VIDEO/ Ky djalë iu ul në gjunjë të dashurës për ta propozuar, por përgjigja ia theu zemrën

18 Shkurt 2017, 17:41Lifestyle TEMA

Një djalosh brazilian kishte menduar një mënyrë plot romantizëm për t’i propozuar të dashurës së tij martesën, por përgjigja që mori ia theu zemrën.

Një violinist iu afrua tavolinës ku ajo po qëndronte bashkë me një shoqe, e nisi të luante melodi romantike.

Në lokalin mbushur plot me njerëz, ai i shkoi nga pas me unazë në dorë e me një buqetë me lule, dhe iu ul në gjunjë për t’i bërë propozimin.

Reagimi i vajzës që i ashpër. Ajo u duk mjaft e bezdisur nga ky propozim dhe u çua e iku.

Braziliani mori duartrokitje nga klientët e tjerë, por ai u ul në karrige sepse u ndje shumë keq.

Një klient tjetër e ngushëlloi, por i mbushur plot me trishtim, i riu romantik u largua.

1 komente në “VIDEO/ Ky djalë iu ul në gjunjë të dashurës për ta propozuar, por përgjigja ia theu zemrën”

  1. Albani says:

    Me beri pershtypje qe shoqa e saj e la canten ne tavoline dhe iku
    jo e sajuar mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje