Kë shqetëson Bordi i Misionit të Misionit Ndërkombëtar të Monitorimit (OMN)? Ata që duan të influencojnë procesin e Vetting-ut!

15 Shkurt 2017, 19:15Politika TEMA

Instituti i Studimeve Politike ka bërë një analizë ku shikon me shqetësim reagimin e ministrit të Drejtësisë, Petrit Vasili dhe presidentit të Republikës, rreth Bordit të te manxhimit të Misionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Në të thuhet:

Prej 24 orësh dy ministra (i Drejtësisë dhe i Integrimit) dhe sot në përgjigje të tyre edhe presidenti i Republikës, janë investuar në komunikime zyrtare adresuar Kuvendit dhe institucioneve të tjera mbi ekzistencën e Bordit të Menaxhimit të Misionit Ndërkombëtar të Monitorimit (OMN).

Është interesante gjendja ku ndodhet shteti: ose nuk kanë informacion ose nuk arrijnë ta kuptojnë informacionin që kanë.

Për këdo që ka pasur rastin të jetë pjesë e konsultimeve me misionin ndërkombëtar dhe dy ambasadat kryesore, BE dhe SHBA, (dhe janë të shumtë personat), është më se e qartë se për çfarë bëhet fjalë: Bordi i Menaxhimit të OMN nuk e zëvendëson OMN, nuk është organ vendimmarrës, nuk ka lidhje me Kushtetutën tonë, as me Ministrinë e Drejtësisë, as me institucionet tona.

Ai është grupim politik koordinues në funksion të bashkëpunimit intensiv midis qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian. Në nivele të larta ai përbëhet nga numrat dy respektivë në secilën prej këtyre partnerëve, në nivele vendore përbëhet nga dy ambasadorët respektivë, dhe vepron brenda kuadrit të tyre diplomatik e institucional. Kjo u lajmëruar nga vetë drejtuesja e OMN spanjollja Genoveva Ruiz Calavera më 8 shkurt në Tiranë.

Kjo është një praktikë normale pune në misionet e përbashkëta politike, shtetërore e diplomatike midis SHBA e BE, është aplikuar në lidhje me Shqipërinë edhe gjatë vitit 1991, 1997, 2002 dhe në një formë indirekte edhe më 2009 dhe 2011. OMN do të përbëhet nga një numër të madh ekspertësh, do të kërkojë financim dhe asistencë, do të kërkojë vullnet politik nga vendet respektive mbështetëse (SHBA dhe vendet e BE), etj, do të raportojë për aktivitetin e tij në Shqipëri, – dhe të gjitha këto, nuk janë as në kapacitetin dhe as në varësinë e institucioneve shqiptare

Pyetja që vjen natyrshëm është: a kanë zyrtarët informacion, a janë të aftë të kenë dhe nëse e kanë, (me siguri e kanë), a janë të aftë ta lexojnë, ta kuptojnë dhe për më tepër, a ka një qëllim tjetër investimi kaq i madh institucional për ti kërkuar llogari qeverisë së SHBA dhe Bashkimit Evropian??

Probabiliteti më i madh është se ka vetëm një përgjigje: ata duan të influencojnë procesin e vetingut dhe çdo vendimmarrje tjetër larg mundësisë për ndikim të tyre, përbën kërcënim për natyrën klienteliste të lidhjeve politikë – gjyqësor – prokurori – aktivitet informal në Shqipëri. Shkurt dhe shqip. Anglisht, me siguri do të vijë përgjigjia brenda pak ditësh nga Uashingtoni dhe Brukseli.

http://www.zeriamerikes.com/a/3714667.html#player-start-time=7.240039

26 komente në “Kë shqetëson Bordi i Misionit të Misionit Ndërkombëtar të Monitorimit (OMN)? Ata që duan të influencojnë procesin e Vetting-ut!”

  1. boom says:

    Ilir Meten e shqeteson me shume se gjithe te tjeret.

    1. Laku po mblidhet... says:

      Meta eshte bere me hije dhe s’ka faj, e ndien si po i mblidhet… Po tani kane filluar te tremben dhe keta te tjeret e LSI, se mos shkojne te gjithe bashke si parti pas hekurave!

    2. ABC says:

      Afrim Krasniqi duhet ber president i republikes.

  2. BesoJ says:

    Ju lumte. Pergjigje dinjitoze dhe teper profesioniste.

    1. undefined says:

      Ju djeg by…. hajdutave..

    2. undefined says:

      Ju djeg by…. hajdutave..

    3. undefined says:

      Ju djeg by…. hajdutave..

    4. undefined says:

      Ju djeg by…. hajdutave..

  3. Ata votuan mosndeshkimin e tyre says:

    Edvin Ramen
    Ilir Meten
    Lulubasha
    Sali
    Nishan
    Taulant Balla
    Erjon Brace
    Gramoz Ruci
    Petrit Vasili
    Manjani si dhe gjithe mafjozet e tjere deputete.Kaq e veshtire qoka kjo pune!

    1. fredi says:

      Kjo tregon se ilir meten nuk po e mbajne kembet se po i rendon me e meshum koka petrit vasili eshte masha e tij njeriu me kot

  4. Devolliu says:

    Banda e Hajdutëve të LSI-së ka një hall të madh: Si ta shpëtojë sheikun Like Floriri nga burgosja për vjedhjet dhe hajnitë që ka bërë sëbashku me kryekriminelin gjakatar, vrasësin e shqiptarëve, Sali Sërbin.

  5. Qyrrverritaret tane says:

    Me zgjuarsine e tyre keta quurrverritaret tane ja
    Kishin arritur qellimit per bukuri dhe menduan
    Se do tja hidhnin hirin syve dhe ketyre te huajve
    Por sic duket i paskan bere hesapet pa hanxhine
    Tani po perdridhen si peshku pa uje
    Po Si Keshtu zoterinj Qyrrveritare ?

  6. Dorina says:

    Dihet qe Like Floriri dhe Like blloku do kalbet ne burg. Por duhet qe t’ia marrin Monika qelbesires te gjitha parate.

  7. Dajti USA says:

    Deri tani Ilir Meta hidhte gurin dhe fshihte doren,por tani qe filloj te vihet ne jete vetingu i ka hyre lepuri ne barke dhe nuk po gjene vrime ku te futet,prandaj i ka vene ne levizje qe nga llapazani Petrit Vasili deri te e urta Gjosha.E gjithe LSI,ashtu si dhe PD-eja,jane vene ne levizje per te mbrojtur banden,dyshen Meta Berisha. po nuk zot qe i shpeton se kane bere shume zullume.

  8. Epo kjo pune! says:

    po bien maskat! Leshelia si parti nuk mund te behet pjese e reformes, deri tani e ka hedhur vallen nga zori dhe he me shpresa por tani po bien petet, paniku i ka kapur keq dhe domosdo do fillojne rebelimin qe sigurisht do jete fllucke sapuni se nuk behet shaka me SHBA (se me BE jane mesuar keta halet tona) ndaj beni mire hajduta pa dallim te gjeni vrima miu (kusuri mijve qe do ngelen mes kater rrugeve).

  9. Dritani USA says:

    Vetingu shqeteson Ilir Meten,kjo dihet,vidio me bllok ne dore eshte aty,ekspertiza e FBI-ise tha qe eshte origjinale,pra nuk ka nderhyrje sic pretendonte Likja,kjo e bene kete palo politikane qe i ka hyre lepuri ne barke.

  10. Sami says:

    Mero duhet te dish nje gje se Tema lexohet me shume nga te gjitha gazetat se bashku sepse eshte me te drejten dhe lejon postimet e njerezve. Eshte e vertete qe ka edhe njerez qe postojne ashper por gjithsesi nga ai material bruto qe del nga postimet e lexuesve gjendet e verteta dhe mendimi i opinionit publik. Degjova nje gazetar (Muc Nano) qe i thoshte Rudina Xhunges se ne komentet e lexuesve te Temes ka shume komente me fyerje dhe sharje dhe Muci nuk i lexon fare sepse shkruajne rrugacet dhe prandaj ai keshillon edhe Rudinen te mos i lexoje. Fakti eshte qe sejcili pergjigjet sipas menyres se vet pro apo kundra. Rudina apo Arditi shkon te intervistoje te intervistoje nje kriminel te peshtire te denuar per vrasjen e dy grave te pafajshme atehere reagimet e dhunshme te lexuesve kane nje baze te vertete dhe behen mbi nje kondravajtje morale qe sensibilizon publikun me moral te paster. Gazetaria nuk eshte per kuajt por ta lexojne njerezit dhe po nuk ta pelqyen ata atehere ska as gazetari. Statusin e gazetarit e vendos opinioni publik qofte si biznes qofte si moral.
    Perfundimisht dua te them se lejimi i opinioneve te lexuesve eshte miresia me fantastike e Temes dhe arsyeja qe e ka bere ate te famshme. Tema eshte e sinqerte ,profesionale e papare dhe ka gazetarin me brilant te nderuarin dhe trimin Mero Baze. Une personalisht nuk do ta beja dot ate qe ben Merua. Nepermjet gazetes se tij Merua pergjigjet per vehten dhe gjithe opinionin e ndershem publik.

  11. damian says:

    Mero te lutem mos i hiq komentet dhe shkrimet per Ilir Meten. Leri njerezit te shprehen sepse nuk te mburr apo te shan njeri kot. Ne se ata qe jane te revoltuar jane me shumice atehere aty ka nje problem dhe nje te vertete. Keta hajdute i jane turrur reformes ne drejtesi dhe duan ta vrasin ate pa filluar dhe keshtu te fusin duart ne sistemin e drejtesise.

  12. damian says:

    Mero te lutem mos i hiq komentet dhe shkrimet per Ilir Meten dhe gjithe ronxhobonxhot e LSI qe nuk lane gje pa vjedhur ne kete qeveri. Leri njerezit te shprehen sepse nuk te mburr apo te shan njeri kot. Ne se ata qe jane te revoltuar jane me shumice atehere aty ka nje problem dhe nje te vertete. Keta hajdute i jane turrur reformes ne drejtesi dhe duan ta vrasin ate pa filluar dhe keshtu te fusin duart ne sistemin e drejtesise.

  13. Drurin kokes huliganeve says:

    Sollet ne vendin tuaj zoterinj pushtetare
    Pushtues te drejtesise dhe te Popullit tuaj kaos
    Ne te gjith Kombin Shqipetar dhe tani do te dilni
    Pa lagur Sa qesharake dhe miope qenkeni dmth
    Te tallni menderosjen sic keni bere deri sot
    Tani ju takon te hiqni breket sic ja hoqet Shqipetare ve
    Qe i katandiset deri ne mjerim te plote

  14. jon says:

    like ….mos se na fike!…….politikanet tane jane me shkolle nate dhe diplomat e kamzes,pa gjuhe te huaja,injorante,prandaj eshte ky nivel….shpresa e vetingut vetem te te huajt!

  15. Aureli says:

    Eeeeeeeeeeeeee qenka dhjere baba likja

  16. Alidemsi prej Shkoze says:

    Boll te degjosh emrat qe jane kundra ONM-se nuk ka nevoje per komente. I rren menja …….

  17. Thupra says:

    Te keni turp qe i versuleni Metes,numer njeshit,floririt te kulluar nga Skrapari

  18. Mira Lushi says:

    Aha iken kohet e florinjta kur drejtesia sherbehej me blloqe dhe perqindje.

  19. Vesi says:

    Mendoja se ky Vasili nuk eshte integruar ende me problemet e Ministrise se Drejtesise. Po Sqarimi qe ben instituti I studimeve politike nuk le vend per keqkuptime. Vasili ose eshte idiot, ose ngre nje tymnaje per te terheq vemendjen nga thelbi gjerave, ndoshta per ta ngaterruar ose vonuar kete proces. Dhe kur per probleme te drejtesise, Ministri i Drejtesise del e llomotit brockulla, vajmedet per kete vend ku idiotet politike, gjoja ndertojne politika zhvillimit dhe i zbatojne ato. Vajmedet per partite qe jane mbushur me injorante, servile dhe hajdute. Mjer ky vend ku mentaliteti I periudhes komuniste po nderton nje sistem qe deri dje nuk e njihnin. Te dhjefsha Vasilin dhe LSI-ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje