Ka zyrtarë amerikanë që thonë se politika e SHBA-së drejt Ballkanit apo Europës nuk ka ndryshuar, por dyshimet për të kundërtën shtohen nga veprimet e administratës Trump.
AFP merr si shkas për të parë ndryshime serioze një mesazh urimi që Sekretari i SHtetit, Rex Tillerson, i ka dërguar autoriteteve serbe me rastin e festës zyrtare të themelimit të shtetit.
Sipas agjencisë franceze që referohet nga “B92”, agjencia serbe e lajmesh, në mesazhin e Tillerson mungon shprehja e mbështetjes amerikane për integrimin e Serbisë në Bashkimin Europian.
Sipas medias franceze, vitin e kaluar, në të njëjtën ditë, mesazhi i Obamës dhe Kerryt cilëosnte mbështetjen e SHBA për anëtarësimin e Serbisë në BE në “termat më të qartë”.
Tillerson e vlerësonte Serbinë për përpjekjet në promovimin e reformave ekonomike, forcimin e sundimit të ligjit dhe përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët, premise të stabilitetit rajonal dhe rritjes ekonomike.
Mundet të tingëllojë si hollësi, por ajo nuk i ka shpëtuar mediave që shohin këtu një lëvizje të vëërtetë në politikën e jashtme amerikane drejt Ballkanit dhe Europës.
Vetë Trump e ka sulmuar disa herë BE-në, që e ka cilësuar si mburojë të interesave gjermane.
http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2017&mm=02&dd=14&nav_id=10…
Problemi eshte mei thjeshte se sa kerkohet te serviret ne kete shkrim!Qeveria e Trapit nuk ka shkruar per kete pike pasi ajo e di se Serbica eshte anetare e familjes Europiane e per pasoje nuk e ka pare te aresyeshme ta nenvizoje kete pike.Serbet gjithnje kane ditur ta luajne bishtin me Ameriken ndaj mos u merakosni por shikoni vehten qe kemi dhene edhe prapanicen tek miqte e kur vjen fundi Greket e Serbet jane gjithje ne sofren Ameriane si miq te vertete!