin nje me nje cfar kane pervetesuar me te padrejte. Ketu ne Amerike, nese merr rrushfet, ligji nuk pyet, kush do qe te jet, politikan, professor, doctor, etj.etj. do denohen njelloj. Varet nga masa e fajit. Ato pushtetare ne Shqiperine time I bejne karshellek popullit te varfer e te vuajtur. Harram I qofte…I zente buka e popullit, nga me I madhi e deri tek me I vogli. I zente gjaku I femijeve qe vdiqen ne Gerdec. I zente gjaku i njerezve qe u vrane qe te pasuroheshin keto kriminela. Amin.
    God Bless America.

  3. Ollga Toronto says:

    Bene mire qe ke durim zoti ambasador,nuk ke rruge tjeter, Saliu dhe Ilir Meta do bejne te pamunderen per te penguar reformen ne drejtesi,por shpresoj se durimi dhe kembengulja juaj do beje qe reforma ne drejtesi te realizohet,dhe shqiptaret te shpetojne nga kjo dyshe e kriminalizuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje