Triumvirati i protestës

18 Shkurt 2017, 17:30Blog TEMA

Nga Met Dervishi

Ngritja e çadrave nga protestuesit po shihet si imitim i një proteste të mëparshme të Edi Ramës, kur ishte në opozitë, por ka një ndryshim thelbësor: çadrat e z. Rama në opozitë u shtrinë përgjatë bulevardit me mesazhin simbolik që pushteti e ka opozitën përballë, kurse çadra e protestës së sotme është ngritur përkrah godinës së kryeministrisë, për të theksuar simbolikisht se tani kemi dy pushtete, atë të kryeministrit, shumicës, në godinën e kryeministrisë, dhe atë të protestës në çadër që del si frymëzim qytetar.

Pavarësisht pritshmërive që protesta do të jetë një dështim ngaqë liderët e saj kanë një histori aspak inkurajuese në raport me kauzat që aspirojnë, çadrat përkrah kryeministrisë dëshmojnë të kundërtën: të paktën, simbolikisht jemi përballë dy pushteteve dhe njërin prej tyre e udhëheq opozita.

Po çka ndodhur ndërkaq dhe pse masat, ndonëse dukej sikur opozita ishte në pikun e rënies së saj, iu përgjigjën mesazhit?

Për këtë protestë janë alternuar tre mesazhe, që sipas teorisë së receptimit kanë qëlluar në shenjë.

Së pari, kemi mesazhin e z. Berisha për një revolucion demokratik. Ky meshazh godet masat e pakënaqura, ndryshe masat e ndërsyera, të cilat, të pakënaqura nga qeverisja, nëpërmjet ftesës për një revolucion popullor shndërrohen nga masa të ndërsyera në masa përmbysëse, jakobine. Z. Berisha, gjatë këtyre dekadave të tranzicionit ka qenë mjeshtër i nxitjes së instinkteve jakobine të masave qysh në 92–shin e largët, çka shpjegon dhe mbijetesën e tij në politikë.

Më vonë, në vitin 1998 ai, gjithashtu me mjeshtri, masat e vajtimit që kishin dalë në shesh për vrasjen e A. Hajdarit, i shndërroi sërish në masa përmbysëse ( Nanoja që ia mbathi). Dhe në vitin 2005, përballë “mamuthëve të korrupsionit” z. Berisha masat e ndërsyera, të pakënaqurit i shndërroi në masë përmbysëse, megjithëse kishte trashëgimi piramidat dhe shkatërrimin e shtetit në vitin 97’.

Së dyti, të alternuar me këtë mesazh kryesor, kemi mesazhin e festës së bashkimit më të madh qytetar të z. Basha. Jo më larg se dje z. Basha ka artikuluar pikërisht këtë mesazh që prodhon masat festive të përmbysjes, ngazëllimin popullor të ndarjes me të keqen. Ky mesazh, festa, masat festive, ndonëse alternohet me të parin, “revolucionin demokratik”, që gjithsesi duket që është jakobin, përputhet dhe me vizionin europian që don të krijojë z. Basha për veten, por dhe në marrëdhënie me ndërkombëtarët, ndonëse në rastin konkret, ai perceptohet si fitore e masave që e kanë kryer nëpërmjet simbolizmit përmbysjen.

Së treti, kemi mesazhin e z. Spahiu, atë të rrethimit të kryeministrisë me zinxhirë, për metonimi, lidhjen me zinxhirë të Edi Ramës. Në këtë rast kemi orientimin kundrejt masës që është gjykatësi suprem, të masës që jep verdiktin dhe dënon, të lidh me zinxhirë, pra kemi masën që kinse jep urdhërin për ekzekutimin publik të së keqes, në rastin konkret, kryeministria/kryeministri.

Tri fetë e mëdha gykimin e fundit e kanë zhvendosur në kohërat e apokaliksit, demokracitë e zhvendosin në fushatat zgjedhore, kurse z. Spahia e ka vendosur atë tre katër muaj para zgjedhjeve, por, sidoqoftë, kemi gjithnjë masën që e ka përcjellë mesazhin dhe është në shesh.

Në raport me z. Berisha, risija është që kësaj radhe tre mesazhet vijnë nga tre personazhe të ndryshme, kurse më parë, gjatë tranzicionit, të tre këto role i ka kryer po i njëjti njeri, gjatë dhe jo vetëm në fushata, z. Berisha.

Në protestë pati dhe një element tjetër që lidhet me gjykatësin suprem, dordolecët dhe djegien e tyre. Natyrisht që është një simulim simbolik, por gjithnjë ka të bëjë me gjyqin suprem, djegien e lidershipit në flakët e zemërimit popullor: nuk kemi vetëm përbysje simbolike, por dhe ndëshkim në flakët e ferrit që janë ngushëllimi i masave.

Ky do të ishte leximi i kësaj proteste sipas teorisë së receptimit dhe pushtetit të masave. Megjithatë, e rëndësishme është se si do ta lexojë këtë protestë z. Rama, i cili, kur ishte në opozitë, atakonte realitetet virtuale që prodhoheshin nga kutia e televizorit. Hë për hë, sipas mendimit tim, ka gabuar që nuk e ndoqi protestën nga këtu. Dhe përgjigjen e mori: sipas Z. Berisha, ia ka mbathur në Malet e Sharrit, në asociacion me z. Nano që dikur ia mbathi në Maqedoni. Natyrisht që kjo nuk është e vërtetë, po masa ka marrë mesazhin që do: e keqja po përmbyset.

Të shohim çdo ndodhë…

 

 

 

12 komente në “Triumvirati i protestës”

  1. lavdosh says:

    O Met Dervishi,e keqja eshte ne PD, Basha, Berisha, Meta &Compani. Kur te permbysen keta dhe te shkojne perpara gjyqit, atehere mund te themi qe filloi permbysja e se keqes. Grumbullimi i 10, 20, 50, 100, 500 mije veteve ne shesh, te grumbulluar anekend Shqiperise
    pergjate 1 muaji dhe te nisur drejt Tiranes me 10 mije leksha dhe autobuze falas nuk tregon asgje. Perforcon idene e pare qe e keqja eshte midis nesh, sepse politikanet kriminele/populiste perdorin injorancen, mediokritetin, verferine, interesaxhinjte per betaje pushteti dhe jo per politika qe ti sherbejne gjithe shoqerise. Tung

    1. heroina says:

      Edhe Hitleri mbushte sheshet e Gjermanise dikur me miliona mbeshtetes,por fundi i tij dihet tashme:
      -NJE P)LUMB KOKES DHE SHKOI NE HAKLE TE SEMES!
      Keshtu edhe Berisha me Bashen do perfundojne!
      Le te mbledhin qindra mijra vete ne shesh,se sot nuk eshte kjo e veshtire!
      I gjithe veriu eshte i ngujuar nga gjakmarrja dhe per nje thes me miell ata jane gati te vriten per bajraktarin Berisha si dikur !
      Shumica e militanteve pa tru te Berishes i kane dhene “besen” e frikes dhe hallit Berishes,ndaj kane qene dhe jane gati te hidhen ne zjarr per ta shpetuar ate nga gjyqi i popullit!
      Ne se duan ta rrembejne pushtetin me force si cubat e dikurshem,te mos harrojne se JUGU i Shqiperise i fali nje here ne 97-ten keta cuba pa ua shpuar koken me plumba,prandaj le t’i therrasin mendjes se tyre bosh se do t’i hyjne nje beteje ku vetem ata do te shfarosen nga kjo toke!
      Percarja deri me sot na ka ndare,por kujdes qe te mos na ndaje edhe pushka!

  2. gram says:

    Po Mehdihoxhen transportuesin e droges me Kajollin or Mete pse se permend! Po ate Budallain e Tiranes Dashin pse se permend! Keshilla eshte kjo? Une do shkoj ne protestat e PD pas vetingut , kur te filloj procesi i arrestimeve! Rama prano dhe puno edhe sikur te demtohesh! Kjo po eshte3 sakrifice! Po smuremi me keto emra te ndyre medihoxh, meta , berisha, basha , muli, ruli etc.

  3. gram says:

    Po Mehdihoxhen transportuesin e droges me Kajollin or Mete pse se permend! Po ate Budallain e Tiranes Dashin pse se permend! Keshilla eshte kjo? Une do shkoj ne protestat e PD pas vetingut , kur te filloj procesi i arrestimeve! Rama prano dhe puno edhe sikur te demtohesh! Kjo po eshte sakrifice! Po smuremi me keto emra te ndyre medihoxh, meta , berisha, basha , muli, ruli etc.

  4. Sot says:

    Or Met!Vërtet i mendon këto që thua?Kjo është një protestë e opozitës dhe jo një protestë e pakënaqësisë mbarë popullore!Djathtistët janë e do jenë gjithmonë kundër qeverive të majta.Po si mlodhi ata Berisha,sepse Luli pa Berishën,LUL është, do të thotë që ai ka marrë fund.Ndërkohë që mbahet akoma.Fatkeqësisht.Por gjithësesi protestat janë të shëndetshme për demokracinë.Dhe sot,demokracia funksionoi.???Mos i qorrollisni djathtistët me mbroçkullat tuaja!??‍♂️

  5. Fredi FR says:

    o cmasa o derdimen,u mbushen autobuzet nga te katra anet e vendit dhe erdhen per nja 2 ore ne bulevard,dhe mbasi kenduan tallava u kthyen neper shpaja….

    Masat e Kreshnik Sorres ? ? Analize qesharake.

  6. Sot says:

    Ore,Lavdosh!Këta si Met Dervishi, janë???apo bëjnë??

  7. Kris says:

    Ka nje spiegim interesant! 40% e shqiptareve nuk duan shtet ligjor!05 e shqiptareve duan te jetojne unleashed! Saliu i do shqiptaret te jetojne vetem me korrupsion! Te mos paguajne energjine ujin mjafton te votojne Berishen! Por Saliu eshte Mafioz! Nul ja u heq emrat nga llogaria e pageses! Votojeni edhe njehere kete te semure psiqik dhe hajdut dhe vrases! C’do te bente Berisha kur edhe Rama te fillonte protestat! A ka kuptim! Nuk lexohet vota! Lexohet Mafia!

  8. a.f. says:

    I dashur Meti,
    Analiza jote eshte e sterholluar, por ndoshta e verteta eshte me e thjeshte nga sa duket…
    Jemi popull i tredhur qe protestojme nen “udheheqjen” e Berishave, Bashave dhe Spahive…
    Jemi popull budalla qe vazhdojme te votojme akoma hajdutet e shkuar dhe te tanishem…

  9. butrinti says:

    Fle rehat o Met se nuk do te ndodh asgje. Po nuk te zuri gjumi shko tek ccadrat .

  10. Bregu says:

    PAGUAN SALIU,sepse KA GRABITUR FLORINJTE e MILIARDA LEKE dhe QINDRA ha toke brigjeve te deteve Jon e Adriatik

  11. Dritan Arbana says:

    O met Dervishi, shiko o mik vellai, ta kane thene edhe te tjeret para meje: gjerat jane me te thjeshta e s”ke pse shkon tek Triumviratet. Nden cader te opozites jane futur te strehohen nga vetingu gjithe te perfolurit dhe ata qe krijuan Kanabisin dhe e zhvilluan e po e mbojne ate. Mediu i Gerdecit. Luli i rruges se Kombit dhe i 21 Janarit,Dash i Lazaratit te Droges, Ruli e shume te tjere te cilet kerkojne strehe tek ombrella gjigande e protestes.Ata jane aq shume sa qe do te duhet te zgjatet cadra. deri tek vilat e Lalezit apo ato te Bregdetit te Jugut.Njerzit e thjeshte s:ka pse “flijohen” per te mbrojtur Spahijte e ata qe e bene drejtesine te pabesueshme nga qytetaret. Edhe une do ti bashkohem protestes duke u drejtuar nga Basha ne se ai me te vetet ja fillon fsheses nga gjykatat e te gjithe niveleve te drejtesise deri ne KLD duke i shporrur nga pllatt e Drejtesis gjithe gjyqtaret, prokuroret dhe avokatet tashme te certifikuar si me te korruptuarit ne vend, nje note qe edhe Basha ia ka vendosur sistemit te drejtesise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje